By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 tetor 2025
October 3, 2025
10 lagjet më të bukura në Evropë – nga Borgerhout në Digbeth
October 2, 2025
Alpet shqiptare ne top liste te destinacioneve më të mira të Evropës për ecje në vjeshtë
October 2, 2025
Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb
October 2, 2025
Bengio: Edhe një shans prej një përqind për katastrofë njerëzore është shumë i madh
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stoltenberg: NATO, bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Stoltenberg: NATO, bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg: NATO, bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie

Kosova Times
Last updated: 2024/06/17 at 9:48 PM
Kosova Times Published June 17, 2024
Share
SHARE

NATO-ja është angazhuar në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore në gjendje gatishmërie, duke i zhvendosur ato nga depot, përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina, deklaroi të hënën shefi i aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i tha gazetës së përditshme britanike “The Telegraph” se shtete anëtare po diskutojnë me njëra tjetrën idenë për të përdorur transparencën rreth arsenalit bërthamor të aleancës si hap parandalues.

“Nuk do të flas për detaje operacionale se sa koka të armëve bërthamore duhej të ishin operacionale dhe se cila duhet të mbahen në depo, por duhet të konsultohemi rreth këtyre çështjeve. Dhe saktësisht këtë po bëjmë,” i tha ai gazetës.

“Transparenca na ndihmon të komunikojmë mesazhin e drejtpërdrejtë që ne jemi, natyrisht, një aleancë bërthamore.”

“Qëllimi i NATO-s, natyrisht, është një botë pa armë bërthamore, por përderisa armët bërthamore ekzistojnë, ne do të vazhdojmë të mbesim aleancë bërthamore, ngase në një botë ku Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut kanë armë bërthamore, dhe NATO-ja nuk ka, ajo botë do të jetë botë më e rrezikshme.”

Javën e kaluar Sekretari Stoltenberg tha se armët bërthamore ishin “garancia kryesore e sigurisë” së NATO-s dhe mjet për të ruajtur paqen.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “kjo nuk është asgjë tjetër pos një përshkallëzim tjetër tensioni”.

Më vonë zoti Stoltenberg tha se Rusia po përpiqet të krijojë huti dhe se komentet e tij i referohen modernizimit të arsenalit parandalues bërthamor të NATO-s, përfshirë zëvendësimin e avionëve luftarakë F-16 me F-35 dhe modernizimin e armëve në Evropë, gjëra, që sipas tij, janë bërë të ditura tash sa kohë.

“Rusia gjithnjë përpiqet të krijojë situata për ta fajësuar NATO-n, por realiteti është që NATO-ja është transparente”, u tha ai gazetarëve në Uashington.

Gjatë qëndrimit në Uashington të hënën, Sekretari Stoltenberg tha te mbi 20 shtete anëtare të NATO-s kanë përmbushur objektivat e aleancës ushtarake perëndimore për shpenzime ushtarake këtë vit, një rekord ndërkohë që lufta e Rusisë në Ukrainë po rrit kërcënimin për një zgjerim të konfliktit në Evropë.

Kjo shifër paraqet një rritje prej katërfish të numrit të shteteve anëtare të NATO-s që po përmbushin obligimet e tyre rreth shpenzimeve ushtarake krahasuar me vitin 2021. Atë vit, para se Presidenti rus Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën, vetëm gjashtë anëtare të NATO-s kishin përmbushur atë objektiv.

“Evropianët po bëjnë më shumë për sigurinë e tyre kolektive se para disa vitesh,” tha zoti Stoltenberg gjatë një fjalimi në Qendrën ‘Wilson’ para se të takonte Presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Anëtarët e NATO-s ranë dakord vitin e kaluar të shpenzojnë të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të tyre vendor për mbrojtjen. Kjo rritje në shpenzimet për mbrojtjen është reflektim i shqetësimeve rreth luftës në Ukrainë.

Disa vende janë të shqetësuara edhe për shkak të mundësisë së rizgjedhjes së ish Presidentit Donald Trump, i cili i ka përshkruar shumë nga aleatët e NATO-s se po shfrytëzojnë shpenzimet ushtarake amerikane dhe gjatë fushatës ka deklaruar se nuk do të mbrojë anëtarët e NATO-s që nuk përmbushin objektiva e shpenzimeve për çështje të mbrojtjes.

Vizita e Sekretarit Stoltenberg po krijon kontekstin për takimin e rëndësishëm të udhëheqësve të NATO-s që do të mbahet në muajin korrik në Uashington. Aleanca për mbrojtje të ndërsjellë është rritur në numër dhe në forcë që prej sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës para dy vitesh, duke pranuar në radhët e saj Suedinë dhe Finlandën.

Pjesa më e madhe e takimit pritet të përqendrohet tek diskutimet se çfarë mund të bëjë NATO dhe qeveritë e shteteve anëtare të saj për Ukrainën, e cila vazhdon të përballet me sulme të pandërprera ajrore dhe tokësore nga Rusia. Deri më tani, këto qeveri u kanë rezistuar thirrjeve të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy që ta pranojnë shtetin e tij në aleancë përderisa lufta ende po vazhdon.

Sekretari Stoltenberg u përqendrua tek përpjekjet për t’i ndihmuar Ukrainës gjatë kësaj periudhe. Këto përpjekje përfshijnë thjeshtimin e një procesi për anëtarësimin e dikurshëm të Ukrainës në NATO dhe furnizimin me armë dhe trajnim ushtrisë së Ukrainës nga shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të cilat po i japin Ukrainës aeroplanët F-16 dhe po trajnojnë pilotët ukrainas në Shtetet e Bashkuara për të drejtuar këta avionë luftarakë të avancuar.

“Ideja është t’i afrojmë sa më afër anëtarësimit në mënyrë që kur të vijë koha, kur ka konsensus, të bëhet anëtare menjëherë,” deklaroi zoti Stoltenberg.

Pavarësisht se si përfundon ofensiva e Rusisë, anëtarësimi i Ukrainës në aleancë do t’ia ndërrojë mendjen zotit Putin që të provojë sërish në të ardhmen që ta pushtojë Ukrainën, tha shefi i NATO-s.

“Kur luftimet përfundojnë, anëtarësimi në NATO” i Ukrainës “do të sigurojë që lufta me të vërtetë do të marrë fund,” tha ai.

You Might Also Like

Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb

Putin mendon se grate e veshura me kokoshnikë do të mposhtin Perëndimin

Asambleja Evropiane kërkon përgjegjësi nga Rusia për rrëmbimin e gazetarëve ukrainas

Skandali i ryshfetit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williams REL

‘Shumica kanë qenë në robëri që nga viti 2022’: 185 ushtarë ukrainas u kthyen në shkëmbimin e fundit

TAGGED: #Armë bërthamore, #Jens Stoltenberg, #NATO
Kosova Times June 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia konfiskon në Mitrovicë të veriut, pajisje kriptovalutash

Kosova Times Kosova Times May 10, 2023
BE-ja ndihmon me 80 milionë euro Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike
Çfarë dihet për grupin që qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri?
Osmani nderohet nga Universiteti i Sofjes
Trump thotë se SHBA do të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën deri në marrëveshjen e paqes me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?