By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”
July 17, 2025
Ukraina sjell në shtëpi 1,000 të vdekur të luftës të mbajtur nga Rusia
July 17, 2025
‘Kohë të errëta për internetin rus’: Rusia do të gjobisë përdoruesit për kërkimin e përmbajtjes së ndaluar
July 17, 2025
BE do të ndajë 116 miliardë dollarë financim për Kievin për vitet 2028-2034, nëse zbatohet plani i Komisionit
July 17, 2025
Yulia Svyrydenko emërohet Kryeministre e Ukrainës, ndërsa Zelensky nis riorganizimin e kabinetit
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mickoski prezanton në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mickoski prezanton në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re
Ballina 2Rajon / Botë

Mickoski prezanton në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re

Kosova Times
Last updated: 2024/06/18 at 4:07 PM
Kosova Times Published June 18, 2024
Share
SHARE

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të martën e ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut listën me përbërjen e Qeverisë së re, e cila pritet të miratohet në seancën që do të mbahet më 22 dhe 23 qershor.

Ai tha se Qeveria e re do të ketë si prioritet kryesor sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, por edhe integrimin evropian të vendit, “veçse jo me iluzione siç bënë të tjerët apo duke i dëmtuar interesat tona kombëtare”.

“Shteti më në fund është liruar nga qeverisja e deritashme dhe do t’u kthehet qytetarëve. Çdonjëri prej nesh duhet të ketë në plan të parë interesat shtetërore e kombëtare, në të kundërtën nuk mund të ketë vend në Qeveri”, u shpreh Mickoski.

Mickoski është mandatuar për kryeministër nga presidentja e shtetit, Gordana Silanovska-Davkova pas fitores së thellë të VMRO DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

Qeverinë e re do ta përbëjnë VMRO DPMNE-ja, koalicioni i partive shqiptare VLEN dhe partia ZNAM.

Këto parti kanë një shumicë parlamentare prej 78 deputetëve nga 120 sa numëron gjithsej Kuvendi.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re duhet të votojnë 61 deputetë, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit, debati nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë.

Qeveria e re do të ketë 24 ministri, apo katër më shumë se përbërja e deritashme, pasi Kuvendi me kërkesë të mandatarit Mickoski, ka miratuar një ligj për riorganizimin e ministrive.

“Qytetarët presin rezultate të shpejta dhe ata këtë e meritojnë. Do të angazhohemi për zhvillimin e vendit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë e pakompromis. Tolerancë zero për çdonjërin që përfshihet në krim apo skandale korruptive. Planifikojmë t’i pastrojmë të gjitha dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë shtatë vjetëve të kaluara. Këtë e meritojnë qytetarët dhe personalisht do të angazhohem që të zbardhet gjithçka çfarë ka ndodhur”, tha Mickoski.

Duke folur për zhvillimin e vendit, ai premtoi mbështetje për bizneset si dhe të rinjtë në mënyrë që, siç u shpreh, “të ardhmen ta gjejnë në vendin tonë dhe jo jashtë tij”.

Ministritë me rol kyç drejtohen nga VMRO DPMNE-ja

Partia e Mickoskit, VMRO DPMNE-ja, do të ketë numrin më të madh të ministrive, të cilat edhe kanë role kyç në Qeverinë e re.

Zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit do të jetë Aleksandar Nikolloski. Për ministër të Mbrojtjes është caktuar Vllado Misajllovski, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkoski.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë do të drejtohet nga Timço Mucunski, ndërsa Ministria e Financave nga Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ministria e re e Energjetikës do të drejtohet nga Sanja Bozhinovska, ndërsa e Ministria e Arsimit nga Vesna Janevska.

Drejtuesit e këtyre ministrive janë bashkëpunëtorët më të afërt të Hristijan Mickoskit.

“Pres që çdonjëri prej tyre do të japë maksimumin pasi qytetarët presin rezultate. Gjatë përzgjedhjes së kuadrove të Qeverisë së re, jam udhëhequr nga parimet e ndershmërisë dhe përkushtimit. Të jenë njerëz që do t’u japin energji të madhe proceseve dhe do të investojnë plotësisht në realizimin e synimeve ambicioze të vendosura. Nuk e kemi luksin të mos ia dalim”, deklaroi Mickoski gjatë prezantimit të kandidatëve për ministra.

Ivan Stoilkoviq i afërt me Moskën, pjesë e Qeverisë

Poste ministrore në Qeverinë e re do të kenë edhe disa parti më të vogla që ishin pjesë e koalicionit parazgjedhor me VMRO DPMNE-në.

Kryetari Partisë Demokratike Serbe, Ivan Stoilkoviq, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për Marrëdhënie mes Etniteteve.

Stoilkoviq konsiderohet një politikan i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili është nën sanksionet e ShBA-së.

Stoilkoviq gjithashtu kultivon marrëdhënie të mira me Rusinë. Ai ishte njëri nga tre deputetët e Kuvendit, të cilët javën e kaluar u paraqitën si mysafirë në pritjen shtetërore me rastin e festës kombëtare – Ditës së Rusisë, të organizuar nga Ambasada ruse në Shkup.

Në maj të vitit të kaluar, Stoilkoviq mori pjesë në forumin ndërkombëtar të sigurisë në Moskë.

“Përvoja e çmuar dhe shumë njohuri të reja, ky ishte bilanci i udhëtimit tim në Rusi”, pati komentuar Stoilkoviq në Facebook pas pjesëmarrjes në këtë manifestim.

Partitë shqiptare, me gjashtë ministri në Qeverinë e re

Koalicioni VLEN që përbëhet nga katër parti shqiptare, në Qeverinë e re do të drejtojë gjashtë ministri ndërsa do të ketë edhe shtatë zëvendësministra.

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike. Besar Durmishi dhe Fatmir Limani nga Lëvizja Besa do të drejtojnë Ministritë e Politikës Sociale dhe Ekonomisë.

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, do të jetë ministër i Shëndetësisë, ndërsa Arben Fetai nga kjo parti është caktuar për zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë.

Orhan Murtezani nga partia Alternativa do të drejtojë Ministrinë e re për Eurointegrime.

Ky do të jetë mandati i parë i Hristijan Mickoskit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE është në opozitë që nga viti 2017, kur pas zgjedhjeve të vitit 2016, ra Qeveria e Nikolla Gruevskit, i cili u arratis në Hungari pas akuzave të ngritura ndaj tij për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Por, VMRO DPMNE-ja në zgjedhjet e 8 majit fitoi bindshëm duke i shkaktuar LSDM-së disfatën më të thellë që nga formimi i saj në fillim të viteve ‘90.

Në opozitë kalon edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i cili ka qenë pjesë e qeverisë që nga viti 2002.

Kjo parti, e cila ka qenë në shënjestër të kritikave të shumta të opinionit më të gjerë për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion, në zgjedhjet parlamentare udhëhoqi atë që njihet si Front Evropian dhe në përbërje të tij kishte edhe katër parti të bashkësive etnike rome, turke dhe boshnjake.

You Might Also Like

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

Ukraina sjell në shtëpi 1,000 të vdekur të luftës të mbajtur nga Rusia

‘Kohë të errëta për internetin rus’: Rusia do të gjobisë përdoruesit për kërkimin e përmbajtjes së ndaluar

BE do të ndajë 116 miliardë dollarë financim për Kievin për vitet 2028-2034, nëse zbatohet plani i Komisionit

Yulia Svyrydenko emërohet Kryeministre e Ukrainës, ndërsa Zelensky nis riorganizimin e kabinetit

TAGGED: #Hristijan Mickoski, #Maqedoni e Veriut, #Qeveria
Kosova Times June 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Minatorët e Trepçës janë pishtarët e lirisë dhe krenaria kombëtare

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
Bordi i RTK-së mirëpret rekomandimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Orban arrin për vizitë në Kiev
Një supë e trashë me thjerrëza që mund të bëhet edhe nga amatorët të kuzhinës
Aksioni në Superligën A, meshkujt, rikthehet me ndeshjet interesante të xhiros së tretë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?