By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj: Do ta votonim buxhetin sikur të kishte qeveri
November 19, 2025
Murati: Opozita e Lista Serbe janë barrikaduar kundër Kurtit
November 19, 2025
Zemaj: Përgjegjësi i bllokadës e mori përgjigjen me votë
November 19, 2025
Krasniqi: Tetë deputetë nga Grupi Multietnik mbështetin Konjufcën
November 19, 2025
Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, i vrarë gjatë luftës nga forcat serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, i vrarë gjatë luftës nga forcat serbe
Ballina 1Lajme

Përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, i vrarë gjatë luftës nga forcat serbe

Kosova Times
Last updated: 2024/06/18 at 3:24 PM
Kosova Times Published June 18, 2024
Share
SHARE

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt është zbuluar shtatorja e Leotrim Ahmetit, djalit 7-vjeçar të vrarë gjatë luftës, si pjesë e aktiviteteve për të përkujtuar 25-vjetorin e çlirimit nga forcat serbe

Në 25-vjetorin e çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Bashkë me udhëheqësit e Komunës së Skenderajt, Shukrie Ahmeti, ka zbuluar shtatoren e djalit të saj, Leotrimit.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka deklaruar se krahas shtatores së kryekomandantit legjendar, Adem Jashari, sheshi i këtij qyteti do ta mbajë edhe shtatoren e Leutrimit shtatëvjeçar, që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës.

“Oj nanë, këqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku”, ky është tregimi i nënës së Leotrimit, Shukrije Ahmetit, rrëfim që frymëzoi skulptorin, Sabri Behramaj.

Leotrimi është djali i Malush Ahmetit, dëshmor i UÇK-së.

Shtëpia e Malushit në Rezallë ka shërbyer si vendpunishte për rregullimin dhe mirëmbajtjen e armëve me të cilat UÇK-ja e luftonte okupatorin serb.

Në sheshin kryesor janë vendosur fotografi të ndryshme, dëshmi për kohën e luftës në Skenderaj dhe në zonën e Drenicës.

Këtë vit shënohen 25 vjet nga çlirimi i Skenderajt nga forcat e armatosura serbe. Për të përkujtuar këtë ditë, Komuna e Skenderajt ka organizuar një sërë aktivitetesh, duke përfshirë homazhe në Kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Marinë.

Një seancë solemne mbahet në Kuvendin e Komunës së Skenderajt, pasuar nga një Akademi përkujtimore, për të nderuar dëshmorët dhe martirët e komunës.

You Might Also Like

Haradinaj: Do ta votonim buxhetin sikur të kishte qeveri

Murati: Opozita e Lista Serbe janë barrikaduar kundër Kurtit

Zemaj: Përgjegjësi i bllokadës e mori përgjigjen me votë

Krasniqi: Tetë deputetë nga Grupi Multietnik mbështetin Konjufcën

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

TAGGED: #7 vjeçar, #Dita e Çlirimit, #Leotrim Ahmeti, #Skenderaj
Kosova Times June 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ja si nxitet lufta dhe konflikti nga ballinat e mediave nën kontrollin e Vuçiqit…

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
“Na iku karriera”: Saga e papërfunduar e Teatrit të Operës dhe Baletit
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
Kurti: Furnizimi me barna esenciale në Onkologji do të jetë 100%
Makina më e preferuar për shqiptarët në 2022, “kurorën” e mban…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?