By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forumi biznesit Kosovë-Portugali, hapet rruga drejtë tregut ndërkombëtarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Forumi biznesit Kosovë-Portugali, hapet rruga drejtë tregut ndërkombëtarë
Ballina 1Financa

Forumi biznesit Kosovë-Portugali, hapet rruga drejtë tregut ndërkombëtarë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 10:59 AM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

Në Prishtinë për herë të parë po mbahet Forumi i Biznesit Kosovë-Portugali.

Në hapjen e tij, e para e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se mbajtja e këtij forumi do të ndikojë në fuqizimin e ekonomisë.

“Ky event shënon një moment historik mes Kosovës dhe Portugalisë për të fuqizuar ekonominë tonë. Në vitin 2023 Kosova shënoi një rritje ekonomike rekorde. Mbështetja e Portugalisë ndaj Kosovës ka qenë shumë e rëndësishme. Portugalia na ka mbështetur në momente shumë kruciale për vendin. Le ta shfrytëzojmë këtë moment për të arritur qëllimet tona. Qeveria e Kosovës është e gatshme dhe ka krijuar kushte të favorshme për investitorët e huaj”, tha Gërvalla.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, u shpreh se tashmë të dy vendet kanë vendosur themelet e një miqësie parlamentare. Sipas saj, Kosova ka se çfarë të ofrojë për tregun ndërkombëtarë.

“Mbledhja e sotme hapë një kapitull të ri për Kosovën dhe Portugalinë. Ne veçse kemi vendosur themelet e një miqësie parlamentare mes Kosovës dhe Portugalisë. Kosova ofron një partneritet të shkëlqyeshëm në shumë sfera të ndryshme. Vendi ka potencial në shumë sfera dhe ka se çfarë të ofrojë”, shtoi ajo.

Nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello, premtoi mbështetjen e mëtutjeshme ndaj Kosovës.

“Lufta e fundit në Kosovë e solli kontingjentin e Portugalisë na këtë vend. Portugalia e njohu pavarësinë e Kosovës në 2008-tën dhe që atëherë është rritur edhe mbështetja për rrugën euro-atlantike”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, potencoi se me anë të këtij bashkëpunimi po u hapet rruga bizneseve kosovare drejtë tregut ndërkombëtarë.

“Për herë të parë ne mirëpresim një delegacion kaq të madh të bizneseve portugeze. Kjo ngjarje është një fillim premtues. Sot do të nënshkruajmë dy marrëveshje të cilat do të na mundësojnë zgjerimin e rritjes së partneritet. Së bashkë do të zhvillojmë rrugët e bashkëpunimit ekonomik. Oda Ekonomike e Kosovës është duke punuar me gjithë kapacitetin që të ketë rritje të partneriteteve ndërkombëtare në mënyrë që bizneset tona të gjejnë partnerë ndërkombëtarë”, theksoi Rafuna.

You Might Also Like

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Osmani pret Hargreaves, theksohet rëndësia e formimit të institucioneve

Familjet e policëve të rënë pa pagesa, Sindikata kërkon zgjidhje

Përfundon numërimi i votave, LVV 51 %, PDK 20 %, LDK 13% dhe AAK 5.5%

TAGGED: #Forumi i Biznesit, #Kosovë - Portugali
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tre të arrestuar në Zubin Potok për armëmbajtje pa leje

Kosova Times Kosova Times October 20, 2025
Biserko: “Vuçiq pretendon se Serbia është ende në rrugën evropiane, por kjo nuk vërtetohet nga politika e tij
A është e mundur të shpëtohen nxënësit e shkollave nga propaganda e luftës?
Mbi 70 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg
Rrugëtimi 25-vjeçar i Kosovës nga bombardimet në ëndrrën për hyrje në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?