By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
January 21, 2026
Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë
January 21, 2026
Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI
January 21, 2026
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve
January 21, 2026
Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fundoset një anije që u sulmua nga rebelët Huthi në Detin e Kuq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fundoset një anije që u sulmua nga rebelët Huthi në Detin e Kuq
Rajon / Botë

Fundoset një anije që u sulmua nga rebelët Huthi në Detin e Kuq

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 9:26 AM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

Një anije transportuese u fundos në Detin e Kuq, pas një sulmi nga rebelët jemenas Huthi që besohet se vranë një marinar në bord, thanë autoritetet më 19 qershor.

Kjo është anija e dytë që është fundosur që kur rebelët nisën fushatën e sulmeve të tyre fundin e vitit të kaluar.

Fundosja e anijes Tutor në Detin e Kuq shënon atë që duket se është përshkallëzimi i ri nga rebelët, që mbështeten nga Irani, në fushatën e tyre për të shënjestruar anijet që kalojnë përmes korridorit të rëndësishëm detar.

Rebelët Huthi nisën sulmet e tyre nëntorin e vitit të kaluar për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.

Sulmi ndaj kësaj anijeje vjen pavarësisht një fushate në rajon të udhëhequr nga SHBA-ja, kur janë zhvilluar luftimet më intensive detare që nga Lufta e Dytë Botërore, teksa rebelët kryejnë sulme pothuajse në baza ditore ndaj anijeve komerciale dhe luftanijeve.

Anija Tutor, e regjistruar në Liberi, por në pronësi greke, u fundos në Detin e Kuq, tha Marina e Mbretërisë së Bashkuar, teksa lëshoi një paralajmërim për marinarët në rajon.

“Autoritetet ushtarake raportojnë se janë parë fragmente të anijes në vendin ku së fundi është raportuar se gjendet ajo. Anija besohet se është fundosur”, tha Mbretëria e Bashkuar.

Rebelët Huthi ende nuk kanë konfirmuar fundosjen e anijes, ndërkaq ushtria amerikane po ashtu nuk ka komentuar për këtë rast.

Anija Tutor u sulmua rreth një javë më parë nga dronët e rebelëve Huthi. Të hënën, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kibry, tha se gjatë sulmit është vrarë “një anëtar i ekuipazhit nga Filipinet”.

Rebelët Huthi kanë kryer më shumë se 50 sulme ndaj anijeve, duke vrarë katër marinarë. Ata kanë kapur një anije dhe që nga nëntori kanë fundosur dy të tjera. Ndërkaq, fushata ajrore, që udhëhiqet nga SHBA-ja kundër rebelëve jemenas ka nisur në janar të këtij viti.

You Might Also Like

Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën

Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI

Qytetet në Libi janë të mbuluara nga mjegulla portokalli, skenat janë surreale: ‘Mos dilni jashtë!’

Macron largohet nga Davosi pa u takuar me Trumpin

Trupi i notarit rus i zhdukur pesë muaj më parë, u gjet në ngushticën e Bosforit

TAGGED: #Deti i Kuq, #Fundoset anija, #Rebelët huthi, #Sulm
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Bloomberg: Trump u tha liderëve evropianë se dëshiron paqe në Ukrainë deri në Pashkë

Kosova Times Kosova Times February 17, 2025
Benzema fiton “Topin e Artë”
Arrestohet e mitura në Pejë, tentoi ta sulmonte me thikë bashkëmoshataren
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës: të paktën 460 fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i luftës
Lajçak: Të hënën do të bisedojmë për afatet e zbatimit të propozimit evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?