By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak pas Kosovës viziton Serbinë, pritet të takohet me Vuçiqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lajçak pas Kosovës viziton Serbinë, pritet të takohet me Vuçiqin
Rajon / Botë

Lajçak pas Kosovës viziton Serbinë, pritet të takohet me Vuçiqin

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 8:06 AM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në Kosovë, sot do të udhëtojë për në Serbi, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçië, kanë raportuar mediat serbe.

Sipas mediave serbe, takimi me Lajçak e Vuçiq do të nis rreth orës 18:00.

Ndryshe, emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ka thënë se në takim është diskutuar lidhur me hapat konkret që duhen ndërmarrë në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Fokusi i vizitës sime sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd është të diskutojmë se çfarë hapash konkretë do të ndërmarrim në procesin e normalizimit, sigurisht kemi marrëveshje dhe duhet ta përshpejtojmë zbatimin e saj, dhe kjo ishte një nga çështjet e para që diskutuam me zotëri Bislimin. Dhe çështja e dytë ka të bëjë më planin e rritjes që është një instrument i ri financiar i BE-së që po ofrohet me 6 miliardë euro investime, por për Kosovën dhe Serbinë ky disbursim i fondeve është i kushtëzuar me angazhimin konstruktiv në dialog dhe jam unë ai që do ta bëj vlerësimin për konstruktivitetin”, ka deklaruar Lajçak.

Duke folur për mundësin e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës dhe raportin e dërguar nga Josep Borrell, Lajçak ka thënë se raporti diskutohet sot dhe kjo varet nga rezultati i diskutimit.

Ndërkohë lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, Lajçak tha se ura duhet të hapet por të bëhet në një mënyrë që nuk përshkallëzon situatën në terren.

Kurse në njoftimin për media të qeverisë, thuhet se Bislimi ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet palë konstruktive në dialog, e përkushtuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.

Ai nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit si dhe zbatimit në plotni të marrëveshjeve, përmes një plani të sekuencimit të balancuar, të barabartë dhe të drejtë për palët.

Gjithashtu, citohet Bislimi t’i ketë thënë Lajçakut se Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen në shumicën e neneve të saj, veçanërisht nenin 4 të saj kur ka votuar e lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e po ashtu dhe përmes letrës së ish-kryeministres Brnabiq në dhjetorin e kaluar.

 

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Miroslav Lajçak
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Protestuesit i hapin rrugë stërvitjes ushtarake ‘Defender 2025’

Kosova Times Kosova Times May 29, 2025
Abdixhiku nga Prizreni: 5 miliardë euro investime
Sulm “masiv” me dronë në Flotën e Detit të Zi
Benzi me arka te mbushura me birra kontraband, kapet nga policia
Horoskopi ditor për 23 shtator
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?