By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Podujevë: Doris Pack “Qytetare Nderi”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Podujevë: Doris Pack “Qytetare Nderi”
Lajme

Podujevë: Doris Pack “Qytetare Nderi”

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 3:26 PM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

Me seancë solemne kanë filluar aktivitetet e shumta për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Podujevës. Kryesuesi i Kuvendit Komunal Hilmi Hoxha me këtë rast tha se sot të gjithë festojmë duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, pasi kjo datë shënon edhe fundin e një epoke të luftës së gjatë për liri dhe pavarësi.

“Kjo datë bartë një histori me ndjenja të përziera krenarie e dhembje…Për këto 25 vjet janë bërë ndryshme të mëdha në gjithë Kosovën, pra edhe në Komunën e Podujevës në të gjitha segmentet, si në ekonomi, arsim, shëndetësi, infrastrukturë, sport e kulturë”, tha Hilmi Hoxha.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal theksoi se derisa festojmë 25-vjetorin e çlirimit, kujtojmë heronjtë, dëshmorët, martirët dhe miqtë ndërkombëtarë që e ndihmuan luftën e shenjtë të UÇK-së e cila e solli lirinë.

Ndërkohë, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi tha se sot po e shënojmë një ngjarje historike dhe të veçantë për komunën, 25-vjetorin e çlirimit të Podujevës.

“Kjo datë simbolizon jo vetëm fundin e një periudhe të errët, por edhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe zhvillimit për komunën dhe qytetarët tanë. Gjatë këtyre 25-vjetëve, Podujeva ka kaluar nëpër sfida të mëdha dhe ka shënuar përparime të dukshme. Çlirimi i Podujevës përbën një moment historik për qytetin e komunën tonë. Ky moment përfaqëson triumfin e drejtësisë mbi padrejtësinë dhe të lirisë mbi shtypjen”, tha kryetari Bulliqi.

Ai theksoi se në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetët e tyre për lirinë e Kosovës.

“Kujtojmë me nderim të veçantë heronjtë, dëshmorët dhe martirët të cilët me guximin dhe sakrificën e tyre na dhanë të ardhme të lirë neve dhe brezave të ardhshëm. Në këtë ditë historike për komunën tonë një mirënjohje të veçantë e falënderim të thellë meritojnë të gjithë djemtë e vajzat e Ushtrisë Çlirimtare që tejkaluan frikën nga vdekja dhe u bashkuan në misionin e tyre për të luftuar për lirinë e atdheut”, deklaroi Shpejtim Bulliqi.

Gjatë kësaj seancë solemne ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack u nderua me titullin “Qytetare Nderi” e Komunës së Podujevës. Me këtë rast, kryetari Bulliqi vlerësoi lart kontributin e znj.Pack, e cila si deputete në vitet ’90 loboi me vendosmëri për çështjen e Kosovës dhe ndërkombëtarizimin e saj.

Zëri i saj i fuqishëm, tha kryetari Bulliqi, nuk u ndal as pas luftës për të mbështetur fuqishëm pavarësinë dhe njohjen e Kosovës.

E znj.Pack u shpreh e lumtur për çmimin që iu dha dhe tha se ndihet e nderuar që nga sot e tutje e ka edhe një shtëpi në Kosovë. Ish-deputetja e Parlamentit Evropian përmendi Adem Demaçin e Ibrahim Rugovën me të cilët tha se ndërtoi lidhjet e para me Kosovën.

Me mirënjohje është nderuar edhe Ertan Xhihiq, për kontributin në futbollin e Podujevës, respektivisht Klubin “Besiana”.

Me një fjalë rasti të pranishmëve u janë drejtuar edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Valon Demolli.

Pas seancës u bënë homazhe tek shtatoret e Katër Dëshmorëve në shesh, të Adem Demaçit, Ali Ajetit dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë

IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm

Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme

Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve

Shumica per mbajtjen e zgjedhje me 21 dhjetor

TAGGED: #Doris Pack, #Podujevë, #Qytetare Nderi
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Azerbajxhani i dëbon dy diplomatë francezë

Kosova Times Kosova Times December 26, 2023
Telegram ra dakord të fshijë informacionin me kërkesë të qeverisë së Kazakistanit
Ambasada e SHBA: Jemi të shqetësuar se partitë që nuk dënojnë agresionin rus dhe nuk nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore janë bërë pjesë e qeverisë
Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
O’Brien: ShBA-ja do t’i ndihmojë Ukrainës për të fituar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?