By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia dhe Koreja e Veriut zotohen se do ta ndihmojnë njëra-tjetrën nëse sulmohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia dhe Koreja e Veriut zotohen se do ta ndihmojnë njëra-tjetrën nëse sulmohen
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia dhe Koreja e Veriut zotohen se do ta ndihmojnë njëra-tjetrën nëse sulmohen

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 2:50 PM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri verikorean Kim Jong Un, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që përfshin zotimin që të ndihmojnë njëri-tjetrin nëse ndonjëri shtet i tyre do të sulmohet.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një samiti të mbajtur më 19 qershor në Phenian, teksa të dyja shtetet po përballen me tensione me Perëndimin.

Vizita e Putinit në Korenë e Veriut po realizohet në kohën kur janë rritur shqetësimet për një marrëveshje të armëve, përmes së cilës Koreja e Veriut i ofron Rusisë municionet që i duhen për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe transfereve të teknologjisë që mund të rrisin kërcënimin që paraqet programi i armëve bërthamore dhe i raketave të Phenianit.

Është e paqartë se çfarë lloj marrëveshjeje e ndihmës është arritur. Por, ajo është përshkruar si “bashkëpunim gjithëpërfshirës strategjik”.

Duke folur pas ceremonisë së nënshkrimit, Kim tha se marrëveshja “është traktati më i fuqishëm” i nënshkruar “ndonjëherë” mes dy shteteve, që sjellë raportet në nivel të aleancës, që do të mundësojë po ashtu bashkëpunimin në shumë fusha, përfshirë atë politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake.

Putin tha se çështjet e sigurisë dhe ato ndërkombëtare ishin në fokus të takimit me Kimin, raportoi media shtetërore ruse. Ai citohet të ketë thënë se Rusia nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit të zhvillimit tekniko-ushtarak.

Ndërkaq, Kim citohet të ketë thënë se marrëveshja është paqësore dhe e natyrës mbrojtëse.

“Nuk kam dyshim se do të bëhet një forcë për krijimin e një bote të re multipolare”, citohet të ketë thënë ai.

Dy shtetet po ashtu kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, edukimit dhe shkencës.

Paraprakisht, gjatë nisjes së takimit mes dy liderëve, Kim premtoi mbështetje të plotë për luftën e Rusisë në Ukrainë, teksa u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Phenian më 19 qershor.

Putin falënderoi Kimin për mbështetjen dhe paralajmëroi se dy shtetet do të nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e bashkëpunimit teksa dy vendet “luftojnë kundër politikave imperialiste hegjemonie të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të tij kundër Federatës Ruse”.

Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra ekonomike të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për shkak të programit të raketave dhe armëve bërthamore të Phenianit. Po ashtu, Rusia po përballet me sanksione që ka vendosur Uashingtoni dhe partnerët e tij perëndimorë për shkak të agresionit të Moskës ndaj Ukrainës.

Kim tha po ashtu se raportet mes Moskës dhe Phenianit janë në një nivel të ri më të lartë, përtej raporteve që shtetet kanë pasur gjatë kohës sovjetike. Lideri verikorean po ashtu tha se shpreson se “miqësia mes dy shteteve do të bëhet më monolitike”, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve në Rusi.

Putin, që po realizon vizitën e parë në Korenë e Veriut në 24 vjet, falënderoi këtë shtet për “mbështetjen e pandryshueshme ndaj politikave ruse, përfshirë edhe në drejtimin ukrainas”.

Kim, sipas mediave ruse, citohet të ketë thënë se shteti i tij “mbështet plotësisht dhe është në solidaritet me Qeverinë ruse, ushtrinë dhe popullin që po kryen ‘operacionin e posaçëm ushtarak’ në Ukrainë për të mbrojtur sovranitetin, interesat e sigurisë dhe integritetin territorial”.

Megjithatë, ende është e paqartë se si mund të duhet mbështetje e Koresë së Veriut për Rusinë.

Ai po ashtu lavdëroi “rolin e rëndësishëm [të Rusisë] dhe misionin për të ruajtur stabilitetin strategjik dhe balancën në botë”.

“Situata në botë po përkeqësohet dhe po ndryshon me shpejtësi. Në këtë situatë ne synojmë të forcojmë ndërveprimin strategjik me Rusinë”, tha ai.

Para takimit, Kim mirëpriti Putinin përmes një ceremonie në sheshin kryesor të Phenianit, teksa turma të mëdha njerëzish dolën në rrugë për të mirëpritur Putinin, duke valëvitur flamuj të të dyja shteteve.

Në këtë vizitë, Putin po shoqërohet nga disa zyrtarë të lartë rusë, përfshirë zëvendëskryeministrin Denis Mantrurov, ministrin e Mbrojtjes, Andrei Belousov dhe atë të Jashtëm, Sergey Lavrov.

Zyrtarët e ShBA-së dhe Koresë së Jugut kanë akuzuar Veriun se po i ofron Rusisë artileri, raketa dhe pajisje të tjera ushtarake që Moska t’i përdorë në Ukrainë, në këmbim të ofrimit të teknologjisë ushtarake. Si Pheniani, ashtu edhe Moska kanë mohuar akuzat. Transfere të tilla armëve do të përbënin shkelje të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat më herët Rusia i ka mbështetur.

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

TAGGED: #Kim Jong Un, #Marrëveshje partneriteti, #Ndihmojnë njëra-tjetrën nëse sulmohen, #Vladimir Putin
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kosova ka nevojë për lidership me edukatë të fortë patriotik e jo politikan të mashtruar me tifozeri të verbër politike

Kosova Times Kosova Times June 22, 2025
Hoti: Qeveria e ka degraduar MSA-në dhe rrugën drejt BE-së
Gërvalla mohon të ketë kërkuar largimin e Rohdes: E pavërtetë dhe absurde
KGjK vendos që gjyqtarët të paguhen njësoj për punën e njëjtë nëpër departamente
Horoskopi ditor për 23 maj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?