By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedoni e Veriut: Luftimi i zjarreve me mungesë stafi e automjete të vjetra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Maqedoni e Veriut: Luftimi i zjarreve me mungesë stafi e automjete të vjetra
Rajon / Botë

Maqedoni e Veriut: Luftimi i zjarreve me mungesë stafi e automjete të vjetra

Kosova Times
Last updated: 2024/06/20 at 5:26 PM
Kosova Times Published June 20, 2024
Share
SHARE

Rritja e temperaturave ka alarmuar institucionet në Maqedoninë e Veriut për kujdes nga ndezja e zjarreve, nga të cilat viteve të fundit janë shkrumbuar qindra hektarë pyje.

Në dy javët e fundit, në rajonin e Prilepit në jug të vendit, janë regjistruar mbi 50 zjarre, që është gati 40 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i vitit janë regjistruar mbi 1.175 zjarre. Ato përfshijnë, gjithashtu, deponi të paligjshme, male, fusha, livadhe dhe ambiente tjera.

Temperaturat përvëluese, e sidomos pakujdesia e njerëzve, janë arsyet më të shpeshta për shpërthimin e zjarreve, thonë nga njësia e zjarrfikësve të Prilepit, e cila mbulon edhe tri qytete të tjera në këtë pjesë të vendit.

Por, kjo njësi zjarrfikëse, sikur edhe shumë të tjera, përballet me mungesë të zjarrfikësve dhe makina të vjetruara.

“Kemi mungesë të madhe të kuadrit. Janë 34 zjarrfikës profesionistë që po përballen me zjarret e këtyre ditëve, ndërkohë kemi nevojë për të pakën 60 të tjerë. Besojmë se institucionet do të ndërmarrin masa për të angazhuar zjarrfikës sezonalë”, thotë Hristijan Momiroski, komandant i zjarrfikësve në Prilep.

Sipas Qendrës për Komunikim Civil, një organizatë që merret me monitorimin e punës së institucioneve shtetërore dhe furnizimeve publike, shtatë automjete zjarrfikëse në vend janë më të vjetra se gjysmë shekulli.

Sipas hulumtimit, në dy qytete ende janë në përdorim dy automjete për shuarjen e zjarrit të prodhuara në vitin 1996.

Një automjet zjarrfikës i Maqedonisë së Veriut.
Një automjet zjarrfikës i Maqedonisë së Veriut.

Në funksion të shuarjes së zjarreve këtë sezon do të jenë dy avionë të njohur si “air tractor”, po kjo flotë përballet me mungesë të pilotëve pasi tani për tani është vetëm një pilot që do të përfshihet në luftën kundër zjarreve.

Veç kësaj, avionët do të jenë të gatshëm për intervenim nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut pasi aktualisht ndodhen për servisim në Kroaci.

“Dy nga gjithsej tre pilotët që u përfshinë vitin e kaluar në shuarjen e zjarreve të mëdha, kanë dalë në pension, andaj pritet që Qeveria e re të gjejë një zgjidhje kompromisi lidhur me pagat për angazhimin e pilotëve të pensionuar”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Një avion i njohur si "air tractor", më 2023.
Një avion i njohur si “air tractor”, më 2023.

“Dëmet ekonomike nga djegia e zjarreve janë të tmerrshme. Nëse kësaj ia shtojmë edhe dëmet ekologjike, dëmet ndaj botës bimore e shtazore si dhe ato ndaj ambientit, atëherë vërtet kemi të bëjmë me dëme katastrofale”, thotë Stojançe Angellov nga Qendra për Menaxhim me Krizat.

Ai pranon se gjendja me resurset për përballje me zjarret është e rënduar dhe se për këtë, sipas tij, janë të gjithë fajtorë.

“Resurset janë këto që janë, si pasojë e pakujdesit prej disa dekadash të qeverive të kaluara, jo vetëm të kësaj aktuales. Sistemi që kemi nuk është funksional ashtu siç duhet të jetë. Ne shuam zjarret ashtu siç mundëm, por që gjendja të përmirësohet dhe të jetë më efikase, nevojiten investime në teknikë dhe kapacitete njerëzore”, shprehet Angellov.

Më shumë se 55 milionë euro llogariten dëmet e shkaktuara nga zjarret në pesë vjetët e fundit, sipas të dhënave të Qendrës së Menaxhimit të Krizave.

Që nga viti 2019 janë djegur më shumë se 600 mijë metër kub dru cilësor. Kjo do të thotë se në këto pesë vjet u dogj dru, që do të kishin ngrohur mesatarisht 100 mijë familje 4-anëtarëshe për një sezon.

Një hulumtim i organizatës joqeveritare “Eurothink” tregon se në rritjen e numri të zjarreve ndikon edhe e ashtuquajtura “mafia pyjore”, e cila dyshohet se ka ndezur zjarre në pyje për përfitime të ndryshme – shitjen e druve të mbetura nga zjarret apo qëllime të tjera urbanistike.

You Might Also Like

Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë

Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse

WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë

Uashington D.C. përgatitet për paradën ushtarake historike të ushtrisë

“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali

TAGGED: #Automjete të vjetra, #Maqedoni e Veriut, #Mungesë stafi, #Zjarre
Kosova Times June 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndihmës Sekretari Ruge i kërkoi përgjegjësi për sulmet ndaj ushtarëve të NATO-s në Kosovë

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Shqipëria e para në Evropë për rritjen e trafikut ajror, Kosova me rritje solide
Kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij pas komenteve nënçmuese për komunitetin LGBT
Një nga bankat më të mëdha në Emiratet e Bashkuara Arabe filloi të bllokojë llogaritë e rusëve
Zyra e Zelensky hodhi poshtë planin e Trump për të ngrirë konfliktin përgjatë vijës së frontit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?