By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia arreston inspektorin e punës për marrje ryshfeti në Prishtinë
January 28, 2026
Kurti pret Apostullin nga Ghana, flasin për bashkëpunim ekonomik e kulturor
January 28, 2026
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinës
January 28, 2026
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Grusht shteti” në Mal të Zi: Prokuroria kërkon pesë vite burg për Mandiqin dhe Knezheviqin dhe tetë vjet për Dikiqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Grusht shteti” në Mal të Zi: Prokuroria kërkon pesë vite burg për Mandiqin dhe Knezheviqin dhe tetë vjet për Dikiqin
Rajon / Botë

“Grusht shteti” në Mal të Zi: Prokuroria kërkon pesë vite burg për Mandiqin dhe Knezheviqin dhe tetë vjet për Dikiqin

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 6:27 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Prokuroria malazeze ka kërkuar në procedurë të përsëritur që ish-liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq, të dënohen me nga pesë vjet burg për rastin e tentativës për terrorizëm në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016. Prokuroria e re Speciale, e zgjedhur pas ndryshimeve politike në vitin 2020, i qëndroi plotësisht aktakuzës së mëparshme.

Ata kërkojnë dënime me burg për të gjithë të akuzuarit, përveç Kristina Hristiqit, për të cilën kërkojnë dënim me kusht.

Pesë vjet pas vendimit të shkallës së parë në atë rast dhe tre vjet pas anulimit të tij, Gjykata e Lartë në Podgoricë po kryen procedura të përsëritura – me një prokuror të ri dhe një gjyqtar të ndryshuar. Ndërkohë kryetar i Kuvendit u zgjodh Mandiq, ndërsa pjesë e shumicës parlamentare është Milan Knezheviq.

Pjesa tjetër e të akuzuarve ndodhen në Serbi, ndërsa dy rusët nuk kanë qenë asnjëherë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore malazeze.

Prokurorët në atë rast, Milivoje Katnić dhe Sasha Čađenović, janë në paraburgim nën akuzat për lidhje me krimin e organizuar.

Prokurorët e rinj i propozuan gjykatës që organizatorët e grupit kriminal, shtetasit rusë Eduard Shishmakov, të dënohen me 15 vjet dhe Vladimir Popov me 12 vjet.

Ata kërkuan që ish-komandanti i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq të dënohet me një dënim të vetëm prej tetë vitesh burg. Predrag Bogiçeviq dhe Nemanja Ristiq u dënuan me nga shtatë vjet burgim në fjalën përfundimtare.

Për Branka Miliqin prokuroria propozoi dënimin me tre vjet burg, ndërsa për Milan Dushiqin dhe Srboljub Gjorgjeviqin një vit e gjashtë muaj, ndërsa për Dragan Maksiqin një vit e nëntë muaj burg.

Për shoferin e ish-udhëheqësit të DF, Mihail Çagjenoviq, prokurori kërkoi një vit e gjashtë muaj burg.

Për Kristina Hristiqin është propozuar dënim me kusht.

Prokurorët lexuan fjalën përfundimtare të përgatitur nga përfaqësuesja e prokurorisë Jelena Protiq, e cila ndodhet në pushim mjekësor.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ndryshimet klimatike dhe cenimi i zonave të mbrojtura ulin numrin e shpendëve të ujit në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times January 21, 2024
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
Shpresat te takimi i presidentes për zgjidhjen e ngërçit të Kuvendit
Drejtori i ATK-së takon përfaqësues të Ambasadës së Britanisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?