By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës
December 31, 2025
Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie
December 31, 2025
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Gjendet i vdekur një person në Restelicë të Dragashit, rasti nën hetime
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sivjet kryhen punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sivjet kryhen punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë
Ballina 1Lajme

Sivjet kryhen punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/22 at 11:01 PM
Kosova Times Published June 22, 2024
Share
SHARE

Ishte nisur të ndërtohet tetë vjet më parë. Por nga ajo kohë, rruga Prishtinë-Podujevë edhe më tej vazhdon të mbetet e papërfunduar. Sidoqoftë, punimet e nisura në vitin 2016, pritet të përfundojnë brenda këtij viti, ndonëse qytetarët shprehen të lodhur nga kjo ngadalësi e kryerjes së projekteve.

Punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë po kryhen edhe gjatë fundjavës. Të shtunën makineritë e rënda vazhdonin në disa vende të punonin.

Paralelisht me punimet, është shtuar edhe vështirësia për të kaluar në këtë rrugë shumë të ngarkuar.

Pluhuri e kolonat e gjata po ua vështirësojnë qarkullimin atyre që kalojnë nëpër këtë rrugë që lidh vendin edhe me pikën kufitare të Merdarit.

‘Po na pengon pluhuri, në shëndet. Po I dëmtojmë me vetura, me krejt. Po shpresojmë që shumë shpejt ka me u kry rruga”, tha për RTK qytetari, Lavdim Rrahmani.

Kurse qytetari tjetër, Shefqet Maloku ka thënë se ngadalë po shkojnë punimet.

Pjesëtarë të shoqërisë civile deklarojnë se përfundimi i këtij projekti po merr shumë kohë për t’u përfunduar.

“Shprehi indinjatën e nevrozën që kanë qytetarët e asaj zone me çështjen e rrugës e cila ju ka zgjat. Përveç që po ju bën dëme fizike e psikologjike kjo zgjatje po shkakton pakënaqësi të mëdha. Ky durim nuk do duhej të ishte për këtë çështje që po zgjat me vite”, ka thënë për RTK-në, Albinot Maloku.

RTK provoi të shtunën të marrë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, mbi dinamikën e kryerjes së këtyre punimeve, por kjo ishte e pamundur.

Ndërtimi i kësaj rruge ka përfunduar edhe në prokurori. Në maj të këtij viti,  zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me këtë segment rrugor.

Megjithatë, ai ishte shprehur se në prokurori ka “sqaruar pastërtinë e plotë”.

Ndërkohë, për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë janë ndarë plot 38 milionë euro, ndërsa punimet pritet të kryhen brenda vitit.

Punimet kishin filluar në vitin 2016, ndërsa pretendimet ishin që ajo të përfundonte brenda tre vjetësh.

You Might Also Like

Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës

Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie

Gjendet i vdekur një person në Restelicë të Dragashit, rasti nën hetime

Kurti: Bllokimet për konstituimin e institucioneve tashmë janë inekzistente

Katër raste të dhunës në familje brenda dy ditësh, disa të arrestuar

TAGGED: #Prishtinë-Podujevë, #Rruga
Kosova Times June 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania e Madhe bllokon transmetimin e fjalimit të Lvova-Belova në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kosova Times Kosova Times April 5, 2023
Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Gjilan
Ushtari britanik: Nuk më besohet se kaluan 25 vjet që kur çliruam Kosovën
Osmani uron qytetarët: Kjo festë është mundësi reflektimi mbi solidaritetin
Osmani u prit nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit të Kolumbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?