By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turpi i 49 i kuvendarëve që po e tërheqin zvarë Kosovën si zorrën nëpër këmbë
July 19, 2025
Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë
July 19, 2025
Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase
July 19, 2025
Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles
July 19, 2025
Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sfidat e sigurisë mbledhin në takim ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sfidat e sigurisë mbledhin në takim ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Ballina 2Rajon / Botë

Sfidat e sigurisë mbledhin në takim ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/06/23 at 1:41 PM
Kosova Times Published June 23, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

BE-ja e konsideron këtë si prioritet, pasi sfidat për sigurinë e këtij rajoni janë të ngjashme me ato që përballet edhe BE-ja.

Për këtë temë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 24 qershor në Luksemburg.

BE-ja përgatiti një dokument orientues për bashkëpunimin me vendet e rajonit në këtë fushë dhe ai do të diskutohet në takimin e përbashkët ministror.

“Sfidat që lidhen me politikën e jashtme dhe të sigurisë, janë gjithnjë e më komplekse në rrethanat e tashme gjeostrategjike dhe kjo e vë rendin evropian dhe global në rrezik”, thuhet në dokumentin që pa Radio Evropa e Lirë.

“Rëndësia e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe qëllimi i përbashkët brenda familjes evropiane janë gjëra parësore, sidomos me partnerët që aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Duke qëndruar së bashku me BE-në – gjë që po ashtu reflektohet përmes përshtatjes së partnerëve tanë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë – është një shenjë e orientimit strategjik, të bazuar në vlerat dhe parimet e përbashkëta, sidomos për respektimin e sundimit të ligjit dhe të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet po ashtu në këtë dokument.

Aty përmendet se si vendet e Ballkanit Perëndimor, krahas procesit të integrimit të tyre në BE, e kanë rritur edhe pjesëmarrjen në proceset evropiane, në fushën e politikës së jashtme dhe atë të sigurisë.

Kjo thuhet se është bërë përmes samiteve të rregullta BE-Ballkani Perëndimor, pjesëmarrjes së vendeve të rajonit në takime të përbashkëta ministrore, ngjarjeve të nivelit të lartë të BE-së, bashkëpunimit në shmangien e sanksioneve ndaj vendeve të treta, bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, si OKB dhe OSBE, por edhe bashkëpunimit ushtarak dhe zhvillimit të forcave të rendit.

Bashkimi Evropian thuhet se është duke i ndihmuar vendet e rajonit edhe në proceset e pastrimit të minave, në luftën kundër manipulimit dhe dezinformimit që vjen nga jashtë, sidomos nga Rusia, si dhe në goditjen e grupeve të krimit të organizuar.

Për BE-në, siç thuhet në dokument, me rëndësi është edhe bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe trafikimit të armëve.

Angazhimi më i madh i BE-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor është misioni Althea në Bosnje e Hercegovinë, i cili përbëhet prej rreth 1.600 trupash, si dhe misioni në fushën e rendit dhe ligjit në Kosovë, EULEX.

“Vitin e fundit, misioni i EULEX-it në Kosovë ka dhënë kontribut jo vetëm në ruajtjen e sigurisë në Kosovë, si reaguesi i dytë, por edhe në përmirësimin e sundimit të ligjit. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja [mes Kosovës dhe Serbisë] ka shërbyer jo vetëm si platformë për avancimin e normalizimit të raporteve, por edhe për parandalimin e tensioneve dhe menaxhimin e krizave“, thuhet në dokumentin e BE-së.

Aty përmendet edhe ambicia e BE-së për të forcuar edhe më shumë angazhimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, edhe para se këto vende të bëhen anëtare formale të bllokut.

“Ne duhet ta intensifikojmë angazhimin politik në të gjitha nivelet, përfshirë edhe përmes vizitave të rregullta dhe të koordinuara“, thuhet në këtë dokument.

Bashkimi Evropian si prioritet të angazhimit në rajon e sheh avancimin e procesit të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut që lehtëson vetë.

Prioritet është edhe vazhdimi i asistencës për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, si dhe ndihmës për luftimin e manipulimit dhe dezinformimit.

Si ndihmë e veçantë përmendet edhe plani për rritje dhe reforma në vendet e Ballkanit Perëndimor që e ka miratuar tashmë BE-ja, e që ka për qëllim përshpejtimin e përgatitjes së tyre për t’u bërë anëtare të BE-së.

BE-ja pret që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë ta japin kontributin e tyre edhe në ndihmat për Ukrainën, e cila është duke luftuar kundër pushtimit nga Rusia.

Ndonëse në dokument nuk përmenden veç e veç vendet e rajonit, të gjitha ato – me përjashtim të Serbisë – kanë përshtatje të plotë me qëndrimet e Bashkimit Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Serbia, ndërkaq, nuk i ka mbështetur sanksionet që Bashkimi Evropian i ka vendosur kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Diskutimi të hënën në takimin e ministrave konsiderohet si kontribut në përpjekjet e përgjithshme të BE-së që të arrijë një konvergjencë sa më të madhe me vendet e rajonit në të gjitha fushat.

Prej tyre, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina ose i kanë hapur tashmë negociatat për anëtarësim në BE, ose janë vende kandidate.

Kosova vetëm se ka aplikuar për anëtarësim në këtë bllok në vitin 2022.

You Might Also Like

Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë

Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase

Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles

Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit

Hamasi: 32 palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ndihmë

TAGGED: #Luksemburg, #Ministrat Ballkanit Perëndimor, #Ministrat e BE-së
Kosova Times June 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti për Guardian tregon arsyet pse jane te kujdesshëm në heqjen e barrikadave

Kosova Times Kosova Times December 20, 2022
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Kurti: Platforma E-Komuna u mundëson qytetarëve shërbime më të mira
Kostreshi: Kosova humbi në vitin 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?