By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moska kritikon zgjedhjet në Kosovë dhe akuzon Kurtin për nacionalizëm
February 5, 2026
Pesë ushtarë amerikanë humbën jetën në një aksident në Detin Mesdhe
February 5, 2026
Sulmi i Lavrovit ndaj Greqisë: Ata ndërprenë bashkëpunimin dekadash – Ata dërguan armë në Ukrainë pa menduar për grekët që jetojnë atje
February 5, 2026
Këshilltari i Macronit shkoi në Moskë për një takim me ndihmësin e Putinit, Yuri Ushakov
February 5, 2026
Hakerët pro-rusë sulmuan faqet e internetit të ambienteve olimpike dhe ambasadave italiane një ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri; mungesa e certefikatave të pronësisë, pengesë për zhvillimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri; mungesa e certefikatave të pronësisë, pengesë për zhvillimin
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri; mungesa e certefikatave të pronësisë, pengesë për zhvillimin

Kosova Times
Last updated: 2024/06/23 at 6:14 PM
Kosova Times Published June 23, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rrëzimi i sistemit komunist, i cili nuk njihte pronën privat, pjesa më e madhe e banorëve që jetojnë në zonat malore, në veri të vendit, vazhdojnë të mos pajisen me certifikatën e pronësisë për banesat dhe tokat e tyre. Në vitin 1992, ata refuzuan ligjin 7001 për ndarjen e tokës duke ruajtur kufijtë e vjetër të pronave, çka i la ata pa certifikatë pronësie.

Ndërsa në vitin 1991, kur ndryshoi sistemi politik në Shqipëri dhe kur të gjithë krahët e politikës miratuan ligjin 7501 për ndarjen e tokës, banorët e zonave malore në Veri të Shqipërisë e refuzuan atë dhe u kthyen në tokat dhe trojet e trashëguara nga të parët.

Por, kur drejt Thethit, Valbonës, Vermoshit, Lëpushës, Tamarës, apo Razmës u shfaqën turistët, të shtyrë nga peizazhet alpine, tradita e mikpritjes, veshjet apo ushqimi, pjesa më e madhe prej tyre u përballën me mungesën e certifikatave të pronësisë dhe pamundësinë për zhvillimin e pronës.

Kryetari i shoqatës “Dukagjini”, Ndue Sanaj, i tha Zërit të Amerikës se këtë shqetësim ua kanë paraqitur autoriteteve para 20 vitesh, por deri tani nuk është bërë asgjë.

“Ne e kemi filluar problematikën e kësaj çështje që në vitin 2008. Fakti është se e gjithë zona e Dukagjinit, ashtu siç kam njohuri unë edhe malet e tjera nuk kanë tapi (certifikatën e pronësisë) për pronat”, thotë ai.

Drejtuesi i shoqatës “Dukagjini” thotë se, përveç zonave të njohura për turizmin malor, edhe në zonat e tjera malore mungesa e certifikatave të pronësisë po pengon zhvillimin.

“Janë të regjistruara që në vitin 1947, por tapi (certifikatën e pronësisë) nuk ka askush. Thethi ka probleme sepse është vendi që vijojnë turistët, dhe jo pak, por në vendet e tjera në malësi akoma nuk kanë dal këto probleme, sepse akoma nuk është zhvilluar turizmi”, thotë ai.

Nevoja për të investuar në ndërtimin e bujtinave apo rikonstruktimin e kullave ekzistuese i ka përballur banorët me ligjin. Dhjetëra banorë janë ndaluar nga policia dhe proceduar nga prokuroria për ndërtime të jashtëligjshme.

Sipas avokatit Anton Kosteri mungesa e titujve të pronësisë vazhdon t’i penalizojë banorët e zonave malore, përfshirë edhe ata të zonave turistike.

“Në këto zona do të jetë shumë e vështirë për të bërë investime sepse çdo ndërtim, qoftë edhe një tullë që do të vendoset atje, do të konsiderohet se vendoset në një tokë shtet dhe jo në tokën e tyre të trashëguar prej qindra vitesh, kjo për shkak të mos regjistrimit të titujve të pronësisë”, thotë ai.

Por avokati Kosteri thotë se, nëse politika dhe qeveria janë të gatshme për të mbështetur zhvillimin e këtyre zonave të varfra, atëherë mund të gjenden zgjidhje për pajisjen e tyre me certifikata të pronësisë.

“Në këto kushte unë e çmoj të domosdoshme ndërhyrjen e shtetit duke ngritur grupe pune pranë njësive vendore, duke thirrur edhe persona, banorët më të vjetër, për të përcaktuar së pari kufizimet dhe të drejtën e pronësisë së gjithsecilit , sepse secili banor atje e di se ku e ka pronën e tij. Dhe mendoj që, me ngritjen e këtyre komisioneve me kryetarët e fshatrave, me përfaqësuesit e njësive administrative dhe me ekspertë të fushës, jam i sigurt se gjendet zgjidhja, por nëse ekziston vullneti politik”.

Muajin e kaluar, Kryeministri Rama, gjatë një vizite në qendrën turistike të Thethit, u premtoi banorëve fshirjen e të gjitha gjobave për ndërtimet e paligjshme të bërë ndër vite në mungesë të certifikatave të pronësisë si dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë duke i pajisur me titujt e pronësisë për pronat e trashëguara.

 

You Might Also Like

Moska kritikon zgjedhjet në Kosovë dhe akuzon Kurtin për nacionalizëm

Pesë ushtarë amerikanë humbën jetën në një aksident në Detin Mesdhe

Sulmi i Lavrovit ndaj Greqisë: Ata ndërprenë bashkëpunimin dekadash – Ata dërguan armë në Ukrainë pa menduar për grekët që jetojnë atje

Këshilltari i Macronit shkoi në Moskë për një takim me ndihmësin e Putinit, Yuri Ushakov

Hakerët pro-rusë sulmuan faqet e internetit të ambienteve olimpike dhe ambasadave italiane një ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore

TAGGED: #Certifikatë pronësie, #Mungesë, #Pengesë për zhvillimin, #Shqipëri
Kosova Times June 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 14 Mars 2025

Kosova Times Kosova Times March 14, 2025
Rusia kërkon nga Gjykata Botërore ta hedhë poshtë rastin për gjenocid
BDI dënon skandalin diplomatik ndaj presidentes Osmani në Shkup
Vdekje e dyshimtë në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut
Osmani kërkon nga Delegati Apostolik i Selisë së Shenjtë prezencë diplomatike të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?