By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Habeck: Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Habeck: Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina
Ballina 2Rajon / Botë

Habeck: Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 7:36 AM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

E duhet të tregojë më shumë unitet. Është e vetmja mënyrë që evropianët të mbijetojnë në konkurrencën ndërkombëtare, theksoi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, gjatë vizitës në Kinë.

Sipas zëvendëskancelarit të Gjermanisë, Robert Habeck, vendet e BE duhet të bashkojnë forcat për të qenë në gjendje të konkurrojnë me Kinën. Si në Korenë e Jugut ashtu edhe nëKinë, ai u përball me termin “konkurrencë, në kuptimin e tij më të ashpër”, tha politikani i Gjelbër të dielën, në fund të udhëtimit të tij katërditor në Azinë Lindore në Hangzhou, Kinë.

“Dembelizmi nuk është alternativë”

“Mendoj se duhet të përballemi me këtë konkurrencë. Edhe në Gjermani flasin  për konkurrencë. Kështu që neglizhimi, dembelizmi, humori i keq nuk janë alternativë”, theksoi Robert Habeck. Megjithatë, ai paralajmëroi që të mos kalohet në sjellje ekstreme, bashkëpunimi është gjithashtu i nevojshëm. Të bashkëpunosh do të thotë të mos i shohësh të tjerët si kundërshtarë apo si armiq, por përkundrazi të zhvillosh mirëkuptim të ndërsjellë dhe të forcosh njëri-tjetrin.” Habecku paralajmëroi njëkohësisht se bota po përgatitet për konkurrencë.

“Mendimi im është se kombet e mëdha, me të cilat ne si evropianë duhet të masim veten, në fakt kanë një plan shumë të saktë se ku duan të jenë pas 10, 20, 30 vjetësh dhe gjithashtu vënë në dispozicion mjetet, nga burimet financiare deri te politika energjike e jashtme e tregtisë së jashtme, për ta imponuar këtë plan.

Evropa si aktore politike globale

Ai gjithashtu paralajmëroi: “Dhe ky plan që ka Evropa nuk mjafton”. Duhet të fillojë një epokë e re për Evropën dhe vendet e saj, në të cilën ata ndërgjegjësohen për këtë konkurrencë dhe nxjerrin përfundime, tha Habeck. Niveli evropian duhet të ndërtohet si aktor politik global. Debate të tilla si ato që zhvillohen në Gjermani dhe Evropë janë të rëndësishme. Megjithatë, duhet të jemi të vëmendshëm ndaj asaj se “çfarë po ndodh realisht këtu nga pikëpamja gjeopolitike”.

I pyetur për mendimin e tij për debatin rreth buxhetit federal gjerman për vitin e ardhshëm, Habeck tha: “Por këto udhëtime e kanë një vlerë të shtuar, të paktën në kuptimin që mund të përvetësosh këndvështrimet e vendeve të tjera dhe në rastin më të mirë të përcaktosh impulse për një politikë bashkëpunimi. Shpresoj dhe besoj se ky udhëtim ka mundur të kontribuojë pak për këtë, ” tha përmbledhtazi Habeck-u.

Politika klimatike është e mundur vetëm me Kinën

Gjatë vizitës së tij në Kinë, ministri gjerman i Ekonomisë dhe Zëvendëskancelari trajtoi gjithashtu ndryshimet klimatike dhe rreziqet që lidhen me to. Në fund të udhëtimit të tij, Habeck-u theksoi se qëllimet globale të klimës mund të arrihen vetëm me Kinën. Aktualisht, kufizimi i ngrohjes globale duket se është lënë në hije nga çështje të tjera, tha politikani i Gjelbër. “Por pa Kinën nuk do të ishte e mundur të arriheshin synimet globale të klimës”.

Prandaj është e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi me Republikën Popullore në këtë fushë. Në bisedat që kishte zhvilluar, atij i është shpjeguar se Kina po ndërton termocentrale me qymyr kryesisht për arsye të sigurisë energjetike. Prandaj, Kina ka nevojë për një alternativë të sigurt ndaj qymyrit. Kinës nuk ka nevojë t’i thuhet se emetimet e CO2 janë të dëmshme për klimën. Këtë e ka kuptuar. /dw/

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

TAGGED: #Evropa, #Kina, #Konkurrenca, #Robert Habeck
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Huthët e Jemenit: Kush janë dhe çfarë i lidh me Iranin dhe luftën në Gazë?

Kosova Times Kosova Times January 15, 2024
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj NIS-it- në pompat e Gazprom, pagesa vetëm në kesh
Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024
Nagavci për pagat: Komunat nuk i raportuan Ministrisë së Financave
Burimi pranë Trump: Fituesi varet vetëm nga një gjë në këto orë të fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?