By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kompania Apple në shkelje të rregullave të BE-së për teknologjinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Kompania Apple në shkelje të rregullave të BE-së për teknologjinë
Ballina 2Teknologji

Kompania Apple në shkelje të rregullave të BE-së për teknologjinë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 7:11 PM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Rregullat e platformës së aplikacioneve “App Store” të kompanisë Apple shkelin rregullat e Bashkimit Evropian për teknologjinë, sepse ato pengojnë pronarët e aplikacioneve që t’i drejtojnë konsumatorët drejt ofertave alternative, thanë të hënën rregullatorët e BE-së. Ky vendim mund të rezultojë në një gjobë të lartë për prodhuesin amerikan të telefonave inteligjentë iPhone.

Komisioni Evropian, i cili merret edhe me zbatimin e ligjeve kundër monopolit dhe rregullatori për teknologjinë i Bashkimit Evropian, thanë se i kishin dërguar kompanisë Apple gjetjet paraprake pas një hetimi të nisur në mars.

Kjo është akuza e parë e këtij lloji nga BE bazuar në Ligjin e Tregjeve Dixhitale, i cili synon të frenojë fuqinë dhe monopolin e kompanive të mëdha teknologjike dhe të sigurojë një konkurrencë të barabartë për rivalët më të vegjël. BE ka afat deri në mars të vitit të ardhshëm për të nxjerrë një vendim përfundimtar për akuzat ndaj kompanisë Apple.

Shefja e BE-së për ligjet anti-monopol, Margrethe Vestager shpjegoi problemet me kushtet e reja të kompanisë Apple.

“Ne mendojmë se këto kushte të reja nuk i lejojnë krijuesit e aplikacioneve të komunikojnë lirshëm me përdoruesit e tyre dhe të lidhin kontrata me ta”, tha ajo në një konferencë për shtypin.

Komisioni Evropian tha se në shumicën e kushteve të përdorimit të platformave të saj, kompania Apple lejon daljen jashtë platformës vetëm nëse krijuesit e aplikacioneve përfshijnë një lidhje në aplikacionin e tyre, që i drejton klientët në një faqe interneti, ku ata mund të lidhin një kontratë biznesi.

Në hetimin e BE-së kritikohen gjithashtu tarifat e kompanisë Apple për krijuesit e aplikacioneve, që përdorin platformën e saj “App Store”, kur ata sigurojnë shërbimet e një klienti të ri, duke thënë se ato shkojnë përtej asaj që ishte rreptësisht e nevojshme për një kosto të tillë.

Apple tha se kishte bërë një sërë ndryshimesh në muajt e fundit për të qenë në përputhje me Ligjin mbi Tregjet Dixhitale të BE-së, pas reagimeve që kishte marrë nga prodhuesit e aplikacioneve dhe Komisioni Evropian.

“Ne jemi të sigurt se plani ynë është në përputhje me ligjin dhe vlerësojmë se më shumë se 99% e krijuesve të aplikacioneve do të paguajnë tarifa të njëjta ose më të vogla bazuar në rregullat e reja, që kompania Apple ka krijuar për shfrytëzimin e platformave të saj nga bizneset”, thanë zyrtarë të kompanisë përmes një emaili.

Zyrtarja e BE-së Margrethe Vestager tha se po hapte gjithashtu një hetim ndaj prodhuesit të telefonave iPhone lidhur me kërkesat e tij të reja kontraktuale për krijuesit e aplikacioneve të palëve të treta dhe dyqanet e aplikacioneve për të parë nëse ato janë të nevojshme dhe proporcionale.

Gjobat për shkeljen e Ligjit për Tregjet Dixhitale mund t’u kushtojnë kompanive deri në 10% të të ardhurave të tyre vjetore në nivel global

You Might Also Like

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin

Një grua e dyshuar për lidhje me inteligjencën ruse është ndaluar në Gjermani

TAGGED: #Apple, #BE, #Shkelje të rregullave
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama publikon kallëzimin penal kundër Muratit: Shihemi në Prokurori!

Kosova Times Kosova Times November 14, 2025
Osmani udhëtoi për Shqipëri, merr pjesë në Samitin e liderëve të rajonit
Katër palestinezë të vrarë gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor
Leonora Jakupi kujton babanë në përvjetorin e rënies dëshmor në luftën e fundit në Kosovë
Një çift pagoi 19,000 euro për një udhëtim luksoz me anije – përjetuan një udhëtim të tmerrshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?