By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti e Vuçiq kthehen në dialog, analistët kritikojnë ndërmjetësuesit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti e Vuçiq kthehen në dialog, analistët kritikojnë ndërmjetësuesit
Ballina 1Lajme

Kurti e Vuçiq kthehen në dialog, analistët kritikojnë ndërmjetësuesit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 2:13 PM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Të mërkurën në dialog do të kthehen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ende Bashkimi Evropian nuk e ka zbardhur agjendën e takimit, por zbatimi i gjithë marrëveshjes bazike pritet të jetë në qendër të këtij takimi, që zhvillohet pas disa muajsh bllokadë.

Takimi i nivelit të lartë do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe i dërguari special evropian për dialogun Miroslav Lajcak. Ky i fundit gjatë vizitës në Prishtinë tha se duhet të përshpejtohet zbatimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por, pikërisht kjo marrëveshje e arritur vitin e kaluar po shkelet nga Serbia e cila po angazhohet në pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Njohës të çështjeve politike kritikojnë ndërmjetësuesit e dialogut për qasjen, siç e quajnë ata, “ledhatuese dhe të njëanshme” ndaj Serbisë.

“Ata thonë që Serbia nuk po respekton marrëveshjen, por nuk bëjnë asgjë për ta sanksionuar Serbinë. Nuk kanë hezituar ta sanksionojnë Kosovën për gjëra shumë të të vogla, hezitojnë ta sanksionojnë Serbinë për rrënim të marrëveshjeve. Nuk e sanksionojnë as për agresionin në Banjskë. Prandaj qëndrimi I tyre asimetrik, I njëanshëm, është duke prodhuar dështimin në këtë dialog”, deklaroi Melazim Koci, politolog.

Edhe analisti Fidan Ukaj  thotë se kjo politika toleruese në adresë të Serbisë është vërtetuar se nuk ka qenë një politikë e duhur me e marrë Serbinë drejt perëndimit, “por ka qenë një politikë e gabueshme që e ka inkuraju Serbinë mos me i zbatuar marrëveshjet”.

“Mendoj se duhet me qenë edhe më rigoroze, sepse një politikë ledhatuese është provuar se nuk ka qenë një politikë e duhur. Vetëm një politikë më rigoroze ndaj Serbisë, do ta rikthente Serbinë në proces dialogues dhe do ta inkurajonte t’i zbatojë marrëveshjet”, deklaroi Ukaj.

Ditë më parë, Bashkimi Evropian theksoi se marrëveshja është e detyrueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë duke theksuar se lobimi i Serbisë kundër Kosovës është një shkelje e qartë e marrëveshjes.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

TAGGED: #Albin Kurti, #Aleksandër Vuçiq, #Dialogu Kosovë - Serbi
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Deputetët e Parlamentit Evropian i kërkojnë Serbisë ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë

Kosova Times Kosova Times October 18, 2023
Përse Rusia po has në vështirësi për të zbrapsur sulmin e Ukrainës në Kursk?
Kurti dhe ambasadori Hargreaves, flasin për arrestimin e ish policit Spahiu
Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë konfliktit
Shoigu mbërriti në Korenë e Veriut për të “forcuar lidhjet ushtarake”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?