By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e Malit të Zi: Nuk kemi çështje të hapura politike me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Qeveria e Malit të Zi: Nuk kemi çështje të hapura politike me Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

Qeveria e Malit të Zi: Nuk kemi çështje të hapura politike me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 8:47 PM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Malit të Zi është deklaruar sot për vizitën që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e pati të shtunën në Ulqin. Qeveria malazeze ka thënë se Osmani qëndroi në një vizitë zyrtare atje, me ç’rast “ka takuar dhe biseduar me drejtuesit e strukturës komunale dhe ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave”.

I pari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe ministri Fatmir Gjeka biseduan me Osmanin dhe anëtarët e delegacionit të saj për “rrugën europiane të dy vendeve, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe e bashkëpunim në fusha të ndryshme,” thuhet në njoftim.

Ata diskutuan për nisma të ndryshme, projekt-ide dhe programe të zbatuara nga Mali i Zi dhe Republika e Kosovës për promovimin e rëndësisë së tolerancës dhe bashkëjetesës reciproke, dialogut ndëretnik, specifikën e kulturës kombëtare, historisë dhe artit.

“Mali i Zi ka një histori marrëdhëniesh të mira që i ka ndërtuar me sukses, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit. Që nga fillimi i rrugës së tij integruese, Mali i Zi ka përmbushur një numër të madh detyrimesh nga agjenda europiane, siç dëshmohet nga pozicioni i tij aktual dhe pritshmëria reale se do të hyjë në fazën finale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Mali i Zi me përvojën e tij ka ndihmuar vendet që janë në fillimet e rrugës së tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Republika e Kosovës sapo ka filluar rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian dhe në këtë proces Mali i Zi mund të ofrojë mbështetje të madhe profesionale dhe të ndajë përvojën e fituar,” citohet të ketë thënë në takim ministri Gjeka.

“Të dyja vendet kanë një synim të përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, për të harmonizuar më tej vlerat e tyre me vlerat europiane, duke u përpjekur të ofrojnë standarde dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e tyre. Mali i Zi nuk ka çështje të hapura politike me Republikën e Kosovës dhe në vitet e ardhshme do të përpiqet ta përmirësojë bashkëpunimin ekzistues me qëllim të integrimit më të mirë dhe më të shpejtë, dhe në atë rrugë është me rëndësi të madhe ruajtja e vlerave universale, bashkëjetesës, harmonisë ndërkombëtare, ndërfetare dhe multikulturore,” thuhet në njoftimin e qeverisë malazeze.

Mes tjerash thuhet se në takimin e së shtunës, u ritheksua gatishmëria e Malit të Zi për të ushqyer marrëdhëniet ndërshtetërore, për të zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe për të përmirësuar më tej marrëdhëniet me Republikën fqinje të Kosovës, në nivel kombëtar dhe lokal.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

TAGGED: #Fatmir Gjeka, #Genci Nimanbegu, #Vjosa Osmani
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Tzifakis: E urrej të jem prishës i festës, por në Ohër nuk kishte marrëveshje Kosovë-Serbi

Kosova Times Kosova Times March 19, 2023
Ndalohet edhe një person, dyshohet për krime lufte në komunën e Malishevës
Britania sanksionon rusët e lidhur me referendumet e rreme në Ukrainë
Nën hetim 2 kineze dhe 6 shqiptarë për prostitucion në Durrës
Si u mposhtën forcat ruse afër Harkivit: Ushtarët ukrainas shpjegojnë taktikat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?