By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reshjet shkaktuan dëme te shumë familje e vështirësi në qarkullim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reshjet shkaktuan dëme te shumë familje e vështirësi në qarkullim
Ballina 1Lajme

Reshjet shkaktuan dëme te shumë familje e vështirësi në qarkullim

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 9:56 PM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Shiu i rrëmbyeshëm me breshër e erëra të forta që përfshiu një pjesë të Kosovës të dielën në mbrëmje, shkaktoi probleme për shumë familje. Kjo pasi uji u hyri brenda. Shiu me breshër vjen pas një moti të nxehtë, ku temperaturat ditëve të fundit u janë afruar 38 gradëve celsius.

Ujërat e zeza bashkë me mbeturinat vërshuan brenda shtëpisë së Lumturije Gjoshit në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Ajo thotë së nga reshjet e shpejta të së dielës në mbrëmje, i janë shkaktuar shumë dëme materiale.

“Për shkak të mos përgjegjësisë të secilit individ që i hedh mbeturinat vend e pa vend. Me ardh një frigorifer, batanije,  nuk ka asgjë që nuk vjen nga ky kolektor. Tash veç është fundi, jemi lodhë nga kjo situatë. Që tri-katër herë jemi duke i ndërru nxemjet qendrore për shkak po u dëmtohen nga uji”, deklaron Lumturije Gjoshi.

Ajo thekson se sa herë që bie shi, shtëpia e saj vërshohet nga uji.

“E kam një pyetje për kryetarin e Komunës së Prishtinës, a jam e obliguar t’i bartë mbeturinat e krejt Prishtinës. Secili e ka obligim mi pagu dhe mi hedhë në vendin e duhur, e jo mu derdhë në shtëpinë  time. Investimet në shtëpi janë shumë të mëdha”, shton ajo.

Hiç më mirë nuk është situata  as në familjen Halimi në kryeqytet.

“Dëme ka se sepse disa sende janë dëmtu…sot e pastroj por prap nëse bie shi , do ta kemi të njejtën situatë..”, thotë Bekim Halimi, banor në lagjen “Mati1”.

Përveç nëpër shtëpi, shumë përdhese të ndërtesave në kryeqytet janë ende nën ujë.

Nën ujë u panë edhe makineri të ndryshme të bizneseve. Nga shiu e breshëri i madh që ra të dielën në disa pjesë të Kosovës, si edhe në Prishtinë, u vështirësua  edhe qarkullimi.

Komuna e Prishtinës ka krijuar shtabin e krizës për menaxhimin e situatës edhe në ditët në vijim, duke marrë parasysh parashikimet për reshje të ngjashme të shiut. Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, thotë së është ndërhyrë në 100 raste të lajmëruara nga qytetarët.

Reshje të shiut janë raportuar edhe në disa komuna të tjera.

Por Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se sasi e madhe e reshjeve u regjistrua në rajonin e Prishtinës. Sipas Institutit, kjo javë do të jetë mjaft dinamike dhe me paqëndrueshmëri sa i përket motit.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

TAGGED: #Shi, #Vërshime
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla takoi homologun e saj nga Malta: E ardhmja jonë është në BE

Kosova Times Kosova Times February 15, 2025
Gjithnjë e më shumë sulme ndaj politikanëve gjermanë
Aktorja Bunjaku përzgjidhet në dhjetëshen e ‘European Shooting Star 2026`
Emisari Stuart Peach në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti
Ballkani fiton miqësoren me Dynamo Kyiv
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?