By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës
January 1, 2026
Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qershia mbi tortë
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia e fajëson ShBA-në për sulmin raketor ukrainas në Krimenë e uzurpuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia e fajëson ShBA-në për sulmin raketor ukrainas në Krimenë e uzurpuar
Rajon / Botë

Rusia e fajëson ShBA-në për sulmin raketor ukrainas në Krimenë e uzurpuar

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 2:47 PM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Rusia ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për një sulm raketor ukrainas në Gadishullin e Krimesë së uzurpuar nga Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se në sulmin 23 qershorit u përfshinë pesë raketa me rreze të gjata veprimi, me të cilat Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën këtë vit.

Katër prej raketave ATACMS u rrëzuan nga kundërajrorët rusë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa e pesta shpërtheu në ajër.

Rusia tha se si pasojë e rënies së copëzave të raketave në afërsi të Sevastopolit u vranë katër njerëz, përfshirë dy fëmijë, dhe u plagosën 151 të tjerë.

Guvernatori rajonal i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev, tha se pesë njerëz u vranë.

Rusia e kapi dhe e aneksoi jashtëligjshëm Krimenë e Ukrainës në vitin 2014, dhe pastaj e emëroi një qeveri lokale, pavarësisht se ky territor është ende pjesë e Ukrainës zyrtarisht.

Prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, Kievi është zotuar se do ta rimarrë kontrollin në territorin e vet dhe i ka sulmuar caqet ushtarake dhe detare të Rusisë në Krime.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e akuzoi ShBA-në duke pretenduar se specialistët amerikanë i kishin bërë koordinatat për fluturimin e raketave bazuar në të dhënat e mbledhura nga satelitët amerikanë.

“Përgjegjësinë për sulmin e qëllimshëm raketor në civilët e Sevastopolit e mban, mbi të gjitha, Uashingtoni, i cili e furnizon Ukrainën me këto armë, dhe regjimi i Kievit, nga territori i të cilit u krye ky sulm”, tha Ministria ruse.

Ajo u zotua se do t’i përgjigjet sulmit, por nuk dha hollësi.

As Shtetet e Bashkuara, e as Ukraina, nuk e kanë komentuar sulmin, i cili ndodhi në një kohë kur Rusia po vazhdon ta bombardojë pareshtur infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe po kryen sulme në verilindje të qytetit ukrainas Harkiv, në afërsi të kufirit me Rusinë.

Blogerët e ushtrisë ruse e kritikuan ashpër Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë dhe autoritetet uzurpuese në Krime pas sulmit raketor afër Sevastopolit, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

 

You Might Also Like

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe

TAGGED: #Krime, #Raketor ukrainas, #Rusi, #ShBA, #Sulm
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tajvani i kërkon Kinës “të ndalë veprimet e njëanshme shkatërruese”

Kosova Times Kosova Times September 18, 2023
Bloomberg: Rusia do të kërkojë ndryshime në planin e paqes
Durmishi nënshkruan memorandum me Artanën
Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup
Pak mundësi që dikush i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit në Nepal
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?