By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti i keq në Shqipëri, spitalet aktivizojnë urgjencën
November 18, 2025
Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë
November 18, 2025
Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të shiut
November 18, 2025
Xhaka: Më dhemb që u fishkëlleva, sidomos këtu në shtëpi
November 18, 2025
Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sonte Shqipëria përballë Spanjës, një mundësi për kualifikimin historik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Sonte Shqipëria përballë Spanjës, një mundësi për kualifikimin historik
Sport

Sonte Shqipëria përballë Spanjës, një mundësi për kualifikimin historik

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 8:20 AM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Sonte, Shqipëria do të përballet me një sfidë të jashtëzakonshme në ndeshjen kundër Spanjës, e cila zhvillohet në Duesseldorf në orën 21:00.

Spanja, tashmë e kualifikuar si fituese e Grupit B dhe një ndër ekipet që ende nuk ka pësuar gol, pritet të pushojë disa prej lojtarëve kryesorë. Kjo mund të jetë një mundësi për kuqezinjtë, të cilët ëndërrojnë të bëjnë histori duke arritur në fazën e eliminimit direkt për herë të parë në një Kampionat Evropian.

Spanja ka treguar një performancë të shkëlqyer dhe të sigurt në fitoret kundër Kroacisë (3:0) dhe ndaj kampionit në fuqi, Italisë (1:0). Si kampionë të Evropës në vitet 1964, 2008 dhe 2012, ata janë përsëri ndër favoritët për të fituar titullin. Një aspekt i vetëm negativ në fitoren e Spanjës ndaj Italisë ishte se goli i vetëm erdhi nga një autogol i mbrojtësit italian, Riccardo Calafiori.

Pavarësisht fuqisë së kundërshtarit, Shqipëria është e vetëdijshme për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Një fitore ndaj Spanjës do të ishte një nga tronditjet më të mëdha në historinë e Kampionatit Evropian dhe do të siguronte kualifikimin historik të Shqipërisë në fazën e eliminimit direkt.

Trajneri i Shqipërisë, Silvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti, në konferencën e djeshme për media kanë theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe përgatitjen e skuadrës për të dhënë maksimumin në fushë.

Shqipëria ka treguar shpirt luftarak dhe vendosmëri gjatë turneut në Euro 2024, teksa tifozët shqiptarë kanë qenë ndër më të zjarrtit në stadiumet gjermane.

Rezultati i kësaj ndeshjeje është jetik për Shqipërinë. Ndërkohë që rivalët e grupit, Kroacia dhe Italia, përballen në Leipzig, fitorja është e vetmja rrugë që mund të sigurojë kualifikimin për kuqezinjtë.

Mirlind Daku është i pezulluar për këtë ndeshje, derisa Broja, Gjasula, Hoxha dhe Hysaj në rast të ndëshkimit me karton të verdhë do të mungojnë potencialisht në ndeshjen e ardhshme. Te Spanja mungon Rodri i pezulluar, kurse ndeshjen e ardhshme për shkak të kartonëve e rrezikojnë Carvajal dhe Le Normand.

Formacionet e mundshme:

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Abrashi, Asllani, Bajrami, Laçi; Broja

Spanja: Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Torres, Joselu dhe Oyarzabal.

You Might Also Like

Kosova do të përballet me Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë

Xhaka: Më dhemb që u fishkëlleva, sidomos këtu në shtëpi

Çeku: Ky është zëri i një ekipi që nuk dorëzohet kurrë

Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin

FFK: Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë–Zvicër

TAGGED: #Grupi B, #Shqipëri-Spanjë, Euro 2024
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Jeta e papastër: shkencëtarët kanë emëruar objektet më të pista në apartamentet tona

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Haxhiu: Në dhomat e Gjinekologjisë s’do të vendosen më shumë se dy lehona
Clinton: Netanyahu ka dashur prej kohësh luftë me Iranin sepse në këtë mënyrë mund të qëndrojë në pushtet përgjithmonë
Doli nga shtypi libri “Mall e nostalgji për atdhe” i autorit Florim Zeqa
Putin Koresë së Jugut: Dërgimi i armëve në Ukrainë, një `gabim i madh`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?