By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OBSh kërkon hapjen e pikëkalimit në Rafah për evakuime mjekësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > OBSh kërkon hapjen e pikëkalimit në Rafah për evakuime mjekësore
Ballina 2Rajon / Botë

OBSh kërkon hapjen e pikëkalimit në Rafah për evakuime mjekësore

Kosova Times
Last updated: 2024/06/25 at 4:19 PM
Kosova Times Published June 25, 2024
Share
SHARE

Mbyllja e pikëkalimit në Rafah mes Egjiptit dhe Gazës ka pamundësuar evakuimet mjekësore të së paku 2.000 pacientëve, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), duke bërë thirrje që Rafahu dhe rrugë të tjera të rihapen.

Para mbylljes, “afër 50 pacientë kritikë janë larguar nga Gaza çdo ditë… Do të thotë, që nga 7 maji të paktën 2.000 persona nuk kanë mundur të largohen nga Gaza për të marrë trajtim mjekësor”, tha Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSh-së për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.

Pikëkalimi në Rafah ishte rruga kryesore për evakuime, por edhe për kalimin e ndihmës humanitare, në fillim të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, ky pikëkalim u mbyll pasi Izraeli nisi një operacion në Rafah në maj.

Javën e kaluar, SHBA-ja, Egjipti dhe Katari zhvilluan bisedime me synim që të rihapet ky pikëkalim dhe të rriten dërgesat me ndihmë humanitare. Por Rafahu, ku Egjipti dëshiron që trupat izraelite të tërhiqen dhe të rivendoset prania palestineze, vazhdon të jetë i mbyllur.

Ndërkaq, ka lëvizje në pikëkalimin e afërt të Kerem Shalomit që kontrollohet nga Izraeli, por sipas Peeperkorn ky pikëkalim është i pasigurt.

Të paktën 10.000 persona kanë nevojë të evakuohen nga Gaza, tha Peeperkorn.

“Na duhen më shumë rrugë për evakuime emergjente mjekësore. Ne duam që Karem Shalom dhe rrugë të tjera të hapen po ashtu për evakuime mjekësore dhe pacientët të mund të dërgohen në spitale në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor”, tha ai.

Lufta në Gazë nisi pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 persona.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

TAGGED: #Evakuime mjekësore, #Hapja e pikëkalimit, #OBSh, #Rafah
Kosova Times June 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komuna e Ferizajt shpall gjendje emergjente për mbeturinat

Kosova Times Kosova Times April 26, 2024
Një grua iraniane mbajti një koncert virtual pa hixhab-arrestohet dhe zhduket
Gërvalla e McKay flasin për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës mbështet gazetaren Iliri Pireva
Tanku ukrainas shkatërron forcat ruse të strehuara në ndërtesa – xhiruar në video
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?