By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gara për postet kyçe në BE drejt fundit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gara për postet kyçe në BE drejt fundit
Ballina 2Rajon / Botë

Gara për postet kyçe në BE drejt fundit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/26 at 1:24 PM
Kosova Times Published June 26, 2024
Share
SHARE

Udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian takohen në Bruksel më 27-28 qershor, kur pritet që të vendosin se kush do të marrë postet kyçe në institucionet e ndryshme të bllokut. Postet kyçe janë tre presidentët – të Komisionit Evropian, të Këshillit Evropian dhe të Parlamentit Evropian – dhe ai i shefit të politikës së jashtme të bllokut.

Sipas të gjitha gjasave, kandidatja gjermane e qendrës së djathtë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), Ursula von der Leyen, do të marrë edhe një mandat pesëvjeçar si presidente e Komisionit Evropian, krahut ekzekutiv të BE-së. Njësoj edhe bashkëpartiakja e saj nga EPP-ja, politikania nga Malta, Roberta Metsola, e cila pritet të mbajë postin e presidentes të Parlamentit Evropian edhe për dy vjet e gjysmë. (Ajo më pas do t’ia dorëzojë këtë detyrë kandidatit nga grupi i dytë më i madh në PE, Aleancës Progresive të Socialistëve nga qendra e majtë dhe Demokratëve (S&D), sipas një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit në PE).

Konsensusi i përgjithshëm është se ish-kryeministri portugez i krahut të majtë, Antonio Costa do ta zëvendësojë Charles Michel në postin e presidentit të Këshillit Evropian, dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas nga grupi liberal, Renew, do të zëvendësojë spanjollin Josep Borrell në udhëheqjen e politikës së jashtme të bllokut.

Ka pasur shpresa të mëdha që ky proces të kishte përfunduar javën e kaluar, më 17 qershor, gjatë takimit joformal në Bruksel të udhëheqësve të BE-së. Por, sipas disa burimeve me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, e të cilët kanë njohuri për këto diskutime, dy gjëra pamundësuan arritjen e një marrëveshjeje.

E para, EPP-ja, e cila doli fituese në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian, po kërkon më shumë. Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, përveç presidencës së Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, EPP-ja po ashtu dëshiron të marrë gjysmën e punës së presidentit të Këshillit Evropian.

Por, si do të funksiononte një gjë e tillë? Përderisa presidenti i Këshillit Evropian ka një mandat pesëvjeçar, pas dy vjetësh e gjysmë, krerët e 27 shteteve anëtare vlerësojnë punën e bërë nga zyra e presidentit – dhe të paktën deri më tani – ia rinovojnë mandatin edhe për dy vjet e gjysmë të tjerë. Votimi është kryer përmes sistemit të votimit me shumicë të kualifikuar që nënkupton 55 për qind të shteteve anëtare të BE-së që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së përgjithshme të bllokut.

Normalisht, grupi më i madh politik në Parlament paraqet kandidatin e tij për postin e presidentit të Komisionit Evropian, ndërkaq grupi i dytë dhe i tretë marrin pozitën e presidentit të Këshillit Evropian dhe të shefit për politikë të jashtme.

EPP-ja ka sugjeruar se Costa, kandidati kryesor për këtë post, të shërbejë vetëm gjysmë mandati dhe më pas të zëvendësohet nga kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq. Ky propozim i EPP-së nuk u prit mirë.

Por, pse EPP-ja po ndihet kaq e sigurt? Sigurisht, ajo ka korrur rezultate të mira në zgjedhjet për Parlamentin Evropian – grupi i vetëm që ka fituar më shumë vota – duke dalë e para me një dallim prej 190 ulësesh me grupin e dytë.

Më shumë ka të bëjë me përbërjen e Këshillit Evropian, i cili përbëhet nga krerët e shteteve apo qeverive të 27 shteteve anëtare të BE-së. Trembëdhjetë udhëheqës në Këshill i përkasin EPP-së, megjithëse janë kryesisht nga shtete më të vogla, me Poloninë si shteti më i madh në mesin e tyre. Dhe EPP-ja po kërkon më shumë duke llogaritur se brenda dy vjetësh do të ketë liderë të rinj të EPP-së që mund të vijnë nga shtete me peshë të madhe, sikurse Gjermania dhe Spanja. Nëse një llogaritje e tillë del e saktë, atëherë EPP-ja do të kishte në Këshill më shumë se një shumicë të kualifikuar.

Faktori i dytë që pamundësoi që të arrihej marrëveshja javën e kaluar ishte vetë procesi. Siç duket, kryenegociatorët nga tri grupet kryesore parlamentare – kryeministri polak, Donald Tusk dhe ai grek, Kyriakos Mitsotais nga EPP-ja; kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez nga S&D; dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte nga Renew – diskutuan për marrëveshjen për tri orë, duke mos përfshirë liderët e tjerë në diskutime.

Kryeministrja e Italisë nga krahu i djathtë, Girogia Meloni, anëtare e grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), ishte, sipas burimeve të REL-it, e zemëruar për përjashtimin nga bisedimet. Subjekti e saj, Vëllezërit e Italisë, është anëtari më i fortë i ECR-së, grup që doli i katërti në zgjedhjet evropiane. Që nga samiti i 17 qershorit, ECR-ja ka arritur të marrë disa anëtarë pa grup parlamentar dhe të kalojë Renew, duke u bërë grupi i tretë më i madh parlamentar.

Nuk është e qartë se çfarë dëshiron të përfitojë Meloni duke ndërmarrë këtë qëndrim. Nuk besohet se ajo është e interesuar që të marrë një nga katër postet kyçe të BE-së, por është e prirë të shtyjë përpara një portofolio italiane në Komisionin Evropian. (Kjo mund të nënkuptojë, për shembull, marrjen e postit të zëvendëspresidentit me mandat për fushën e ekonomisë apo migrimit”. Ky qëndrim është një rikujtim se më i rëndësishëm se katër postet janë personat që punojnë në prapaskenë.

Nëse udhëheqësit e BE-së pajtohen për postet kryesore, testi i vërtetë do të vijë nga Parlamenti Evropian. Udhëheqësit e BE-së nuk kanë realisht fuqinë e votës kur bëhet fjalë për presidentin e Parlamentit. Kjo është përgjegjësi e vetë Parlamentit, që pritet të zgjedhë Metsolan me një shumicë të thjeshtë në Strasburg më 16 korrik. Në anën tjetër, Parlamenti nuk mund të vendosë për zgjedhjen e presidentit të Këshillit Evropian. Ky post kërkon shumicën e kualifikuar të udhëheqësit e shteteve anëtare.

Për zgjedhjen e presidentit ë Komisionit Evropian dhe të shefit të diplomacisë, situata është më e ndërlikuar. Këto poste kërkojnë shumicën e kualifikuar të udhëheqësve dhe më pas, zgjedhja e tyre duhet të kalojë edhe përmes Parlamentit Evropian përmes një shumice të thjeshtë. Thënë shkurt, të gjitha postet janë në tavolinë të negocimit.

Më 2019, presidentja aktuale e KE-së, Von der Leyen, arriti të zgjidhej në këtë post në Parlamentin Evropian për vetëm nëntë vota më shumë nga sa kërkohen. Votimi në korrik kësaj here mund të jetë më i ngushtë, pasi ka më pak eurodeputetë nga katër grupet kryesore (EPP, S&D, Renew, dhe të Gjelbrit) sesa herën e kaluar, dhe Von der Leyen me gjasë nuk mund të llogarisë në votat e eurodeputetëve nga grupet e tjera parlamentare. Nëse Parlamenti Evropian tregon muskujt dhe nuk e zgjedhë atë, udhëheqësit duhet sërish të mblidhen dhe të gjejnë një kandidat alternativ që mund të mbledhë 361 votat e nevojshme në Parlament. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #BE, #Zgjedhje
Kosova Times June 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Messi kurorëzon Lautaron: Meriton ‘Topin e Artë’

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç, dominojnë meshkujt
Kompanitë evropiane kanë humbur 100 miliardë euro në Rusi që nga fillimi i luftës
KEDS i zë në flagrancë 187 konsumatorë duke vjedhur rrymë
Nis ‘operacioni special’ në Serbi: Miliarda mbërrijnë në llogarinë e Vuçiçit, ai po përgatitet për një veprim drastik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?