By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për një rosto festash me rozmarinë dhe hudhër
December 23, 2025
Mark Rutte: “Nëse nuk investoni në mbrojtje, mund të flisni rusisht pas 5-10 vitesh”
December 23, 2025
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit me homazhe tek Ibrahim Rugova
December 23, 2025
Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë
December 23, 2025
Ryanair gjobitet me 255.7 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken: Izraeli nuk i ka përmbushur të gjitha angazhimet humanitare në Rripin e Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken: Izraeli nuk i ka përmbushur të gjitha angazhimet humanitare në Rripin e Gazës
Rajon / Botë

Blinken: Izraeli nuk i ka përmbushur të gjitha angazhimet humanitare në Rripin e Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/28 at 12:33 AM
Kosova Times Published June 27, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të enjten se Izraeli ka marrë hapa për përshpejtimin e dërgesave të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, por duhet të zbatojë plotësisht angazhimet e tij për të siguruar shpërndarjen e sigurt të ndihmave për civilët në nevojë.

Sekretari Blinken theksoi se ai e kishte ngritur këtë çështje në takimin me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant në Uashington në fillim të kësaj jave dhe i kishte thënë atij se “sfidat urgjente” që duhen duhen trajtuar janë dërgimi i ndihmave në zonat ku njerëzit kanë më së shumti nevojë, përfshirë ushqim, ujë, ilaçe dhe artkuj të tjerë bazë.

“Gjatë javës së kaluar, ne kemi punuar për të zgjidhur sfidat urgjente, që po e bëjnë të vështirë dhënien e ndihmës së nevojshme humanitare për banorët e Gazës, të cilët kanë aq shumë nevojë për të, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë e dërgesave humanitare”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken përpara se të takohej me koordinatoren e OKB-së për ndihmat në Rripin e Gazës, Sigrid Kaag, në Departamentin e Shtetit.

“Unë i ngrita këto shqetësime në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë me Ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili ishte këtu vetëm disa ditë më parë dhe mendoj se kemi parë gjatë dy ditëve të fundit disa përparime në Izrael në përpjekjet për të zbatuar një pjesë të angazhimeve të diskutuara në takim”, tha zoti Blinken. “Është mirë dhe e rëndësishme që Izraeli po i trajton këto nevoja shumë konkrete, por ato duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk ka kohë për të humbur.”

Zonja Kaag tha se është thelbësore që ndihmat të dërgohen në Gaza dhe t’u shpërndahen njerëzve në nevojë. “Ka një mungesë të pothuajse të çdo gjëje”, tha ajo. “Pra, është me të vërtetë detyra jonë, jo vetëm të dërgojmë ndihma në Gazë, por edhe të kemi aftësinë për t’i shpërndarë ato në mënyrë të sigurt”, tha koordinatorja e OKB-së për ndihmat në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, autoritetet izraelite thanë se 68 njerëz, mes tyre 19 fëmijë të sëmurë dhe të plagosur dhe familjet e tyre, u lejuan të largoheshin nga Rripi i Gazës dhe të shkonin për trajtime mjekësore në Egjipt. Ende nuk është e qartë se ku do të trajtohen ata.

Izraeli filloi një ofensivë të gjerë ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të militantëve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, në të cilin u vranë 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u morën peng 250 të tjerë.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 37600 njerëz. Ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në raportet e saj mbi numrin e viktimave

You Might Also Like

Mark Rutte: “Nëse nuk investoni në mbrojtje, mund të flisni rusisht pas 5-10 vitesh”

Ryanair gjobitet me 255.7 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues

Një aleancë e re ushtarake po formohet në Mesdhe: Izraeli kryeson grupin që i dërgon një mesazh të qartë Ankarasë

Rusia sulmoi Ukrainën me më shumë se 600 dronë, ka të vdekur. Zelenski i bëri thirrje Perëndimit

Sulm terrorist në Pakistan, të paktën pesë të vdekur

TAGGED: #Angazhimet humanitare, #Antony Blinken, #Gazë, #Izrael
Kosova Times June 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në UP: Edukimi, prioriteti ynë i vazhdueshëm

Kosova Times Kosova Times February 22, 2025
38 vatra zjarri në Shqipëri në 24 orët e fundit, 14 ende aktive
Policia konfiskon 70 motoçikleta në Gjakovë
Izraeli dërgon tanke në veri të Rafahut
Ushtria ukrainase futet edhe në Vovochansk, qytet që gjendet vetëm tri kilometra nga kufiri me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?