By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bullgari Nickolay Mladenov u zgjodh drejtor i Komitetit të Trump për Paqe në Gaza
January 10, 2026
Paratë saudite, armët bërthamore pakistaneze dhe dominimi ushtarak turk: ​​”NATO-ja myslimane” në horizont
January 10, 2026
Suedia ka një zgjidhje të shkëlqyer për pastrimin e rrugëve dimërore
January 10, 2026
Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta
January 10, 2026
Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca takon deputetët e CSU-së: Kosova e Gjermania kanë lidhje të veçantë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca takon deputetët e CSU-së: Kosova e Gjermania kanë lidhje të veçantë
Lajme

Konjufca takon deputetët e CSU-së: Kosova e Gjermania kanë lidhje të veçantë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/27 at 7:54 PM
Kosova Times Published June 27, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim delegacionin e deputetëve të CSU-së të Parlamentit të Bavarisë, të drejtuar nga Gerhard Hopp, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha. E po ashtu ligjvënësit bavarezë shprehën mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, duke përfshirë Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Në njoftimin për media, thuhet se kryetari i Kuvendit tha se Kosova ka një lidhje të veçantë me Gjermaninë, që është forcuar me kontributin e jashtëzakonshëm gjerman përgjatë të gjitha fazave, përpara dhe pas pavarësisë së shtetit tonë.

Kryetari Konjufca tha se Bavaria është nga rajonet që ka pritur emigrantët e parë shqiptarë nga Kosova në Gjermani, në vitet ‘60-të dhe për të gjitha këto Kosova ka mirënjohje të thellë, duke u siguruar që kjo lidhje të mbahet e palëkundur, si themel i bashkëpunimit.

Tutje në njoftim thuhet se bashkëbiseduesit u pajtuan që raportet mes Kosovës dhe rajonit të Bavarisë, si dhe Gjermanisë në përgjithësi, duhet të thellohen edhe më tej në një masë të gjerë fushash.

“Republika e Kosovës është veçanërisht e interesuar të përfitojë nga modeli i arsimimit profesional në rajonin e Bavarisë dhe shtetit të Gjermanisë në përgjithësi, përmes të cilit tregut të punës në Kosovë t’i ofrohet kuadër sa më profesional”, tha kryetari Konjufca.

Delegacioni gjerman u shpreh shumë i kënaqur me vizitën në Republikën e Kosovës, duke konstatuar të arriturat e shumta që Kosova i ka bërë si shtet.

You Might Also Like

Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta

Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit

Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë

Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku

Mot i vranët me reshje shiu e bore RTKlive

TAGGED: #CSU, #Gerhard Hopp, #Glauk Konjufca
Kosova Times June 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Drita e përforcon repartin mbrojtës

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
Bizneset e huaja në Rusi humbën 167 miliardë dollarë
Kandidatja per presidente e Maqedonise veriore sulmon NATO: “Bosnja është shtet i papërfunduar, më tregoni se çfarë është zgjidhur për çështjen Prishtinë-Beograd-RS”
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?