By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 tetor 2025
October 9, 2025
Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane
October 8, 2025
Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta
October 8, 2025
Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh
October 8, 2025
Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërcënohet një nga organizatoret e festivalit “Mirëdita, dobar dan”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kërcënohet një nga organizatoret e festivalit “Mirëdita, dobar dan”
Ballina 2Rajon / Botë

Kërcënohet një nga organizatoret e festivalit “Mirëdita, dobar dan”

Kosova Times
Last updated: 2024/06/28 at 10:30 PM
Kosova Times Published June 28, 2024
Share
SHARE

Një nga organizatoret e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Sofija Todoroviq, është kërcënuar përmes një letre që i është dërguar në adresë të saj, një ditë pasi autoritetet shtetërore serbe ndaluan mbajtjen e këtij festivali në Beograd.

Letra kërcënuese u shoqërua edhe me një kuti, brenda së cilës ishte vendosur koka e prerë e një derri.

Në letër thuhej se “situata në botë po ndryshon dhe kohë të tjera po vijnë”.

Letra kërcënuese u nënshkrua nga “Patrulla Popullore”. Kjo është një organizatë e paregjistruar ultra-djathtiste, e njohur për veprimet e saj kundër migrantëve dhe lidhjeve ideologjike që ka me grupet nga Federata Ruse.

Fillimisht, Todoroviq shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se një person e thirri në telefon dhe iu prezantua si korrier dhe solli paketën me letrën.

Ajo më pas thirri policinë, e cila e hapi kutinë.

“Kjo është fundërrinë njerëzore dhe shteti qëndron pas tyre. Mos harroni, kështu e mbrojnë Kosovën”, shkroi ajo në një postim tjetër.

“Patrulla Popullore” që mori përsipër mesazhin kërcënues është një organizatë që u bë e njohur për publikun në Serbi më 2020, kur përmes një videoje u shfaqën 20 burra të rinj të veshur me të zeza, duke penguar migrantët dhe refugjatët në një qendër në Beograd. Në mesin e tyre ishte edhe Damjan Knezheviq, i cili thotë se është lideri i organizatës.

Ky grup po ashtu njihet për mesazhet kundër komunitetit LGBT, por edhe për përhapje të urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare.

Ndryshe, festivali “Mirëdita, dobar dan” organizohet që nga vitit 2014 nga organizata joqeveritare nga Kosova dhe Serbia.

Qëllimi i festivalit është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.

Vazhdimisht kjo ngjarje, që mbahet herë në Kosovë, e herë në Serbi, është përballur me protesta në Beograd.

Më 27 qershor, në vendin ku ishte paraparë të bëhej hapja e festivalit, grupet e ekstremit të djathtë dhe tifozët bllokuan hyrjen për organizatorët dhe të ftuarit e festivalit. Pak më vonë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë urdhëroi ndalimin e mbajtjes së festivalit, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.

Por, organizatorët thanë se me këtë ndalesë, shteti u rreshtua me huliganët, teksa ndalimi i festivalit u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian dhe zyrtarët në Kosovë.

Gjatë kohës kur djathtistët po protestonin, disa nga organizatorët, që mbetën të bllokuar në zonën ku do të duhej të mbahej festivali – e që u larguan vetëm në orët e vona të 27 qershorit pasi u shpërndan protestuesit – thanë për Radion Evropa e Lirë se aty kishte vetëm katër apo pesë pjesëtarë të policisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar më 28 qershor se autoritetet shtetërore e kanë për detyrë që të ofrojnë kushte të sigurta për pjesëmarrësit në festivalin “Mirëdita, dobar dan”.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mbrojtur vendimin për ndalimin e festivalit dhe madje ka thënë se nuk “ka arsye” që të ketë një festival të tillë në Serbi.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit, Serbia shfaqi “përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”.

You Might Also Like

Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane

Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta

Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh

Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi

Përgjigja e MPJ greke ndaj Zakharovës: “Pushtimi i Qipros është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”

TAGGED: #Kërcënohet një nga organizatoret, #Mirëdita dobar dan, #Sofija Todoroviq
Kosova Times June 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Karta e anëtarësimit të Papa Françeskut po qarkullon në internet, ai ishte anëtar i klubit të tij të dashur të futbollit

Kosova Times Kosova Times April 21, 2025
Mbyllet hapësira ajrore në Niger pas puçit, e prek edhe ushtrinë gjermane
Krasniqi: Kosova po degradohet
Në rajonin e Volgogradit, një njësi ushtarake mori flakë pas një shpërthimi
Trump dhe Putin bien dakord për fillimin e negociatave. BE: Nuk ka vendim për Ukrainën pa Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?