By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izmaku thotë se sot do të takohen me Kurtin: Limaj siguron konsensus
July 19, 2025
Arrestohet kosovari i dyshuar për rastin e armëve të sekuestruara në Kroaci
July 19, 2025
Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit
July 19, 2025
14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj
July 19, 2025
Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për Jasenovcin, Kroacia reagon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për Jasenovcin, Kroacia reagon
Ballina 2Rajon / Botë

Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për Jasenovcin, Kroacia reagon

Kosova Times
Last updated: 2024/06/29 at 5:27 PM
Kosova Times Published June 29, 2024
Share
SHARE

Parlamenti i Malit të Zi miratoi në mesnatën e së premtes, me votat e 41 deputetëve të shumicës parlamentare, një rezolutë për gjenocidin në Jasenovac, të iniciuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse.

Kjo rezolutë, sipas analistëve në Malin e Zi, mund të ndikojë në marrëdhëniet me Kroacinë fqinje, e cila më parë paralajmëroi me një notë proteste Podgoricën për pasojat e mundshme të kësaj rezolute.

Në parlamentin që numëron 81 vende, morën pjesë 42 deputetë, nga të cilët vetëm njëri ishte kundër rezolutës së miratuar.

Debati për rezolutën për gjenocidin në Jasenovac u përfshi në rendin e ditës të seancës me propozim të kryetarit të parlamentit Andrija Mandiç, i cili është përfaqësues i partive pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi.

Ai tha se rezoluta e propozuar që mbështetet nga shumica parlamentare nënkupton se “rezoluta do të marrë një formë më të gjerë dhe do të quhet rezoluta për gjenocidin në Jasenovac, sistemi i kampeve Dachau dhe Mauthausen”.

“Njerëz nga Mali i Zi, bashkatdhetarë tanë, qytetarë të ish-Mbretërisë së Jugosllavisë, në të cilën ndodhej Mali i Zi, kanë humbur jetën edhe në sistemin e kampeve Jasenovac, Dachau, Mauthausen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë, ne duam të dërgojmë një mesazh respekti për paraardhësit tanë që vdiqën atje”, tha Mandiç.

Propozimi i rezolutës për Jasenovacin, ndodhi pasi qeveria e Milojko Spajiç mbështeti muajin e kaluar rezolutën e OKB-së për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, të cilën partitë pro-serbe dhe pro-ruse e kundërshtuan.

Për shkak të miratimit të rezolutës për Jasenovacin, e cila gjendet në territorin e Kroacisë, menjëherë reagoi Ministria e Jashtme kroate duke vlerësuar veprimin e vendit fqinj si instrumentalizim i viktimave për qëllime politike.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë shprehu keqardhjen e saj që “Mali i Zi vendosi të injorojë thirrjet për të mos politizuar viktimat e Jasenovacit dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi”.

Në deklaratë thuhet se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një nga elementët kyçe të procesit të zgjerimit dhe një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi.

“Republika e Kroacisë priste që, pas marrjes së IBAR-it, Mali i Zi do të përmbahej nga çdo aktivitet që mund të çonte në prishjen ose përkeqësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe se do t’i përqendronte përpjekjet e saj në përmbushjen e kushteve dhe standardeve në procesin e anëtarësimit, disa prej të cilave janë veçanërisht të rëndësishme për Republikën e Kroacisë”.

Ministria kroate thotë se Mali i Zi duhet të tregojë progres në fushën e përpunimit të krimeve të luftës, zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur dhe çështjen e kompensimit për viktimat, dhe në përputhje me qëndrimin e përbashkët të BE-së për kapitullin 23.

“Republika e Kroacisë pret që Mali i Zi të ketë prioritet zgjidhjen e çështjes së përcaktimit të përgjegjësisë për krimet e kryera nga qytetarët malazezë gjatë agresionit kundër Republikës së Kroacisë në vitet 1990”, thekson ministria kroate.

Rezoluta për Jasenovacin u kritikua ashpër edhe nga opozita malazeze, duke vlerësuar se ajo dëmton interesat kombëtare të Malit të Zi, ku, ndër të tjera, mund të ndalojë rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

“Mali i Zi do të vazhdojë të nxitojë i përqafuar në nacionalizëm dhe shovinizëm dhe duke i bërë favore Beogradit nga ata që janë ose të shantazhuar ose të paguar”, thanë përfaqësuesit opozitarë.

Ata vlerësojnë se rezoluta është një mashtrim, për faktin se askush nuk e konteston gjenocidin në Jasenovac.

“Për hir të qëndrimit në detyrë apo për hir të hyrjes në qeveri, jeni gati të shkelni mbi viktimat. Kjo nuk sjell pajtim, por përçarje të reja”, thuhet në reagimin e opozitës malazeze.

Jasenovaci përkujtohet si një kamp përqendrimi i krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Kroacisë. Në Jasenovac u vranë dhe u dhunuan me dhjetëra mijëra vetë, shumica e cilëve ishin serbë, romë dhe hebrenj.

You Might Also Like

Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit

Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s

Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët

Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Jasenovc, #Kroacia, #Parlamenti i Malit të Zi, #Rezolutë
Kosova Times June 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Bujqësi

Breshëri shkakton dëme në kulturat bujqësore

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Kurti: Kosova e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjes
Hovenier, falënderues për përkrahjen që Kosova i dha Ukrainës
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinë, prek fitoren e shtatë
Pickohet nga merimanga në një kafene, vdese pas pesë ditësh me dhimbje të tmerrshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?