By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 maj
May 30, 2025
Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione `Made in Albania`
May 29, 2025
Air Serbia planifikon të rrisë fluturimet për në Rusi
May 29, 2025
Shtëpia e Bardhë falënderoi Elon Musk për punën e tij
May 29, 2025
Qeveria organizon takim mes bizneseve dhe furnizuesve të energjisë
May 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2024/06/29 at 9:17 PM
Kosova Times Published June 29, 2024
Share
SHARE

Ndërmjetësuesit amerikanë, evropianë dhe arabë po ushtrojnë trysni për të mos lejuar që sulmet e përshkallëzuar ndërkufitare mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban të kthehen në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme, të cilës bota i druhet tashmë prej disa muajsh.

Shpresat po shuhen për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, gjë që do të çonte në uljen e sulmeve të Hezbollahut dhe aleatëve të tjerë të Iranit. Duke patur parasysh një gjë të tillë, zyrtarë amerikanë dhe evropianë po i dërgojnë mesazhe paralajëmeruese Hezbollahut, që është më i fuqishëm se Hamasi, që të mos sulmojë ushtrinë e fuqishme izraelite, thonë diplomatë të ndryshëm.

Ata po paralajmërojnë se Hezbollahu duhet të marrë parasysh faktin se Shtetet e Bashkuara, ose ndonjë vend tjetër, nuk do të jenë në gjendje të frenojnë udhëheqësit izraelitë nëse vendosin të zbatojnë planet, tashmë të përgatitura, për një ofensivë në Liban. Po ashtu, Hezbollahu nuk duhet të mbështetet në aftësitë e luftëtarëve të tij për të përballuar gjithçka mund të pasojë.

Intensiteti i sulmeve mes Izraelit dhe Hezbollahut u duk se ra javën e kaluar. Por një ish-diplomat amerikan në Lindjen e Mesme thotë se izraelitët duket se ende po përgatiten në rast “se konflikti mund të marrë përmasa të tjera”.

“Duket që izraelitët po përgatiten mbi mundësitë se mund të ketë një lloj konfliki, një konflikt me përmasa krejtësisht të ndryshme”, tha Gerald Feierstein, ish diplomat i lartë amerikan në Lindjen e Mesme.

Mesazhi që po i përcillet Hezbillahut është se: “nuk keni aq aftësi sa mendoni”, tha ai.

Pas 7 tetorit, kur sulmi i Hamasit ndaj Izraelit shkaktoi luftën në Gazë, Hezbollahu ka lëshuar raketa në veri të Izraelit dhe është zotuar të vazhdojë derisa të arrihet një armëpushim. Izraeli është kundërpërgjigjur duke detyruar dhjetëra mijëra civilë të largohen nga kufiri në të dy vendet. Sulmet u intensifikuan këtë muaj pasi Izraeli vrau një komandant të lartë të Hezbollahut, ndërsa militantët u përgjigjën duke lëshuar breshëri raketash.

Zyrtari kryesor i OKB-së për ndihma humanitare, Martin Griffiths tha se pasojat e një lufte të mundshme mes Izraelit dhe Hebzollahut do të ishin “apokaliptike”.

Si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu, kanë fuqi të shkaktojnë numër të lartë viktimash.

“Një luftë e tillë do të ishte katastrofë për Libanin”, tha Sekretari amerikan Mbrojtjes Lloyd Austin teksa u takua së fundmi me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant në Pentagon. “Një luftë tjetër mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të shndërrohet lehtësisht në një luftë rajonale, me pasoja të tmerrshme për Lindja e Mesme”, shtoi ai.

Zoti Gallant duke reaguar tha se: “po punojmë së bashku nga afër për të arritur një marrëveshje, por duhet të diskutojmë edhe gatishmërinë për çdo skenar të mundshëm”.

Analistët besojnë se grupet e armatosura në rajon, aleate të Iranit, do të kishin një reagim më të fortë nga sa kanë pasur për Hamasin dhe disa ekspertë paralajmërojnë se militantë të motivuar ideologjikisht mund të shkonin në rajon për të luftuar. Evropianët druhen nga një fluks destabilizues refugjatësh në rast të zgjerimit të konfliktit.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë fajësuar Hezbollahun për përshkallëzimin e tensioneve dhe janë shprehur se mbështesin të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur. Administrata e Presidenti Biden gjithashtu u ka thënë izraelitëve se hapja e një fronti të dytë nuk është në interesin e tyre.

Megjithatë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk po e mohojnë mundësinë reale se mund të hapet një front i dytë konflikti në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se në bisedat me zyrtarët izraelitë dhe libanezë dhe aktorë të tjerë rajonalë, ekziston një dakordësi se “një rritje e përshkallëzimit nuk është në interesin e askujt”.

Presidenti Biden i bëri publike planet për një marrëveshje armëpushimi në Gazë me tre faza. Por negociatat midis Izraelit dhe Hamasit duket se kanë ngecur. Një zyrtar i lartë i amerikan tha të shtunën se Uashingtoni ka ofruar një mundësi të re tek palët ndërmjetësuese që synojnë të rinisin negociatat. Zyrtari foli në kushte anonimiteti mbi këtë përpjekje për të cilën Shtëpia e Bardhë nuk ka njoftuar ende zyrtarisht.

You Might Also Like

Air Serbia planifikon të rrisë fluturimet për në Rusi

Shtëpia e Bardhë falënderoi Elon Musk për punën e tij

Gjermania rishqyrton vijën e kuqe: Taurus mund të shkaktojë kaos të thellë në Rusi

Çfarë po planifikojnë rusët në Bosnjë?

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Sërpska

TAGGED: #BE, #Hezbollahu, #Lindja e Mesme, #Nuk keni aq aftësi sa mendoni, #ShBA
Kosova Times June 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Luftime të ashpra raportohen në kryeqytetin e Sudanit

Kosova Times Kosova Times May 29, 2023
Një grua ka vdekur pasi i është vënë zjarri në një tren metroje në Nju Jork
Syla apel qytetarëve që të shmangën daljet në pikën e ditës
Schneeberger i reagon Borrellit e Lajçakut pas vrasjes së policit: Kjo ndodh kur luftën kundër krimit e quani provokim
Reforma e OKB-së po vjen. “Pakti për të ardhmen do të miratohet unanimisht”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?