By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stërvitja më e madhe në botë e forcave detare – mesazh për Kinën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Stërvitja më e madhe në botë e forcave detare – mesazh për Kinën
Ballina 2Rajon / Botë

Stërvitja më e madhe në botë e forcave detare – mesazh për Kinën

Kosova Times
Last updated: 2024/06/29 at 7:08 PM
Kosova Times Published June 29, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe 28 vende të tjera partnere filluan këtë javë stërvitjen më të madhe luftarake detare në botë pranë brigjeve të Havait. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, analistët thonë se stërvitja në zonën gjeografike që njihet si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ofron një mundësi për vendet partnere që të punojnë së bashku ndërsa i dërgojnë Kinës një mesazh të fortë parandalues.

Bashkëpunim ndërkombëtar në një shkallë të lartë. Dyzet anije, mbi 150 avionë, tre nëndetëse dhe 25 mijë trupa po marrin pjesë në stërvitjen detare të këtij viti në Oqeanin Paqësor që njihet si RIMPAC.

Forcat detare të vendeve të ndryshme të botës po praktikojnë një gamë të gjerë misionesh, që nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore e deri tek aftësitë e nevojshme në luftë.

“Çdo vend i botës që ka interesa në Paqësor dhe do t’u përmbahet të njëjtave vlera, është i mirëpritur të marrë pjesë”, tha zyrtari i lartë i forcave detare të Kilit, Alberto Guerrero, zëvendëskomandant i stërvitjes RIMPAC.

Kina nuk është ftuar, pasi siç thonë analistët, mirëpritja e ngrohtë që i bëri stërvitja RIMPAC Pekinit rreth një dekadë më parë dështoi.

Markus Garlauskas drejton Nismën për Sigurinë e Indo-Paqësorit në Këshillin e Atlantikut.

“Kina u ftua të merrte pjesë në stërvitje. Por Kina përfitoi nga rasti dhe goditi pas shpine Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duke e shfrytëzuar rastin si mundësi për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe duke u përpjekur që të ketë ndikim më të madh, diçka e papranueshme”.

Zyrtarët thonë se stërvitja e përbashkët ushtarake i dëgon një mesazh të fortë Kinës që ta ndalojë ngacmimin e fqinjëve të saj.

“Ata jo vetëm që do të përballen me Shtetet e Bashkuara në vendin që po vënë në objektiv, por do të duhet të përballen me përgjigjen e shumë vendeve që kanë interesa të përbashkëta në frenimin dhe përballjen e agresionit kinez, si kërcënim për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thotë Markus Garlauskas me Këshillin e Atlantikut.

Këtë vit, vendet që marrin pjesë në stërvitjen RIMPAC do të praktikojnë në goditjen e një anije të vjetër amerikane, të dalë nga funksioni, një shans i rrallë për të mësuar se sa të fuqishme janë armët e tyre për të fundosur një kundërshtar të madh në det të hapur. Stërvitja do të vazhdojë deri në fillim të gushtit.

You Might Also Like

FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse

Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë

Vritet kryebashkiaku në Meksikë

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

TAGGED: #Forcat detare, #Më e madhe në botë, #Mesazh për Kinën, #Stërvitje
Kosova Times June 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kroacia deporton migrantët në Bosnje

Kosova Times Kosova Times March 31, 2023
Osmani nga Korpusi i Paqes: Lidhja Kosovë-ShBA kalon lidhjet diplomatike
Të paktën 326 persona të vrarë nga protestat në Iran, 43 fëmijë
LVV-ja nominon Halil Thaçin për kryetar të Obiliqit
Futbollistët e Kosovës në ChL, vetëm Krasniqi e Bujupi në dispozicion
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?