By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag
September 16, 2025
PDK premton 2% të buxhetit të Gjilanit për fuqizimin e grave
September 16, 2025
Limaj nga Prizreni: Është koha për një kapërcim të madh
September 16, 2025
Krasniqi në Klinë: Sokol Bashota, zgjedhja për zhvillimin e komunës
September 16, 2025
Manipulim me prova në Policinë e Mitrovicës, IPK-ja arreston katër zyrtarë
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arsyet pse Armenia e njohu shtetin palestinez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Arsyet pse Armenia e njohu shtetin palestinez
Ballina 2Rajon / Botë

Arsyet pse Armenia e njohu shtetin palestinez

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 5:13 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Kur Armenia njoftoi më 21 qershor se e njohu zyrtarisht shtetin palestinez, u thirr në “situatën katastrofike humanitare në Gazë dhe konfliktin e vazhdueshëm ushtarak” atje. Por, parallogaritë e Jerevanit filluan shumë kohë para luftës së tanishme në Gazë dhe kanë më pak të bëjnë me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe më shumë me çështjet në Kaukaz.

Izraeli ka kohë të gjatë që është aleat i armikut të Armenisë, Azerbajxhanit.

Izraeli ia ka mbushur arkat e Bakusë duke blerë naftë në Azerbajxhan, ndërsa armët izraelite kanë qenë vendimtare në përpjekjet e Azerbajxhanit, mes viteve 2020 dhe 2023, për ta rimarrë në kontroll territorin që e kishte humbur nga forcat armene në vitet ’90.

Tani që Izraeli përballet me izolim më të madh ndërkombëtar si pasojë e luftës në Gazë, Jerevani shfrytëzoi mundësinë për ta bërë një goditje hakmarrëse.

“Vetë politika e Izraelit ka faj për ndryshimin e qëndrimit të Armenisë në qëndrim më në favor të palestinezëve”, tha Richard Giragosian, drejtor i Qendrës për Studime Fetare me bazë në Jerevan.

“Dhe, kjo falë mbështetjes së paparë të Izraelit për Azerbajxhanin, e cila vetëm sa e ka forcuar dhe rritur varësinë e Azerbajxhanit në përdorimin e forcës së armës kundër Armenisë dhe Nagorno-Karabakut”, shtoi ai, duke iu referuar territorit që është në zemër të konfliktit mes armenëve dhe azerbajxhanasve.

“Armiku i armikut tim”

Në pikëpamjet e Bakusë dhe Jerevanit, konflikti izraelito-palestinez për kohë të gjatë është pasqyruar në luftërat në Kaukaz.

Pas rënie së Bashkimit Sovjetik, Azerbajxhani dhe Izraeli nisën shpejt ndërtimin e marrëdhënieve të ngushta mbi parimin “armiku i armikut tim” – në këtë rast, Irani – “është miku im”. Bakuja i druhet ndikimit të mundshëm të Iranit në popullsinë e saj shumicë shiite, derisa Tehrani i druhet ndikimit të mundshëm të Azerbajxhanit në popullsinë e madhe azerbajxhanase në veri të Iranit.

“Sikurse Izraeli, edhe Azerbajxhani e sheh Iranin jo vetëm si kërcënim të madh të sigurisë, por madje si kërcënim ndaj ekzistencës së tij, dhe bashkëpunimi mes dy vendeve rrjedh nga kjo pikëpamje e përbashkët”, shkruhej në një kabllogram diplomatik nga Ambasada amerikane në Baku, që rrodhi më 2009.

Megjithatë, fillimisht marrëdhëniet mes tyre ishin kryesisht modeste: kabllogrami amerikan e citoi presidentin azerbajxhanas duke i krahasuar ato me “një ajsberg, nëntë të dhjetat e të cilit ndodhen nën sipërfaqe”.

Azerbajxhani nuk hapi madje as ambasadë në Izrael, i vëmendshëm nga reagimi i shteteve arabe, mbështetjen e të cilave Bakuja e kërkonte në luftën e tij me Azerbajxhanin.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian (majtas) dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian (majtas) dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Por, ato marrëdhëniet i helmuan lidhjet Izrael-Armeni. Izraeli vazhdimisht ka refuzuar ta cilësojë si gjenocid vrasjen masive të armenëve nga Perandoria Osmane, për shkak të respektit për partnerët e azerbajxhanas (dhe me shpresë se do t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Turqinë).

Për armenët, kjo ishte hipokrizi nga një shtet i themeluar pas Holokaustit. Në votimet në Kombet e Bashkuara për Izraelin dhe palestinezët, Armenia vazhdimisht ka votuar për palën palestineze.

Por, Armenia nuk e kishte njohur asnjëherë një shtet palestinez, si pasojë e politikës së Jerevanit për të mos e njohur Nagorno-Karabakun, shtetin de fakto të themeluar nga armenët etnikë pas luftës së parë në Karabak në vitet e ’90-ta, derisa vazhdonin bisedimet me Azerbajxhanin për territorin.

Njohja formale e Karabakut nga Armenia do të shihej nga azerbajxhanasit dhe të tjerët si braktisje efektive e bisedimeve.

Ajsbergu del në sipërfaqe

Me kalimin e kohës, marrëdhëniet mes Izraelit dhe Azerbajxhanit filluan të dalin në sipërfaqe.

Azerbajxhani filloi të varet çdo herë e më shumë nga armët izraelite. Periudhën mes viteve 2018 dhe 2022, Izraeli eksportoi më shumë se 9 për qind armë në Azerbajxhan. Vetëm India importoi më shumë nga Izraeli se Azerbajxhani.

Armët izraelite, në veçanti dronët, luajtën rol vendimtar në fitoren e Azerbajxhanit më 2020 në Luftën e Dytë të Karabakut.

Lufta e rriti bashkëpunimin e Azerbajxhanit me Izraelin dhe e largoi Armeninë me Izraelin. Armenia është afruar me Iranin, i cili i ka ofruar garanci të sigurisë (ani pse të paqarta) Armenisë kundër një sulmi të mundshëm nga Azerbajxhani.

Zemërimi i armenëve me Izraelin është rritur. Sinagoga e vetme e Jerevanit u sulmua katër herë prej tetorit 2023, më së voni në qershor. Zyrtarët izraelitë kanë thënë se sulmet janë pasojë e marrëveshjeve të vendimit me Azerbajxhanit për armët.

Kur Armenia njoftoi më 21 qershor se e njohu zyrtarisht shtetin palestinez, u thirr në “situatën katastrofike humanitare në Gazë dhe konfliktin e vazhdueshëm ushtarak” atje.
Kur Armenia njoftoi më 21 qershor se e njohu zyrtarisht shtetin palestinez, u thirr në “situatën katastrofike humanitare në Gazë dhe konfliktin e vazhdueshëm ushtarak” atje.

Lufta gjithashtu e nxiti kryeministrin armen, Nikol Pashinian, ta pranojë formalisht se Nagorno-Karabak është terror azerbajxhanas, duke e shmangur parimin e mëparshëm për mosnjohjen e territoreve kundërthënëse.

Në njëfarë mënyre, vendimi i Armenisë nënkupton se ajo po u bashkohet më shumë se 140 vendeve që tashmë e kanë njohur shtetin palestinez, përfshirë të gjithë fqinjëve të vet dhe shumicës së ish-republikave sovjetike.

Përgjigja e Azerbajxhanit

Vendimi i Armenisë për njohjen e shtetit palestinez e ka vënë në vështirësi Azerbajxhanin.

Si rrallë herë, Turqia e lavdëroi Jerevanin për këtë vendim. Turqia është njëra prej mbështetësve më të mëdha të palestinezëve dhe aleatja më e ngushtë e Azerbajxhanit. Njohja nga Jerevani gjithashtu vuri në pah se si Palestina është bërë faktor në marrëdhëniet Azerbajxhan-Turqi.

Protestues propalestinezë në Turqi e kanë sulmuar zyrën e kompanisë shtetërore azerbajxhanase të naftës, SOCAR. Gjatë një takimi së voni mes liderëve të dy vendeve, Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se ai kishte diskutuar me Aliyev për “agresionin e Izraelit në Gazë”.

Azerbajxhani në njoftimin e vet për takimin e njëjtë qartazi nuk e përmendi Lindjen e Mesme.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev (djathtas) takohet me homologun e vet izraelit Isaac Herzog, në Baku, maj 2023.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev (djathtas) takohet me homologun e vet izraelit Isaac Herzog, në Baku, maj 2023.

Përgjigja e Bakusë zyrtare dhe mediave proqeveritar ndaj vendimit të Armenisë për ta njohur shtetin palestinez ka qenë e goxha e heshtur. “Në përgjithësi, Azerbajxhani e gjeti veten në një pozitë goxha të rrezikshme” për t’i ruajtur marrëdhëniet e ngushta me Izraelin, njëkohësisht duke tentuar të merret me kritikat globale kundër ofensivës së Izraelit në Gazë, tha Shujaat Ahmadzada, një analist i pavarur me bazë në Baku.

Ofensiva e Izraelit në Gazë duket se i ka nxitur azerbajxhanasit të ndryshojnë qëndrim, duke treguar më shumë simpati për palestinezët, tha ai.

Derisa nuk ka të dhëna për këtë, “unë personalisht jam dëshmitar se si njerëzit pro-Izraelit në Azerbajxhan zakonisht janë kthyer kundër Izraelit në muajt e fundit”.

“Zor që dikush e mbështet haptazi Izraelin tani”.

Në këtë mjedis të ndjeshëm, “mendoj se strategjia më e mirë që ata [autoritetet azerbajxhanase] mund ta përdorin është të heshtin dhe ta shmangin vëmendjen”, tha Ahmadzada. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Inteligjenca ukrainase godet Brigadën e 155-të të Marinës Ruse në Lindjen e Largët

Trump: Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit

Ndihma tregtare e BE-së për vendet më të varfra nuk arrin objektivin

Një anije me refugjatë sudanezë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, të paktën 50 të vdekur

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e Ficos

TAGGED: #Armenia, #Njohja, #Palestina
Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump lejon Musk të kthehet në biznes pas mandatit DOGE

Kosova Times Kosova Times April 1, 2025
Trump do të shesë edhe telefonin e tij celular T1: Specifikimet dhe çmimi i tij janë të njohura
City në sulm, kërkon katër lojtarë të Girona-s
Daçiq nesër me ambasadorin rus pas lajmit se do të jetë kryeministër
Qyteti i parë italian ka ndaluar pirjen e duhanit jashtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?