By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OVL kërkon shkarkimin e Bashës
August 28, 2025
Joaquin Phoenix dhe Brad Pitt do të prodhojnë një film për një vajzë të vrarë nga ushtria izraelite
August 28, 2025
Foto reportazh: Kievi pas sulmit rus
August 28, 2025
Rusia pas sulmit vdekjeprurës në Kiev: Jemi të interesuar për bisedime paqeje
August 28, 2025
BE-ja thërret të dërguarin rus pas dëmtimit të misionit në sulmin në Kiev
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell: Dialogu ka nevojë për guxim, vizion dhe vullnet politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Borrell: Dialogu ka nevojë për guxim, vizion dhe vullnet politik
Ballina 1Lajme

Borrell: Dialogu ka nevojë për guxim, vizion dhe vullnet politik

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 10:17 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Shefi i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Josep Borrerll, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë është thelbi i angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se për të arritur deri këtu duhet guxim, vizion dhe vullnet politik dhe se BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë në këtë proces.

Borrell, në një shkrim në EEAS, tha se BE mbetet e përkushtuar për të ndihmuar, por në fund, ajo ka nevojë për guximin, vizionin dhe vullnetin politik të liderëve të të dyja palëve.

“Është e domosdoshme të zhbllokohet një e ardhme evropiane për të dy, dhe të forcohet siguria dhe stabiliteti në rajon”, tha  ai.

Tutje Borrell foli për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, pas emërimit të MIrallsav Lajçakut si emisar të BE-së.

“Fillimisht kemi avancuar në kapituj të ndryshëm të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse gjatë verës së vitit 2020. Megjithatë, dinamika të ndryshme politike në rajon dhe një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më kompleks përkon me kriza, tensione dhe përshkallëzime të shumta”,potencoi Borrell.

Ai foli edhe për sfidat që e përcolli dialogun gjatë vitit 2023.

“Momentet më të rrezikshme ndodhën në maj të vitit 2023, kur protestat në veri të Kosovës u shndërruan në të dhunshme duke lënë të plagosur më shumë se 90 paqeruajtës të KFOR-it”, tha Borrell, teksa vuri në pah edhe sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, me çrast u vra një oficer i Policisë së Kosovës, ku u zbulua një arsenal tronditës i armatimit të shkallës ushtarake.

“Megjithatë, përkundër këtyre sfidave dhe vështirësive, takimet, vizitat dhe thirrjet tona të shumta kanë kontribuar edhe në hapa të rëndësishëm përpara, të cilët nuk duhen harruar. Dialogu ka sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve në Kosovë dhe Serbi”, tha Borrell.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së foli edhe për të arriturat e procesit të dialogut Kosaovë-Serbi.

“Por më e rëndësishmja, ne arritëm të arrijmë të ashtuquajturën Marrëveshje të Ohrit për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj në shkurt dhe mars 2023. Arritja e një marrëveshjeje të tillë në kohën e një lufte të paprecedentë në shkallë të gjerë në kontinentin tonë, ishte një arritje e rëndësishme”, tha ai.

Si pjesë e kësaj Marrëveshjeje, theksoi Borrell, ishte edhe çështja e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, një nga çështjet më të ndjeshme në Dialog.

Më tej Borrell foli për takimin e javës që lamë pas në mes të Kurtit e Vuçiqit, që sipas tij nuk solli ndonjë përparim në zbatim.

“Aktualisht, qëndrimet e dy palëve mbeten shumë larg njëri-tjetrit. Megjithatë, puna do të vazhdojë: ‘Kryenegociatorët e Palëve’ ranë dakord të vijnë në Bruksel javën e ardhshme për të përpunuar hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes”, tha ai.

Për procesin e dialogut, pritjet e saj në të ardhmen Borrell tha se lehtësimi i BE-së nuk mund të arrijë më shumë normalizim sesa dëshiron Kosova dhe Serbia.

“Pas disa muajsh, njerëz të ndryshëm do të jenë në krye të kësaj dosjeje në Bruksel, por pritshmëritë e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve Anëtare të tij nuk do të ndryshojnë. Angazhimet dhe obligimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të largohen”, tha ai.

“Në fund, duhet guxim, vizion dhe vullnet politik. BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë në çdo hap gjatë rrugës”, tha Borrell.

You Might Also Like

OVL kërkon shkarkimin e Bashës

Gjendet i vdekur gjykatësi Avdullah Mecinaj

Murati kritikon opozitën për mosvotimin e Rashiqit

Basha për Aliun: Çmoj kontributin e tij, pakënaqësitë janë të natyrshme

Simiq: Po shkelet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit

TAGGED: #Dialogu Kosovë - Serbi, #Josep Borell
Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Italia në prag të formimit të Qeverisë së re

Kosova Times Kosova Times October 21, 2022
Shogun fitoi 18 çmime Emmy, duke përfshirë Seritë e jashtëzakonshme Drama
Integrimi evropian në fokus të samitit Bërdo-Brioni
Katër fëmijë të lënduar në sulmin me thikë në Francë
Austria realizon fitoren e parë në Euro 2024, e mposht Poloninë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?