By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Demokratët përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Biden pas thirrjeve për tërheqje nga gara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Demokratët përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Biden pas thirrjeve për tërheqje nga gara
Ballina 2Rajon / Botë

Demokratët përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Biden pas thirrjeve për tërheqje nga gara

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 10:54 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Udhëheqës të lartë demokratë përjashtuan të dielën mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë, pas një paraqitjeje të dobët në debat, ndërsa u bënë thirrje anëtarëve demokratë që të përqendrohen në pasojat që do të kishte fitorja e presidencës nga republikani Donald Trump.

Pas shkëmbimit të akuzave disa ditore lidhur me paraqitjen e zotit Biden dhe rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, udhëheqësit demokratë kundërshtuan me vendosmëri thirrjet që partia e tyre të përzgjidhte një kandidat më të ri për të konkurruar në garën presidenciale.

Presidenti 81-vjeçar, Joe Biden, e kaloi të dielën në vendpushimin presidencial “Camp David” me pjesëtarë të familjes, ku e ardhmja e tij politike mund të ketë qënë një nga temat e bisedimeve.

Ndërsa vazhdojnë thirrjet që zoti Biden të tërhiqet nga gara, një anketë pas debatit, nga rrjeti televiziv CBS, tregon një rritje nga 36% në muajin shkurt në 46% tani të demokratëve që besojnë se zoti Biden nuk duhet të kandidoj për president.

“Fatkeqësisht, e vërteta është se Biden duhet të tërhiqet nga gara, për të mirën e vendit, të cilit i ka shërbyer në mënyrë kaq të admirueshme për gjysmë shekulli”, shkruante të dielën në editorialin e saj gazeta “Atlanta Journal-Constitution”, duke theksuar si të nevojshme daljen e tij në pension.

“Absolutisht jo”, tha Senatori Raphael Warnok i Xhorxhias, i cili shihet si një nga demokratët e mundshëm për të zëvendësuar zotin Biden.

“Debate të dobëta ndodhin”, tha ai në emisionin televiziv “Meet the Press” të rrjetit NBC. “Pyetja qëndron se kur ka punuar Donald Trump-i për të tjerët, përveç vetes dhe njerëzve si ai? Unë jam me Joe Biden-in dhe është detyra jonë të sigurohemi që ai të fitojë në nëntor”.

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, i cili mund të bëhet kryetar vitin e ardhshëm nëse partia e tij siguron shumicën në nëntor, e pranoi paraqitjen e dobët të Presidentit Biden në debatin e parë me kandidatin republikan Donald Trump.

“Besoj se një pengesë nuk është asgjë më shumë se një shtysë për një rikthim të fuqishëm”, tha ai për rrjetin MSNBC. “Pra, momenti në të cilin jemi tani është një moment rikthimi dhe do të kërkojë mbështetjen tonë, të artikulojmë një mesazh largpamës se pse platforma demokrate është e pajisur më së miri për t’i trajtuar sfidat me të cilat përballet populli amerikan”.

Një tjetër figurë e lartë demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, James Clyburn, pajtohet. “Ai duhet të qëndrojë në këtë garë dhe duhet ta demonstrojë këtë përmes aftësive të tij për ta udhëhequr vendin”, tha ai për rrjetin CNN.

Republikanët i kritikuan ashpër pretendimet e demokratëve se paraqitja e dobët është diçka që ndodh.

“Ideja se Biden-i kishte një natë të keqe, nuk përbën thelbin. Ai ka pasur një presidencë problematike dhe një debat katastrofik”, tha për rrjetin CNN Senatori Lindsey Graham, republikan nga Karolina e Jugut.

Por gjatë debatit presidencial, kandidati Trump lëshoi një breshëri kritikash, shumë prej të cilave, të pavërteta të përsëritura prej shumë kohësh, mes tyre pretendimet për një valë krimesh nga emigrantët, se demokratët mbështesin vrasjen e bebeve të sapolindura dhe se ai në fakt i fitoi zgjedhjet e vitit 2020.

You Might Also Like

VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mustafa dhe Shala: Qeveria Kurti po e zhytë vendin në krizë, PDK propozon shfuqizimin e rivlerësimit për tatimin në pronë

Kosova Times Kosova Times January 30, 2023
Mbi 40 migrantë vdesin pas fundosjes së anijes në Mesdhe
Mediat ruse: Vuçiq intrigon për vizitën në samitin e BRICS
Një polic në Egjipt vret dy turistë izraelitë
Të martën tërheqja e shortit për edicionin e ri në Superligë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?