By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Heroi im!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Heroi im!
Opinion

Heroi im!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 4:40 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Viteve të fundit është bërë dukuri e shoqërisë tonë për t’u identifikuar me emra dhe personalitete të fushës së politikës dhe jo vetëm, duke u personifikuar me heroin e tyre të preferuar, duke publikuar foton e politikanit apo të ushtarakut të preferuar me mbishkrimin “Heroi im”!

Cilët janë heronjtë e kohës sonë?

Shtrohet pyetja, sa janë heronjtë e kohës së kaluar të denjë për rrethanat e kohës nëpër të cilën po kalojmë si komb dhe shoqëri njerëzore në përgjithësi?!

Secila periudhë kohore i ka heronjtë e vet me të cilët krenohet shoqëria jonë.

Përderisa në vitet e ’90-ta heronj të gjallë konsideroheshin minatorët dhe arsimtarët, aktivistët dhe veprimtarët e kohës, gjatë periudhës së luftës çlirimtare heronj të dashur dhe të çmuar për popullin ishin luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë ata që u përballen me pushtuesit serbosllav.

Heronj të kohës sonë konsiderohen të gjithë ata që bëjnë punë të mira për vendin pavarësisht pikëpamjeve ideologjike apo fetare, qofshin ata nga fusha e politikës, ekonomisë, biznesit, arsimit, kulturës, sportit, artit, etj.

Hero i kohës sonë konsiderohet secili person fizik që arrin të krijojë vende të reja pune për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime partiake!

Hero i kohës sonë konsiderohet secili mjek që i qëndron besnik betimit të Hipokratit!

Hero i kohës sonë konsiderohet secili arsimtar që punon me zell dhe përkushtim për edukimin e brezave të rinj!

Hero i kohës sonë konsiderohet secili njeri që mbron dhe kultivon kulturën e kombit të vet!

Hero konsiderohet secili mërgimtar që jeton në vend të huaj, por që edukon pasardhësit e vet në frymën e pastër kombëtare, duke ua trashëguar gjuhën, kulturën, traditat e bukura, doket dhe zakonet popullore!

Hero i kohës sonë është edhe bujku që e punon tokën e vet dhe nuk e len djerrinë!

Heroi më i madh i kohës sonë është ai që nuk e braktisë vendlindjen e tij!

Por, hero i kohës sonë është edhe politikani i ndershëm që i shërben me devotshmëri shtetit dhe i qëndron besnik elektoratit që e ka votuar!

Heronj të kohës sonë janë të gjithë analistët dhe gazetarët që nuk pranojnë të hyjnë nën grilat e qeverisë apo nën tutelën e të fortëve të politikës, të cilët në mënyrë besnike dhe të pavarur i shërbejnë shtetit dhe qytetarëve, duke u bërë forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i ndryshimeve të përgjithshme shoqërore, të shndërruar në zë plural për ta zbuluar lajmin edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga pushtetarët apo grupet e interesit, për ti bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im analitik!

T’i nderojmë dhe çmojmë heronjtë e epokës sonë!

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shqipëria e para në Evropë për rritjen e trafikut ajror, Kosova me rritje solide

Kosova Times Kosova Times October 30, 2022
Ndërsa zemërimi rritet për katastrofën hekurudhore në Greqi, mijëra u bashkohen protestave
Ahmeti: Kosova ka arritur të ndërtojë institucione të qëndrueshme
Pogba drejt rikthimit në fushë
Kaja Kalas dhe Marta Kos: BE shpreh keqardhje për vendimin e Ëndrrës Gjeorgjiane për të pezulluar negociatat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?