By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Projekti i ri ‘Burgu i Hapur’ në Çeki
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Projekti i ri ‘Burgu i Hapur’ në Çeki
Ballina 2Rajon / Botë

Projekti i ri ‘Burgu i Hapur’ në Çeki

Kosova Times
Last updated: 2024/06/30 at 6:26 PM
Kosova Times Published June 30, 2024
Share
SHARE

Projekti i një burgu të hapur në Republikën Çeke synon të ulë nivelin e lartë të përsëritjes së veprave penale. Republika Çeke ka nivelin më të lartë në Evropë të personave që shkelin sërish ligjin edhe pasi kanë vuajtur dënimin. Burgu i ri ofron aktivitete të ndryshme dhe liri më të madhe për t’i përgatitur personat që po vuajnë dënimin për jetën në liri.

Pas rrethimit të lartë me tela me gjemba, pranë burgut Jirice në veri të Pragës, ndodhet objekti i ri Burgu i Hapur.

Këtu nuk ka roje me armë. Të burgosurve u lejohet të lëvizin lirisht dhe të dalin nga qelitë për të bërë punët e tyre të përditshme.

Ata mund të kujdesen për një kopsht të vogël, mund të kultivojnë zarzavate dhe të kujdesen për kafshë të ndryshme.

“Një nga objektivat kryesore të burgut të hapur është të pakësojmë përsëritjen e veprave penale dhe t’i përgatisim të burgosurit për një tranzicion të butë drejt jetës civile. U paraqesim modele situatash me të cilat të burgosurit mësojnë se si të përballen”, thotë Hana Prokopova, drejtore e burgut të hapur.

Programi vazhdon prej gjashtë vitesh e gjysmë. I filluar në nëntor 2017, këtu gjenden 32 të burgosur. Si frymëzim shërbyen projekte të ngjashme në Norvegji, Finlandë dhe Gjermani. Këtu mund të pranohen të burgosurit të cilëve u kanë mbetur nga 6 deri në 18 muaj nga dënimi dhe të cilët do të ribëhen së shpejti pjesë e jetës civile.

Miroslav Horacek është përgjegjës për mirëmbajtjen e një kopshti të vogël dhe i ka mbetur edhe një vit nga dënimi i tij. Përpara kësaj ai e vuante dënimin në qelitë e seksionit B të burgut fqinj.

“Punojnë me ne që të përmirësohemi. Në seksionin B vetëm vuaje dënimin dhe dilje. Ndërsa këtu, përpiqen të të bëjnë njeri më të mirë përpara se të dalësh”, thotë zoti Horacek.

I burgosuri David Hejny ka përgjegjësinë të ushqejë lepujt. Ai gjithashtu kujdeset që kafazet e tyre të jenë të pastër dhe ushqimi të jetë i mjaftueshëm.

“Është mirë që të lejohet të kujdesesh për diçka. Është përgatitje për jetën përjashta, në veçanti nëse ke kafshë shtëpiake. Mund të përgatitesh pas një dënimi të gjatë. Është mirë që kujdesemi për kafshët këtu”, thotë zoti Hejny.

Krahas kafshëve si lamat, pallonjtë dhe pulat, këtu stërviten edhe qentë që do t’u vijnë në ndihmë të verbërve. Të burgosurit kanë përgjegjësinë e një pjese të stërvitjes së këtyre qenve.

“Është një përgjegjësi e madhe që e ndaj me kolegun tim. Kujdesemi për qentë. U japim informacion, i ushqejmë, u mësojmë komandat. Që tani binden kur u thuhet të ulen, të shtrihen dhe të zgjasin putrën”, thotë i burgosuri Vkastimil Krulis.

Ky burg i hapur është i vetmi i këtij lloji në Republikën Çeke. Rreth 300 të dënuar kanë kaluar përmes këtij projekti. Drejtuesit thonë se shumica e tyre janë integruar tashmë me sukses në shoqëri. Rastet e shkeljes së ligjit nga persona të dënuar më parë në Republikën Çeke janë më të lartat në Bashkimin Evropian.

“Puna jonë me të dënuarit është shumë intensive dhe individuale dhe ka pasur efekt pozitiv. Në gjashtë vitet që kemi monitoruar rastet e përsëritjes së veprave penale, i kemi mbajtur ato në nivelin 16-17%”, thotë zonja Prokopova.

Sipas kriminalistit Petra Zemanova, përgatitja e të burgosurve për jetën civile është jetike.

“Nëse një i dënuar rikthehet në jetën civile pas vuajtjes së dënimit dhe lihet t’i marrë vendimet i vetëm, ai ka gjasa të larta për ta shkelur ligjin sërish dhe për t’u rikthyer në burg. Përsëritja e veprave penale nuk është problem kryesisht i sistemit të burgjeve, por i sistemit të drejtësisë dhe i kujdesit për të dënuarit e liruar”, thotë zoti Zemanova.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

TAGGED: #Burgu i Hapur, #Çeki, #Projekt i ri
Kosova Times June 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Tiramisu klasike: Ky version i ëmbëlsirës italiane me fistikë është – i papërmbajtshëm

Kosova Times Kosova Times November 5, 2025
Hoti: Në Qeverinë Kurti asgjë s`është punuar, miliona euro janë zhvlerësuar nga inflacioni
Zelensky tha se ai i ofroi Sllovakisë kompensim për ndalimin e furnizimit me gaz rus
Biden urdhëron fillimin e negociatave me Rusinë për armët bërthamore në hapësirë
Qendra e mbikqyrjes bllokoi mediat e lidhura me Prigozhine: Kush mendon se Putini do ta lërë të qetë Boss Wagner?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?