By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çipa: Mbetet gjeniali i letërsisë shqipe. Emancipoi shoqërinë përmes fjalëve, mbarti me dekada ‘Shqipërinë e mendimit’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çipa: Mbetet gjeniali i letërsisë shqipe. Emancipoi shoqërinë përmes fjalëve, mbarti me dekada ‘Shqipërinë e mendimit’
Lajme

Çipa: Mbetet gjeniali i letërsisë shqipe. Emancipoi shoqërinë përmes fjalëve, mbarti me dekada ‘Shqipërinë e mendimit’

Kosova Times
Last updated: 2024/07/01 at 10:25 AM
Kosova Times Published July 1, 2024
Share
SHARE

Drejtori i News 24 Aleksandër Çipa tha se ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë është një lajm i pikëlluar për të gjithë shqiptarët.

Çipa theksoi se Kadareja mbetet gjeniali i letërsisë shqipe. Sipas Çipës, Kadare emancipoi shoqërinë përmes fjalëve si dhe fitoi çmime prestigjoze ndërkombëtare në SHBA, Gjermani, Izrael etj.

Aleksandër Çipa: Ismail Kadare vlerësohet edhe në arenën ndërkombëtare. Kadare i ofroi lexuesit shqiptar emancipimin përmes fjalëve. Kadare mbetet gjeniali i letërsisë shqipe. Ai në veprat e tij shprehu edhe disidencën ndaj regjimit komunist. Kadare ishte shkrimtari që emancipoi shoqërinë përmes fjalës, qoftë në poezi, në ese ose në prozë. Ai më 1996 u bë anëtar i Akademisë të Shkencave Morale dhe Politike të Francës, akademi që është e famshme për autoritetin e saj, që ka pjesëtar 50 personalitete të rëndësishme globale.

Shkrimtari Kadare fitoi çmime botërore, duke iu imponuar ndërkombëtarëve, ai fitoi çmimin Asturias, ai ka marrë çmime të rëndësishme në SHBA, Gjermani, Izrael, që vijnë për shkak të peshës së madhe të veprave të tij. Kadare e mbarti me dekada të tëra Shqipërinë e mendimit. Në jo pak raste, mediat europiane e kishin Kadarenë si busull orientuese, sidomos për problemet ballkanike.

Me Kadarenë kemi folur për letërsinë shqipe. I kam thënë se në veprat e tij nuk kam vënë re detin, si dhe i kam thënë se nuk kam parë të trajtuar çështjen e Himarës. Nuk ka shkrimtar tjetër si Ismail Kadare që të jetë interpret i çështjes tonë kombëtare. Letërsia e tij për Kosovën ndihmoi në njohjen ndërkombëtare dhe e çoi zërin e Kosovës në Europë dhe më gjerë. Kosova ka qenë gjithmonë në veprat e shkrimtarit Ismail Kadare. Në momente të caktuara, Kadare sillte drejtpeshime të çështjes kombëtare. Po ashtu, Ismail Kadare, sjell në vëmendje të shqiptarëve jetën e arbërve, parardhësëve të tyre, me qëllim që të bëjë me dije se shqiptarët janë komb vital. Kadare ishte mik dhe pritës në kancelaritë europiane, kryesisht në Paris. Të veçantë Kadarenë e bëri talenti i tij, që është krahasuar me Kafkën, me Eskilin. Ismail Kadare ishte një miniërë krijimtarie. Ai spikati në të gjitha lëmitë e krijimtarisë, lëvroi edhe esenë, edhe novelat. Ai ishte pohues i të vërtetave dhe këtë e thoshin autoritete të vendeve me peshë botërore. Ismail Kadare me të drejtë tha që Shqipëria ka kapacitetet e Nobelëve të vet si Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, Martin Camaj etj. Sa i përket Nobelit, edhe Nikos Kazanzaqis nuk e mori këtë çmim, por sërish ai mbetet i vlerësuar. E rëndësishme është që marrëdhënia e Ismail Kadaresë me lexuesin botëror është ndërtuar. Sa duket, Kadare ka ndjekur idenë globale, që njeriu sa është i ri, tenton të ikë nga vendlindja, ndërsa kur rritet dhe kalon eksperienca në vende të tjera, dëshiron që jetën ta mbyllë në vendlindje. Shkrimtari Kadare është personalitet i madh i letërsisë, doja t’i shprehja ngushëllime dhe mirënjohje zonjës së tij Helena Kadare, pasi u kujdes për një gjeni të letrave, që dha shumë për shqiptarët.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times July 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shefi i NATO-s: Situata fragjile në Kosovë dhe përparimi i dobët në dialog, po na shqetësojnë

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Greva pezullohet deri në janar
Të paktën dy të vdekur në Zaporizhja
Pushoni në Odessa: çfarë ofrohet dhe me çfarë çmimi
E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve MË: 12 MAJ 2024 NË ORA: 23:21
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?