By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Evropë: Kërcënim për sulm të mundshëm terrorist ndaj bazave amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Evropë: Kërcënim për sulm të mundshëm terrorist ndaj bazave amerikane
Ballina 2Rajon / Botë

Evropë: Kërcënim për sulm të mundshëm terrorist ndaj bazave amerikane

Kosova Times
Last updated: 2024/07/01 at 9:18 PM
Kosova Times Published July 1, 2024
Share
SHARE

Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Evropën janë në gatishmëri të shtuar, pasi informacioni i fundit nga inteligjenca amerikane i paralajmëroi ata për një sulm të mundshëm terrorist që synon objektet apo personelin.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes e konfirmoi lajmin të hënën për Zërin e Amerikës se bazat ushtarake në të gjithë Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) janë paralajmëruar për një sulm të mundshëm.

Zyrtari nuk dha detaje për përmbajtjen e informacionit që nxiti rritjen e masave të sigurisë. Ndërkaq zyrtarë që merren me antiterrorizmin, nga shumë vende, kanë paralajmëruar për kërcënim në rritje, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me Olimpiadën e ardhshme Verore në Paris.

Një deklaratë e publikuar të hënën nga EUCOM-i tregon se masat e shtuara të sigurisë janë rezultat i një kombinimi faktorësh.

“Rritja e gatishmërisë nuk lidhet me një kërcënim të vetëm, por nga shqetësimi i ngritur nga një mori arsyesh të kombinuara si ngjarjet e mëdha duke përfshirë Kampionatin Evropian të futbollit dhe Lojërat Olimpike, së bashku me një kërcënim në rritje të sulmeve të mundshme nga individë të këqij kundër objektivave të ndryshëm joushtarake në Evropë”, thuhet në deklaratë.

EUCOM-i “këshillon personelin në Evropë të tregojë kujdes në çdo kohë, të raportojë aktivitetin e dyshimtë, të ndjekë këshillat për udhëtim që jep Departamenti i Shtetit dhe të ndërmarrë masa të shtuara për zbutjen e rrezikut personal”.

Zyrtari amerikan i mbrojtjes theksoi se ushtria “po ndërmerr hapa shtesë për t’u siguruar që trupat amerikane të janë të kujdesshme si gjatë aktiviteteve të punës ashtu edhe gjatë aktiviteteve personale.”

Një raport i publikuar muajin e kaluar nga firma e sigurisë kibernetike ‘Recorded Future’ paralajmëroi se pavarësisht rrezikut të lartë të sulmeve kibernetike, kërcënimi më i madh për Lojërat Olimpike të Parisit mbetet mundësia e sulmeve terroriste.

Autoritetet franceze kanë ndërprerë tashmë të paktën dy komplote terroriste. Në njërin nga rastet, i dyshuari 18-vjeçar u akuzua për komplot për të kryer një sulm në emër të Shtetit Islamik, në një prej stadiumeve që do të përdoret për garat olimpike.

Zyrtarët e lartë amerikanë të antiterrorizmit kanë pranuar gjithashtu se organizata terroriste Shteti Islamik, gjithashtu i ka shtuar aktivitetet gjatë muajve të fundit.

Pjesa më e madhe e shqetësimit është përqëndruar në degën afgane të grupit, të njohur si IS-Khorasan.

“Si ISIS-i ashtu dhe ISIS-Khorasani … kanë shfaqur aftësi dhe qëllim për të kryer operacione jashtë vendit”, tha zëvendës këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare Jen Daskal në një konferencë kundër terrorizmit në Omaha të Nebraskës, javën e kaluar.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Christine Abizaid, paralajmëroi gjithashtu për aktivitetin e shtuar të IS-Khorasan-it, në muajin maj.

“Kjo aftësi e veprimtarisë globale të ISIS-it, edhe pa patur nën kontroll një territor, aftësia për të arritur, përmes internetit, një rrjet mbështetësish, disa prej të cilëve do të kryejnë sulme, është mjaft shqetësuese”, tha ajo në një konferencë sigurie në Doha.

Zonja Abizaid më tej e quajti aftësinë e IS-Khorasan-it për të forcuar praninë në Afganistan si “aftësinë më të rëndësishme që kemi parë në rrjetin global të ISIS-it, në tre vitet e fundit”.

Grupi ‘IS-Khorasan’ mori përgjegjësinë për sulmin e janarit në një shërbim përkujtimor në Kerman të Iranit. Sulmi mori jetën e rreth 90 njerëzve. Ai mori përsipër gjithashtu edhe sulmin e marsit në një sallë koncertesh në Moskë që vrau më shumë se 140 njerëz.

Zyrtarët amerikanë të antiterrorizmit kanë ngritur gjithashtu shqetësime se ‘IS-Khorasan-i’ është bërë më i aftë në përdorimin e rrjeteve kriminale transnacionale dhe rrjeteve të kontrabandës me qenie njerëzore, duke treguar interesim për dërgimin e mundshëm të operativëve të tij në Shtetet e Bashkuara

You Might Also Like

VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

TAGGED: #Bazat amerikane, #Evropë, #Kërcënim, #Sulm i mundshëm terrorist
Kosova Times July 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kievi thotë se forcat e tij kanë avancuar më thellë në Rusi

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Tiranë, Kuvendi në tryezë me institucionet e pavarura për reformat dhe integrimin
Kërcënenohet ambasadori Hil pas vizitës së tij në Fakultetin Filozofik në Novi Sad
Zelensky i lodhur dhe acaruar në Ankara: “Ne e dimë se SHBA dhe disa partnerë evropianë nuk e duan Ukrainën në NATO”
Për ditët e nxehta: Cheesecake me çokollatë me aromë menteje që nuk piqet, por ftohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?