By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismail Kadare dhe qyteti i tij i lindjes Gjirokastra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Ismail Kadare dhe qyteti i tij i lindjes Gjirokastra
Lajme

Ismail Kadare dhe qyteti i tij i lindjes Gjirokastra

Kosova Times
Last updated: 2024/07/01 at 7:22 PM
Kosova Times Published July 1, 2024
Share
SHARE

Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, banorët shprehën hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur shqiptar. Në shtëpinë ku lindi zoti Kadare, që tani është kthyer në muze, vizitorët thanë se lajmi ishte shokues, por vepra e shkrimtarit të shquar mbetet për t`u përcjellë nga të gjithë brezat. Bashkëkohës të Kadaresë thonë se Gjirokastra mori famë të përbotshme prej krijimtarisë së Kadaresë, ashtu si edhe shkrimtari mori shumë nga qyteti i gurtë ku lindi dhe kaloi fëmijërinë.

Në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare flamuri kombëtar u përkul, ndërsa banorët e Gjirokastrës e pritën të shokur lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit.

Thanas Dino një mik i hershëm i Ismail Kadresë tha se lajmi ishte i papritur. “Ndërsa Kadare po bëhej gati të shkonte në shtëpinë verore për pushime morëm lajmin e hidhur”, tha Dino

Zoti Dino tha se “Ismail Kadare ishte një njeri që të jepte ekuilibër. Kadare kishte një dashuri të brendshme të thellë dhe interesohej shumë për njerëzit, pavarësisht se ishte krijuar një perceptim se ai ishte indiferent”, tha zoti Dino.

“Po të ishe me Ismailin ekuilibroheshe. Mua më dukej se ishte një njeri që i jepte ekuilibër tërë shoqërisë, gjithë vendit. Figurat e mëdha janë si orientimi nga malet, si ato Farat në det që orientojnë lundërtarët.”

Zoti Dino thotë më tej se Gjirokastra dhe Kadare janë të lidhur pazgjidhmërisht.

“Ismaili është një shkrimtar i këtij formati , i këtij lloji se është nga Gjirokastra. Shiko dimensionet e Gjriokastrës, një qytet i dendur dhe i ngjeshur dhe i lartë. Mendja e tij është një Gjirokastër e vogël dhe vepra e tij është kështu. Në qoftë se ai do ishte nga një qytet tjetër do bënte një letërsi tjetër. Vepra e Kadaresë është pjellë e këtij qyteti, fat i madh”.

Vepra letrare e Kadaresë tani do marrë një peshë edhe më të madhe , thotë zoti Dino.

“Është një humbje shumë e madhe, një ditë që mendonim se nuk do vinte jo unë dhe njerëzit e letërsisë por vetë kombi shqiptar mendonte që s`do vinte kjo ditë. Por tani kaq fuqi kemi dhe mendoj se vepra e tij do marrë një peshë më të madhe, tani do kërkohet më shumë ai dhe do orientohemi më shumë peej tij. Ky është nderimi më i madh që mund t`i bëhet nëj shkrimtari dhe një figure të madhe”.

Ndërsa Cezar Kotoni thotë se që kur ishte i vogël lexonte me endje veprat e Kadaresë. Cezari që ka pasur takime të shpeshta me shkrimtarin thotë se Kadare interesohej gjithmonë për gjërat e çuditshme të Gjirokastrës.

Në shtëpinë e lindjes që tani është kthyer në muze vizitorët e pritën sot të shokuar lajmin thotë Bruno Pjetri, udhërrëfyes.

Dy turistë spanjollë tek vizitonin shtëpinë thanë se kanë lexuar disa nga veprat e Kadaresë. “Ai ishte një shkrimtar i madh dhe po lë pas një vepër të madhe. E mësuam nga fqinja e shtëpisë këtu që Kadare sot u nda nga jeta, jemi shumë të mërzitur”.

Engjëll Serjani gazetar thotë se Gjirokastra ka pjesën vet të çmuar në veprat e Kadaresë që nga romani “Kronikë në gur” dhe deri tek romani më i fundit “Darka e gabuar”.

“Kadareja i dha një emër të madh Gjirokastrës jo vetëm në hapësirat shqiptare por në të gjithë botën me rreth mbi 50 përkthime të veprave të tij, pjesën më të madhe të të cilave me ngjare dhe episode që vijnë nga ky qytet i veçantë”, thotë zoti Serjani.

Në shtëpinë e shkrimtarit erdhi sot edhe mjeshtri i polifonisë gjirokastrite Roland Cenko për të përcjellë motivet e dhimbjes por edhe fjalët e zemrës për shkrimtarin e shquar.

Kadare ia dhuroi shtëpinë lindjes qyteti të gurtë gati 30 vite më parë dhe ajo pret tani me mijëra vizitorë.

Në një nga vizitat e tij atje në oden e shtëpisë ku lindi, Kadare tha se ulej në një stol të vogël dhe shkruante, tek një dritë e bukur hynte nga dritarja…

You Might Also Like

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi

Ndryshime në Teatrin Kombëtar, Sheremeti largohet, Basha ushtruese detyre

TAGGED: #Gjirokastra
Kosova Times July 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Bielamowicz: Kryediplomatja gjermane foli qartë për regjimin e Beogradit

Kosova Times Kosova Times December 6, 2023
A ka lind nana djalë serbit rrymën që ja ndalë!?
Sot prezantohen rezultatet e çmimeve të pronave banesore
Moskuptime
Qeveria ende pa vendim për Komisionin për verifikimin e diplomave serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?