By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nis patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë
Ballina 1Lajme

Nis patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/01 at 7:11 PM
Kosova Times Published July 1, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë do të punojnë së bashku për garantimin e sigurisë së qytetarëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik.

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato priti në Morinë, Drejtorin e Policisë Rrugore të Kosovës Jeton Rexhepi dhe patrullat e para të Policisë Rrugore të Kosovës që do patrullojnë me kolegët e Policisë Rrugore shqiptare, në Rrugën e Kombit, Lezhë, Shëngjin dhe Durrës.

Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Altin Qato tha se “sot është dita e parë dhe jemi duke prezantuar shërbimet e përbashkëta, të cilat do të patrullojnë në Rrugën e Kombit, në Lezhë dhe Durrës, ku është edhe fluksi më i madh qytetarëve nga Kosova si në sezonin turistik, por edhe gjatë gjithë vitit”.

“Patrullimet konsistojnë në rritjen e parametrave të sigurisë, por edhe në menaxhimin e trafikut, pasi ka fluks të qytetarëve nga Kosova që frekuentojnë zonat turistike të Shëngjinit, Velipojës dhe Durrësit”, tha Qato.

Qato bëri të ditur se “periudha e sezonit turistik veror që përkon me këtë periudhë kryesisht korriku gushti, është një periudhë shumë e ngarkuar për Policinë Rrugore, pasi kemi një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh. Sipas analizës që kemi bërë ne si polici rrugore janë rreth 1 200 000-1 300 000 mjete qarkullojnë në akset rrugore, kryesisht në akset që lidhin me zonat turistike, kështu që ka nevojë për një menaxhim më të mirë nga shërbimet e Policisë Rrugore së pari për rrugë të sigurta dhe së dyti për menaxhimin e trafikut aty ku kemi ne pengesa që për shkak të fluksit të madh të mjeteve, krijojnë radhë të gjata në trafik, ka momente dhe bllokime”.

Prandaj, vijoi Qato, si detyrë parësore ne kemi sigurinë, por një rol të veçantë merr dhe menaxhimi i trafikut për të shmangur bllokimet në akset rrugore.

“Për këtë ne kemi bërë një plan të detajuar. Kemi bërë një detajim të të gjithë shërbimeve dhe të gjithë pikave kryesore ku janë problematikat, qofshin këto njolla të zeza që janë për aksidente rrugore dhe njollat e kuqe ku kemi rëndesë trafiku. Shërbimet e Kosovës bashkë me shërbimet tona do konsistojnë kryesisht në këto njolla, ku dhe prezenca e Policisë do jetë me e dukshme. Ne vazhdimisht e kemi përmendur që shërbimi i Policisë Rrugore prioritet ka sigurinë rrugore, asnjëherë ndëshkimin, por kur të ketë shkelje të dukshme është më se i natyrshëm ndëshkimi, pasi prioritet është jeta e përdoruesve të rrugës. Pandaj i bëjmë thirrje çdo qytetari dhe çdo përdoruesi të rrugës, që gjatë sezonit turistik të jetë i vëmendshëm në respektimin e të gjitha normave të përdorimit të rrugës, pasi jeta është më e rëndësishme se gjithçka, dhe të jenë të vëmendshëm edhe për të shmangur ato akse rrugore dhe oraret ku ka trafik të rënduar”, theksoi Qato.

Kurse Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës tha se “Policia e Kosovës ndër vite ka ofruar mbështetje sidomos gjatë sezonit turistik, referuar numrit të qytetarëve që kalojnë pushimet. Por, tashmë Shqipëria është bërë vizitë ditore për qytetarët e Kosovës dhe për këtë qëllim do të ndikojmë përmes njësive tona patrulluese në rritjen e sigurisë rrugore, sidomos në zonat ku ka më shumë trafik”.

“Tani kur po flasim që do të ketë ngarkesa, kërkoj nga ata të jenë shumë tolerantë, sidomos në lokacione të segmentet rrugore ku mund të ketë kolona apo vargje automjetesh. Gjithashtu, kërkoj nga ata që të përdorin rripin e sigurisë gjatë lëvizjes dhe në të njëjtën kohë mos të përdorin telefonin mobil gjatë vozitjes. Duke respektuar rregullat fillimisht do të jenë më të sigurt për veten, familjet e tyre dhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor. Ju dëshirojmë edhe kësaj vere të kalojnë sa më mirë që është e mundur në pushimet të cilat do t’i kaloni në Shqipëri”, tha Rexhepi.

Policia e Shtetit e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës ranë dakord më 8 qershor përmes një memorandumi bashkëpunimi të organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e vendit tonë gjatë periudhës qershor-shtator 2024.

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

TAGGED: #Patrullim i përbashkët, #Policia e Kosovës, #Policia e Shqipërisë
Kosova Times July 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjykata pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë, LBK kërkon anulimin e plotë

Kosova Times Kosova Times June 24, 2025
Policia jugkoreane merr përgjegjësinë për tragjedinë në festën e Halloween-it
Rusia po humbet partnerin e saj më të madh në Azinë Qendrore
Koreja e Jugut e miraton ligjin që e ndalon tregtinë e mishit të qenit
Shtetet zotohen se do të punojnë për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?