By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagime ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për imunitetin e ish-presidentit Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Reagime ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për imunitetin e ish-presidentit Trump
Ballina 2Rajon / Botë

Reagime ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për imunitetin e ish-presidentit Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/07/01 at 9:28 PM
Kosova Times Published July 1, 2024
Share
SHARE

Në vendimin historik të së hënës, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara deklaroi për herë të parë se ish-presidentët mund të kenë imunitet nga hetimet, për të paktën një pjesë të veprimtarisë së tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjykata e riktheu gjithashtu çështjen tek gjykata e nivelit më të ulët për të shqyrtuar më tej nëse elementët thelbësorë të padisë në Uashington ndaj ish-Presidentit Donald Trump kanë të bëjnë apo jo me veprimtarinë zyrtare të tij gjatë kohës që ishte në detyrë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë ka shkaktuar reagime të forta. Në vazhdim një përmbledhje e disa prej këtyre qëndrimeve.

Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve

Hakeem Jeffries, udhëheqës i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se demokratët do t’i përgjigjen vendimit të gjykatës me “një mbikëqyrje agresive dhe aktivitet legjislativ”, nëse fitojnë sërish shumicën në nëntor.

Hakeem Jeffries
Hakeem Jeffries

“Hartuesit e Kushtetutës synonin një demokraci të qeverisur nga shteti ligjor dhe me miratimin e popullit amerikan”, tha përmes një deklarate ligjvënësi Jeffries. “Ata nuk donin që vendi ynë të qeverisej nga një mbret, apo monark që do të vepronte me pandëshkueshmëri të plotë”.

Zyrtarët e fushatës elektorale të Presidentit Biden

Ekipi elektoral i Presidentit Joe Biden u shpreh në një deklaratë se vendimi i Gjykatës së Lartë “nuk ndryshon faktet” për ngjarjet e 6 janarit 2021.

http://199.192.21.43/2024/07/01/gjykata-e-larte-per-imunitetin-e-zotit-trump-presidentet-gezojne-imunitet-per-aktet-zyrtare-jo-per-ato-jo-zyrtare/

“Le të jemi shumë të qartë për ato çfarë ndodhën më 6 janar: Donald Trump-i shpërtheu pasi humbi zgjedhjet e 2020-ës dhe inkurajoi turmën që të përmbysnin rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratën e ekipit elektoral të Presidentit Biden. “Trump-i po kandidon për president tashmë si një i dënuar për vepra penale, për të njëjtën arsye që qëndroi duarkryq ndërsa turma sulmoi dhunshëm Kapitolin: ai mendon se është mbi ligjin dhe është i gatshëm të bëjë çdo gjë për ta marrë pushtetin dhe për ta mbajtur atë për veten e tij”.

Deklarata e akuzon ish-presidentin se “ka dalë gjithnjë e më shumë nga kontrolli” që nga sulmi ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan dhe se Presidenti Biden do të sigurohet që amerikanët do t’i refuzojnë “njëherë e mirë” këtë nëntor përpjekjet e zotit Trump për të rimarrë pushtetin.

Ish-oficeri i policisë i plagosur më 6 janar

Ish-oficeri i policisë së Kapitolit, rreshteri Aquilino Gonell, i cili u plagos nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump gjatë sulmit të 6 janarit 2021, tha se vendimi i së hënës i Gjykatës së Lartë se ish-presidentët gëzojnë një nivel imuniteti nga hetimet, është “shumë zhgënjyes”.

Zoti Gonell ndodhej përpara Gjykatës së Lartë ndërsa u njoftua vendimi. Ai e kritikoi vendimin për ta rikthyer çështjen në gjykatën e nivelit më të ulët, duke e vonuar kështu më tej procesin gjyqësor me akuzat ndaj ish-presidentit për planifikimin e përmbysjes së humbjes në zgjedhjet e vitit 2020.

Aquilino Gonell
Aquilino Gonell

“Me çfarë po luhet, përveçse me vonimin e të pashmangshmes, që është se Donald Trump-i duhet të përballet me pasojat?”, shtron pyetjen zoti Gonell.

Zoti Gonell, i cili tashmë po bën fushatë për Presidentin Joe Biden, u rrah rëndë gjatë sulmit ndaj Kapitolit. Ai u tërhoq nga shërbimi në polici në vitin 2022 për shkak të lëndimeve.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor

Gjykatësja Sonia Sotomayor pati radhën të hënën për të paraqitur argumentet kundërshtuese në opinionin e pakicës së anëtarëve të gjykatës.

Që në fillim, ajo u shpreh qartë se: “Për shkak se Kushtetuta jonë nuk e mbron një ish-president nga përgjegjësitë për veprime penale apo tradhti, unë jam kundër”.

Ajo bëri pauza në disa momente dhe në momente të tjera theksoi secilën fjalë. Gjatë një prej kritikave për shumicën konservatore, gjykatësja Sotomayor citoi disa nga themeluesit e Amerikës dhe tha se “interesante që historia ka rëndësi, apo jo?”.

Sonia Sotomayor
Sonia Sotomayor

Ajo i ktheu pastaj sytë drejt audiencës në sallë dhe tha: “vetëm këtu jo”.

Gjatë një tjetër kritike dramatike, gjykatësja Sotomayor tha se: “Ironike, apo jo? Njeriu i ngarkuar për zbatimin e ligjeve, tani mundet thjesht t’i shkelë ato”.

Ajo i kritikoi ashpër vendimet e shumicës së gjykatësve si “krejtësisht të pambrojtshme” dhe se e vinin presidentin në nivelin “e një mbreti mbi ligjin”.

Drejtuesi i shumicës demokrate në Senat

Chuck Schumer, udhëheqës i i shumicës demokrate në Senat e kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë si “një vendim i turpshëm”, i marrë me ndihmën e tre gjykatësve të emëruar nga vetë ish-Presidenti Trump.

Chuck Schumer
Chuck Schumer

“Dëmton besueshmërinë e Gjykatës së Lartë dhe sugjeron se influenca politike mbizotëron mbi gjithçka tjetër në gjykatat tona sot”, tha Senatori Schumer në rrjetin X.

Senatori nga shteti Kënektikat

Senatori demokrat Richard Blumenthal e quajti vendimin e Gjykatës së Lartë “një vendim qartazi politik”, që synon ta mbrojë ish-Presidentin Trump me “një mbrojtje ligjore që nuk e gëzon asnjë qytetar tjetër”.

“Kjo është një licencë për autoritarizëm”, tha senatori demokrat nëpërmjet një deklarate të hënën.

—

Pas dhënies së këtij vendimi, Gjykata e Lartë mbyll sesionin e punës dhe pritet të mblidhet sërish në muajin tetor.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

TAGGED: #Donald Trump, #Gjykata e Lartë, #Imuniteti, #Reagime
Kosova Times July 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet

Kosova Times Kosova Times February 2, 2023
Afganistani me teprica të mjaltit
Horoskopi ditor për 4 nëntor
Nisin takimet dypalëshe
Osmani: UÇK dëshmoi shpirtin dhe guximin e paepur për lirinë tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?