By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Del strategjia e re e mbrojtjes sociale, BE: standarde evropiane dhe pa korrupsion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Del strategjia e re e mbrojtjes sociale, BE: standarde evropiane dhe pa korrupsion
Ballina 2Rajon / Botë

Del strategjia e re e mbrojtjes sociale, BE: standarde evropiane dhe pa korrupsion

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 6:48 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë autoritetet publikuan sot strategjinë e re të mbrojtjes sociale për 5 vitet e ardhshme, që synon të mbështesë fëmijët, gratë, të rinjtë dhe familjet në vështirësi.

Diplomatë dhe donatorë perëndimorë kërkuan, gjatë një konference të përbashkët, arritjen e standardeve evropiane për mbrojtjen sociale, larg korrupsionit, dhe punësim për të rinjtë, si një mjet kryesor në luftën kundër varfërisë dhe pabarazive.

Përmes skemave të mbështetjes financiare, strategjia e re e mbrojtjes sociale deri në vitin 2030 publikuar sot synon zbutjen e varfërisë për njerëzit në nevojë si dhe përmirësimin e jetesës së personave me aftësi të kufizuara, për t’i mbrojtur ata nga rreziqet dhe krizat.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, tha se anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me përshtatjen e ligjeve evropiane, por edhe me besimin në vlerat e përbashkëta si bashkëjetesa e drejtë shoqërore, duke vendosur njeriun në qendër të çdo kujdesi, si të drejtat e tij njerëzore, kushtet e punës dhe mbrojtjen sociale.

“Si kudo në Evropë, edhe qytetarët shqiptarë presin të kenë shërbime publike cilësore, të arritshme, efikase dhe pa korrupsion. Qëllimi është të ngrihet një sistem bashkëkohor i mbrojtjes sociale, me përfitime të njëjta për gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe sidomos për ata më të pambrojturit, që janë në rrezik, me paaftësi të ndryshme në qytete dhe zona të largëta. BE mbështet këtë strategji me financim të drejtpërdrejtë, duke nxitur politikat kundër papunësisë, duke mbështetur punësimin e të rinjve, mbrojtje sociale, shkollim, shërbime punësimi për grupet në rrezik, në varfëri dhe në përjashtim social”, tha ambasadori i BE-së Gonzato.

Autoritetet shqiptare të kësaj fushe pohuan se strategjia e re është një udhërrëfyes në fushën e mirëqenies sociale, me synimin që askush të mos mbetet pas, por kushdo të mund të ngrejë një jetë në mirëqenie, në kushte të barabarta pa dallim gjinie, statusi ekonomik e social apo bindjesh politike.

“Kemi një dokument që do të shërbejë për zbutjen e varfërisë si dhe fuqizimin e mëtejshëm shoqëror, ekonomik e politik edhe të grave. Strategjia e re kombëtare për mbrojtjen sociale 2024-2030 është ambicioze dhe sjell disa risi, të cilat do të kontribuojnë drejt vizionit tonë të përbashkët”, tha zonja Koçiu.

Në strategjinë e publikuar sot sigurohet mbrojtje për fëmijët në radhë të parë, si dhe vajza e djem, burra e gra, që të përballin sfida e vështirësi nga aftësitë e kufizuara e deri te varfëria dhe përjashtimi social.

“Mbrojtja sociale është një e drejtë njerëzore, dhe nuk ka të bëjë me bamirësinë, dhembshurinë, por lidhet me parimet themelore të barazisë dhe mosdiskriminimit, pjesëmarrjen, transparencën dhe llogaridhënien. Strategjia e re flet drejtpërdrejt për qëllimet kryesore si fundi i varfërisë, barazia gjinore, dhe një seri problemesh të tjera dhe jemi të kënaqur që autoritetet angazhohen përmes kësaj strategjie, që të trajtojnë këto çështje në vazhdim”, thotë koordinatorja e përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.

Sipas përfaqësuesit të UNICEF-it në Shqipëri, Murat Shahin, kjo strategji e re është fillimi për më shumë ecuri në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, sepse ajo sjell një vizion të fuqishëm sa i takon mbështetjes së fëmijëve si dhe kujdesit për ta

“Ne shpresojmë të vendoset modeli i BE-së për garantimin e fëmijëve për të trajtuar varfërinë dhe përjashtimin social, dhe ky është një fillim i ri për vendin”, tha zoti Shahin. Ai kujtoi se nga viti 2015 Garancia Evropiane për Fëmijët përmban programe të investimeve për ta, për t’iu larguar varfërisë dhe përjashtimit social, kujdes shëndetësor dhe shkollim falas, si dhe mbështetje shtesë gjatë fëmijërisë së tyre.

Shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja sociale marrin afërsisht gjysmën e buxhetit të shtetit shqiptar, shpenzimet publike për mbrojtjen sociale, siç pohojnë autoritetet, kanë një̈ prirje për t’u rritur, ndërsa shkalla e varfërisë është në rënie.

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të personave me aftësi të kufizuar në rrezik për varfëri dhe përjashtim social.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #BE, #Mbrojtja sociale, #Standarde evropiane dhe pa korrupsion, #Strategjia e re
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ka ndërruar jetë ish-diplomati jugosllav Budimir Lonçar

Kosova Times Kosova Times September 1, 2024
Marinari u shpëtua nga ujërat e Qipros pesë orë pasi ra nga anija mallrash
Scholz: Duhet përshpejtuar dëbimi i migrantëve që u është refuzuar azili
Milosheviq: “Vuçiq, Dodik dhe SPC na kanë kthyer me sukses në mesjetë”. Serbia duhet të njohë gjenocidin në Srebrenicë
NZZ: Diktatet në çështjen e Kosovës nuk funksionojnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?