By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së
July 19, 2025
Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s
July 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 korrik 2025
July 19, 2025
Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët
July 19, 2025
Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Historiku i shënimit të 2 Korrikut në Bokshiq!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Historiku i shënimit të 2 Korrikut në Bokshiq!
Opinion

Historiku i shënimit të 2 Korrikut në Bokshiq!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 2:43 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Nuk jam lokalist, por kësaj radhe përmes këtij rrëfimi personal dëshirojë, që të gjithë qytetarëve të vendit t’ju urojë nga zemra, gëzuar 2 Korriku 1990-Dita e Lindjes së Republikës së Kosovës, gurëthemelit të shtetit tonë.

Organizim spontan i 2 Korrikut në Bokshiq

Sot e 34 vite më parë, me të marr lajmin për shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga delegatët shqiptarë dhe jo serbë para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës, ne banorët e fshatit Bokshiq u tubuam spontanisht në shitoren e fshatit “Blini”, me ç’rast e festuam Pavarësinë e Kosovës deri në orët e vona të pasdites. Ishin ato çastet më të gëzueshme që i përjetuam në një festim të përbashkët me vëllazni, fqinj dhe kushërinj.

Në fytyrën e secilit prej nesh vërehej gëzimi i pa përshkruar më fjalë, ku dominonin emocionet plot shpresa për ardhmëri. Cakërrimi i gotave përcillej me urimin, “E gëzofshim për jetë e mot pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Ky ishte momenti më madhështorë i një festimi të përbashkët në një lokalitet të vogël, por me ndjenjë të madhe të atdhedashurisë, të respektit të ndërsjellë dhe fqinjësisë së mirë, i trashëguar brez pas brezi nga të parët tonë në fshatin Bokshiq, të fshatit simbol dhe bastion i rezistencës kundër pushtuesve serb në komunën e Klinës.

Organizimi i turnirit tradicional për 2 Korrikun

Që nga përvjetori i parë i 2 Korrikut, në fshatin Bokshiq për çdo vit kemi organizuar turnir në futboll të vogël. E filluam turnirin e parë me 2 korrik 1991 me vetëm 6 ekipe pjesëmarrëse, të dytin me radhë me 14 ekipe, ndërsa në turnirin e tretë të radhës me 2 Korrik 1993 i kishim 36 ekipe pjesëmarrëse nga komuna e Klinës, por edhe nga komunat tjera si; Gjakova, Deçani dhe Istogu.

Ishte ky njëri nga turnirët më të mëdha deri atëherë të organizuara në komunën e Klinës, ishte ky turniri më mirë i organizuar ndonjëherë në këto anë.

Çdo gjë kishte shkuar mirë sipas planit të organizatorit, filluar nga shpërndarja e njoftimeve për turnir, pritjen dhe regjistrimin e ekipeve, organizimi i mirë i ndeshjeve me gjyqtarë (refer) profesional e deri të ndarja e shpërblimeve simbolike për ekipet fituese dhe lojtarët më të mirë të turnirit.

Pas përfundimit të turnirit, organizatori kishte marrë falënderime dhe përgëzime të sinqerta nga ekipet pjesëmarrëse, tek të cilat, mënyra e organizimit dhe pritja vëllazërore kishin lënë mbresa të veçanta tek secili pjesëmarrës në këtë turnir tradicional të futbollit të vogël.

Vlen për të theksuar se, ky turnir i futbollit ishte bërë halë në sytë e pushtuesve serb. Pas shpërndarjes së njoftimeve për mbajtjen e turnirit nëpër lokalet shqiptare në komunën e Klinës, në Stacionin Policor në Klinë u ftuan për “biseda informative” disa nga pronarët e lokaleve shqiptare, të cilët ishin pyetur se kush qëndron pas këtij organizimi!?

Nisur nga ky fakt, nga organizatori ishte përgatitur plani rezervë në rast të pengimit të turnirit nga policia pushtuese serbe. Kur jemi në këtë segment, ishte një mobilizim i jashtëzakonshëm i aktivit FR të LDK së dhe fshatit në përgjithësi.

Nuk është e tepërt të thuhet, se për mbarëvajtjen e këtij turniri, kontribut të çmuar kishin dhënë të gjithë të rinjtë e Bashkësisë Lokale të Grabanicës, pa e anashkaluar as nëndegën e LDK-së, e cila ishte e gatshme të ndihmojë në të gjitha aspektet për mbrojtjen e turnirit nga ndonjë sulm eventual i pushtuesve serb.

Meqenëse isha iniciator i parë për organizimin e turnirit për 2 Korrik, unë Florim Zeqa e mora edhe përgjegjësinë morale dhe juridike dhe isha i gatshëm që të ballafaqohem me të gjitha konsekuencat që mund të vinin nga pushteti okupues i asaj kohe.

Nga distanca kohore ndjehem krenarë për organizimin e tre turnirëve radhazi të Futbollit të Vogël në fshatin e lindjes për nder të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, por edhe i zhgënjyer njëkohësisht që kjo nismë e mbarë nuk vazhdoj tutje në shtetin e lirë, të pavarur dhe sovran!

Florim ZEQA, 2 Korrik 2024, Orsago (Itali)

You Might Also Like

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët

Kosova Times Kosova Times February 19, 2025
Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare
Bislimi: Panairi, mundësi për tërheqjen e investitorëve të rinj
Messi vazhdon me formë e mirë, dy asiste në barazimin e Inter Miami
La Liga u përgjigjet kritikave: Mesazhi më i mirë është të mos ndalemi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?