By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli shkatërroi një rrjet trafikantësh armësh, u sekuestruan 74 armë
June 5, 2025
Takim i madh i NATO-s, tema kryesore do të jenë shpenzimet e mbrojtjes
June 5, 2025
Trump u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA
June 5, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit
June 5, 2025
Durrës, markohet shtegu “Falëza e Kishës-Kalaja e Kepit të Rodonit”
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor
Rajon / Botë

Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 6:07 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet t’i grumbullojë 1.2 miliardë euro për investime.

KE-ja tha se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellës dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza dhe në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë euro përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

The Investment Plan for the Western Balkans is delivering.

It strengthens regional connections with quality infrastructure & brings us closer together.

These investments, along with reforms and access to our Single Market, will prepare our partners’ economies to join our Union.… pic.twitter.com/b0hBscD9Cm

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 2, 2024

Sipas njoftimit, investimet e reja do të zhvillohen bazuar në tri prioritete të Planit të Investimit: Rindërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës së ujësjellësve dhe kanalizimeve në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë; progresi në infrastrukturën hekurudhore në Korridorin 10, me lidhje të shpejtë ndërmjet Beogradit dhe Velika Plana, që mundëson qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave në rajon; si dhe mbështetje për sektorin e biznesit në rajon.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar me këtë rast se plani i investimit për Ballkanin Perëndimor në vlerë 30 miliardë euro është përmbushur me një paketë të re prej 1.2 miliardë euro.

“Kjo forcon lidhjet rajonale me infrastrukturë cilësore dhe na sjell më afër njëri-tjetrit, gjë që është synimi ynë. Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor po e ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane. Këto investime, bashkë me reformat e nevojshme dhe me qasjen në Tregun tonë të Përbashkët, do t’i përgatisin ekonomitë e partnerëve tanë për t’iu bashkuar bllokut”, tha ajo.

Komisioni Evropian miratoi Planin e Investimit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, i cili përfshin periudhën 2021-2027. Kjo paketë synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë, të përshpejtojë transformimin e gjelbër dhe digjital dhe të inkurajojë bashkëpunimin dhe konvergjencën rajonale me BE-në.

Plani mbledh deri në 3 miliardë euro investime, duke përfshirë 9 miliardë euro grante të BE-së nëpërmjet IPA III, gjatë një periudhe shtatëvjeçare. Nga kjo shumë, 5 miliardë euro janë dedikuar përmes Planit të Investimeve Ekonomike për rajonin.

Deri më tani, BE-ja ka miratuar programe për grumbullimin e deri në 17.5 miliardë euro investime në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve, duke përfshirë 5.4 miliardë euro në formën e granteve të BE-së.

You Might Also Like

Europoli shkatërroi një rrjet trafikantësh armësh, u sekuestruan 74 armë

Takim i madh i NATO-s, tema kryesore do të jenë shpenzimet e mbrojtjes

Trump u ndalon qytetarëve të 12 vendeve hyrjen në SHBA

Axhendat Nderkombetare

Trump pezullon vizat për studentët e huaj që planifikojnë të ndjekin studimet në Harvard

TAGGED: #Ballkani Perëndimor, #Investime, #Komisioni Evropian, #Paketa e gjashtë
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

“Lidhja e Prizrenit” dhe “Drita” mbrojnë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në pingpong

Kosova Times Kosova Times October 23, 2022
Lirohen edhe 22 tifozë të tjerë kroatë nga burgjet greke
Kajtazi: Të vërtetohet origjina e aparatit gjurmues, sepse çdo vonesë diskrediton AKI-në
Manovrat ligjore të BE-së për t’i mbajtur figurat ruse në listën e zezë
Kurti – Rama: Mospajtime politike a inate personale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?