By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Së paku 105 të vrarë nga ikja në rrëmujë në një ngjarje fetare në Indi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Së paku 105 të vrarë nga ikja në rrëmujë në një ngjarje fetare në Indi
Rajon / Botë

Së paku 105 të vrarë nga ikja në rrëmujë në një ngjarje fetare në Indi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 6:17 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Së paku 105 njerëz, shumë prej të cilëve gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën nga ikja në rrëmujë gjatë një tubimi të madh në një ngjarje fetare në veri të Indisë, njoftuan zyrtarët të martën.

Pjesëmarrësit kishin nxituar për t’u larguar nga një tendë e improvizuar pas një ngjarjeje me figurën hinduse Bhole Baba, raportuan mediat lokale. Ato i cituan autoritetet të kenë thënë se temperaturat e larta dhe mungesa e ajërit brenda tendës, mund të kenë qenë shkaktarë.

Zyrtari i lartë i policisë në Utar Pradesh, Shalabh Mathur, konfirmoi se 105 njerëz humbën jetën, ndërsa 84 të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital.

Një grua ngushëllohet teksa vajton pasi djali i saj vdiq nga ikja në rrëmujë në një festival fetar në Indi, 2 korrik 2024.
Një grua ngushëllohet teksa vajton pasi djali i saj vdiq nga ikja në rrëmujë në një festival fetar në Indi, 2 korrik 2024.

Rrëmujat vdekjeprurëse janë të zakonshme nëpër festivalet fetare në Indi, ku turma të mëdha mblidhen në hapësira të ngushta dhe pa masa të duhura të sigurisë.

Zyrtari policor Rajesh Singh tha se me gjasë festivali fetar në fshatin Hathras, rreth 350 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Utar Pardeshi, Luknou, u mbipopullua.

Fillimisht u raportua se rreth 15.000 njerëz ishin mbledhur për këtë ngjarje, e cila kishte leje t’i pranonte vetëm rreth 5.000 njerëz.

“Njerëzit filluan të bien njëri mbi tjetrin. Ata të cilët u shtypën në turmë, vdiqën”, tha dëshmitari Shakunatala Devi për Press Trust të agjencisë së lajmeve të Indisë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe tha se Qeveria e tij po punon me autoritetet shtetërore për t’u siguruar që të lënduarit të marrin ndihmën mjekësore.

Autoritetet në Utar Pradesh thanë se kanë nisur një hetim për ta gjetur shkaktarin e këtij incidenti.

Në vitin 2013, pelegrinët që po e vizitonin një tempull gjatë një festivali të njohur hindus në Madhia Pradesh, e shtypën njëri-tjetrin nga frika se një urë do të shembej. Së paku 115 vdiqën nga shtypja apo pas rënies në lum.

You Might Also Like

VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale

Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”

Putini e gjeti veten në një situatë të pazakontë: Një robot kërceu para tij, gjithçka monitorohej nga truprojat

Meloni tërbohet pasi salcat belge shiten si italiane në parlamentin e BE-së

Lufta hibride e Rusisë në Evropë po përshkallëzohet. “Jemi vetëm pak minuta larg një incidenti me shumë vdekje”

TAGGED: #105 të vrarë, #Ikja në rrëmujë, #Indi, #Ngjarje fetare
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Rama: Shqipëria, në vëmendjen e të gjithëve në panairin `FITUR 24`

Kosova Times Kosova Times January 24, 2024
Erdogan ia dorëzon Ukrainës luftëtarët e kapur të Azov, në kundërshtim me marrëveshjen me Putinin
Dr. Lulzim Kamberi shpjegon dorëheqjen nga pozita e Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë
Irani e konsideron aksident “fatkeq” vdekjen e një gruaje në mbajtje
FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?