By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Dita e Holokaustit,Osmani: Angazhohemi për të mos harruar kurrë të kaluarën
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Google nuk arrin objektivin për uljen e emetimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Shkencë > Google nuk arrin objektivin për uljen e emetimeve
Ballina 2Shkencë

Google nuk arrin objektivin për uljen e emetimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/03 at 6:16 PM
Kosova Times Published July 3, 2024
Share
SHARE

Kompania “Google”, e cila ka një plan ambicioz kundër ndryshimeve klimatike, nuk iu afrua aspak objektivave të saj vitin e kaluar, sipas një raporti vjetor të kompanisë publikuar të martën. Në vend që të zvogëloheshin, emetimet e kompanisë u rritën me 13% në vitin 2023. Konsumi total i energjisë për gjigandin e teknologjisë është më shumë se dyfishuar që nga viti 2019. “Google” ia atribuon këtë rritje përdorimit të inteligjencës artificiale dhe kërkesës nga qendrat e ruajtjes së të dhënave.

Tre vjet më parë, kompania “Google” njoftoi një plan ambicioz për të trajtuar ndryshimet klimatike duke thënë se do të reduktonte në maksimum lëshimin e gazrave të dëmshme, deri në vitin 2030.

Por një raport i fundit i publikuar nga kompania tregon se është shumë larg arritjes së këtij qëllimi. Në vend që të uleshin, emetimet e kompanisë u rritën me 13% në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë. Po t’i krahasosh shifrat me vitin 2019, emetimet janë rritur me 48%.

“Google” përmendi përdorimin e inteligjencën artificiale (AI) dhe kërkesën e lartë të energjisë elektrike që qendrat e ruajtjes së të dhënave kërkojnë për këtë proces. Dhe procesi për përfitimin e energjisë elektrike në mënyrë tradicionale lëshon emetime të gazrave të dëmshëm si dioksidi i karbonit dhe metani, që ngrohin planetin.

Disa ekspertë thonë se qendrat që ruajnë të dhënat e kompanisë “Google” po zgjerohen me shpejtësi nga kërkesa e lartë për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Kjo do të thotë se një qendër për ruajtjen e të dhënave me nevojat e saj për energji elektrike mund të vonojë mbylljen e një termocentrali që djeg lëndë djegëse fosile. Ato kërkojnë linja transmetimi të tensionit të lartë dhe kanë nevojë për sasi të konsiderueshme uji për të qëndruar të freskëta. Këto qendra janë gjithashtu të zhurmshme. Një tjetër faktor është se këto qendra janë ndërtuar në ato vende ku energjia elektrike është më e lirë, jo gjithmonë aty ku burimet e rinovueshme, si era dhe dielli, janë burim kyç i energjisë.

“Ne duhet të kuptojmë se nëse po përdorim më shumë energji elektrike për të bërë diçka, ajo duhet të vijë nga burime të rinovueshme dhe me karbon të ulët sa më shumë që të jetë e mundur. Por ne gjithashtu duhet të shtrojmë pyetjen, cili është përfitimi që marrim nga kjo qendër e të dhënave apo a është përdorimi i inteligjencës artificiale në dobi të njerëzimit?”, thotë Amanda Smith, nga organizata “Drawdown”.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kërkesa për energji elektrike mund të dyfishohet deri në vitin 2026 nga qendrat për ruajtjen e të dhënave nga kompanitë teknologjike.

Edhe kompania “Microsoft” tha se nga qendrat e ruajtjes së të dhënave emetimet u rritën me 29.1%, nga niveli bazë i vitit 2020. Kompanitë e teknologjisë thonë se përdorimi i inteligjencës artificiale, si ChatGPT, nuk po shkakton pjesërisht ndryshimin e klimës përmes emetimeve, por gjithashtu po ndihmon edhe në adresimin e këtyre problemeve.

“Ne jemi ende duke mësuar se si mund ta përdorim inteligjencën artificiale për të zgjidhur disa probleme, të ketë një përdorim të mirë. Pra është e rëndësishme për të kuptuar se me përdorimin e inteligjencës artificiale ne nuk rrisim vetëm emetimet, por ajo mund të shërbejë edhe si një forcë që ul ndikimin në ndryshimet e klimës. Është në dorën tonë se si e përdorim”, thotë Amanda Smith, organizata “Drawdown”.

Emetimet e firmës Google u rritën vitin e kaluar pjesërisht sepse u rrit edhe konsumi total i energjisë; deri në 25,910 gigavat orë, më shumë se dyfishi i orëve të energjisë së konsumuar vetëm katër vjet më parë.

Një gigavat-orë është përafërsisht energjia që lëshon një termocentral që furnizon disa qindra mijëra familjeve në një orë. Kompania “Google” po ashtu njoftoi se është rritur edhe përdorimi i energjisë së rinovueshme.

You Might Also Like

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Amerika njoftoi një strategji të re mbrojtëse. Evropa mbetet e vetme

Axhenda ndërkombëtare

NATO dëshiron mbrojtje “të automatizuar” përgjatë kufijve me Rusinë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

TAGGED: #Google, #Objektiva, #Ulja e emetimeve
Kosova Times July 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Finalja e Kupës zyrtarisht do të luhet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Tifozët kroatë sulmohen në Mal të Zi: Ka persona të dyshimtë nga Beogradi
Skena të tmerrshme nga Greqia pas stuhisë: Binte shi për më shumë se 16 orë, ura u shemb plotësisht
Vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të unazës qendrore, në qarkore njëkahëshe në Kryeqytet
Kaiserschmarrn është një ëmbëlsirë tradicionale austriake e ngjashme me petullat, por me përgatitje më të thjeshtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?