Në Tiranë po zhvillohen ceremonia shtetërore dhe homazhet në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare .
Pas ceremonisë shtetërore e Lamtumirës, kortezhi është nisur në drejtim të varrezave të Tufinës.
Rama: Nën hijen e Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit ishte këtu kishte ardhur më parë
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në homazhet që u zhvilluan në nder të kolosit të letrave të gjuhës shqipe Ismail Kadare, i cili u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore.
Rama e konsideroi Kadarenë si një “shqiptar të botës” njësoj si Nënë Tereza dhe se po “largohet nga kjo botë i mbrojtur nga humanistja shqiptare”.
“Nën hijen e Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit ishte këtu kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizi dot prej aty me erdhi bashkë me foton e kësaj skene që po montohej për shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty. Nuk ka më mirë. Askujt nuk do ti shkonte në mëndje rastësia që solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që I takon botës, asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që I takon botës. Duke e pas njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur Ismaili symbyllur do të ndihej I marrë nën mbrojtje nga ata që se donin”, tha Rama.
Ismail Kadare do të prehet në Tufinë, por kryeministri Edi Rama tha se kjo do të jetë e përkohshme pasi ai meriton banesën e tij të fundit. Ceremoni me kërkesë të bashkëshortes Helena Kadare do të të jetë vetëm familjare në Tufinë, ndërsa të gjitha nderimet e shtetit do përmbyllen me momentin e përcjelljes së kortezhit.
Kryeministri Rama sqaroi edhe dilemat se kush do të ishte banesa e fundit e shkrimtarit që e donte e gjithë bota. “Sa e mora vesh që vdiq e mendova pashmangshmërinë e përgatitjes së ceremonialit, bashkë me pamundësinë për të shmangur përfshirjen për këtë tubim, fjalim, më është bërë si pullë poste që nuk më ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit me shkallën më të lartë të “Urdhrit të Legjinionit të Nderit nga vetë presidenti I Francës, Macron në Pallatin Brigadave. Qysh se filluan të merrnin jetë komisioni i posaçëm shtetëror i ceremonialit funebër dhe paralelisht përplasjet e opinioneve në skenë e prapaskenë për këtë dhe në vendvarrimin e tij u ndjeva personazh I kurthit të fundit letrar të Ismail Kadaresë. Unë, si nëpunësi në pallatin e ëndrrave. Kërkohej një varr, kush mundej thoshte të vetën si në një garë të vetëshpallur ethesh letrare ku ai apo ajo që do të gjente vendin ideal për gropën e trupit të pajetë të autorit të Gjeneralit të ushtrisë së vdekur dhe komisionit të festës do të siguronte dhe vendin më pranë tij në botën tjetër. Kërkohej një varr, kush mundej thoshte të vetën si në një garë të vetëshpallur ethesh letrare ku ai apo ajo që do të gjente vendin ideal për gropën e trupit të pajetë të autorit të Gjeneralit të ushtrisë së vdekur dhe komisionit të festës do të siguronte dhe vendin më pranë tij në botën tjetër.
Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesën e fundit që të jetë vetëm e tija jo bashkë me dëshmorët, ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte gjëkundi dëshirën për të rënë dëshmor, jo bashkë me vëllezërit Frashri që ishin ndër të paktët që ai donte dhe respektonte, jo te fusha e Kryeministrisë pasi një vend nuk i mban bashkë të gjallët me të vdekurit dhe se kur mendoj që Ismaili ikte sa mundte nga vendet ku mblidheshin njërës, kjo do ishte ti imponohej bashkë me vdekjen edhe një dënim fatal”, tha Rama.
Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, ka mbërritur dhe arkëmorti me trupin e pajetë të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Arkëmorti shoqërohej nga truproja e Gardës së Republikës së bashku me vajzat e Kadaresë. Ndërsa bashkëshortja e të ndjerit, është shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në ceremoni po marrin pjesë edhe liderët nga Kosova.
Homazhet për Ismail Kadarenë, Begaj: Lamtumirë, i madhi ynë!
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe në nder të shkrimtarit të shquar shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, në ceremoninë shtetërore të lamtumirës së fundit të organizuar në Tiranë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i shoqëruar nga Zonja e Parë, vendosi kurorën me lule pranë arkëmortit të mbuluar me flamurin e Shqipërisë.
Presidenti i Republikës shënoi në librin e ngushëllimeve vlerësimet për “Nderin e Kombit”.
“Shqipëria dhe shqiptarët përcjellin sot për në panteonin e përjetësisë gjeniun e tyre të letrave, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Falë talentit të rrallë dhe ndërgjegjes patriotike, Ismail Kadare fitoi për së gjalli statusin e privilegjuar të emancipuesit shoqëror dhe atij identitet. Novator në stil, si dhe në gjuhë, së bashku me Nënë Terezën, ai u shndërrua në emblemën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve të kohëve moderne. Ismail Kadare do të përkujtohet gjithmonë me nderim si promovues, si askush tjetër, i krenarisë kombëtare, veçanërisht i orientimit evropian të kombit shqiptar. Lamtumirë, i madhi ynë!”: thuhet në mesazhin e Presidentit Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj.