Ai, në një postim në Twitter, tha se BE-ja e dënon me vendosmëri plagosjen e dy të rinjve serbë dhe ka kërkuar nga autoritetet e vendit të hetojnë plotësisht rastin.

“BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të ushtrohet. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano.

Njëri nga të plagosurit është 11-vjeç kurse tjetri 21. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra. /Kosovatimes/