By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sondazhi: Një në tre demokratë mendon se Biden duhet të dalë nga gara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sondazhi: Një në tre demokratë mendon se Biden duhet të dalë nga gara
Ballina 2Rajon / Botë

Sondazhi: Një në tre demokratë mendon se Biden duhet të dalë nga gara

Kosova Times
Last updated: 2024/07/03 at 8:24 AM
Kosova Times Published July 3, 2024
Share
SHARE

Një në tre demokratë mendon se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet t’i japë fund garës së tij për rizgjedhje, pas debatit të javës së kaluar me kundërkandidatin republikan, Donald Trump, por gati asnjë demokrat tjetër nuk performon më mirë se Biden në një përballje hipotetike me Trumpin, tregon një sondazh i agjencisë së lajmeve Reuters dhe kompanisë së kërkimeve Ipsos.

Sondazhi dyditor që u mbyll të martën, zbuloi se Trump, 78 vjeç, dhe Biden, 81 vjeç, ruajnë mbështetjen e 40% të votuesve të regjistruar.

Dita e zgjedhjeve është më 5 nëntor.

Ndër emrat e demokratëve kryesorë të vënë para të anketuarve, vetëm Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit demokrat, Barack Obama, ia kaloi Bidenit dhe doli në epërsi me 50% mbështetje, kundrejt Trumpit me 39%.

Zëvendëspresidentja Camala Harris, për shembull, mori 42% mbështetje, kundrejt Trumpit me 43%.

Michelle Obama, autore e librit më të shitur në vitin 2018 “Becoming”, ka thënë vazhdimisht se nuk do të garojë për presidente.

Rreth 32% e demokratëve në sondazh kanë thënë se Biden duhet të heqë dorë nga gara për rizgjedhje pas debatit të 27 qershorit.

Në atë debat, Biden ka belbëzuar gjatë gjithë kohës dhe nuk ka arritur t’i sfidojë sulmet e Trumpit, të cilat, në shumë raste, kanë përfshirë pretendime të rreme.

Vetë Biden ka pranuar se nuk ka pasur paraqitje të mirë gjatë debatit me Trumpin, por ka thënë se rizgjedhja e tij “do ta shkatërronte demokracinë”.

Ai është zotuar se do të mbetet në garë.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

TAGGED: #Joe Biden, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times July 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fillon takimi Osmani-Kasanof

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
U.d. Kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim për integritetin e zgjedhjeve
Normalizimi i dhunës që mund të çojë në vrasje
Lavrov tha se grupi BRICS po shqyrtonë krijimin e një monedhe të përbashkët
Mehmeti: Vendimet e BQK-së, rrisin sigurinë e investitorëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?