By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A po shkelet kodi shkencor dhe etik gjatë ceremonive të varrimeve?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > A po shkelet kodi shkencor dhe etik gjatë ceremonive të varrimeve?
Ballina 1Lajme

A po shkelet kodi shkencor dhe etik gjatë ceremonive të varrimeve?

Kosova Times
Last updated: 2024/07/03 at 11:06 PM
Kosova Times Published July 4, 2024
Share
SHARE

Hipokrati e dinte se truri i njeriut është një nga krijimet më komplekse, misterioze dhe në të njëjtën kohë një nga krijimet më të përsosura në univers.

Edhe pse në shumë kultura dallojnë ceremonitë e varrimit, një e përbashkët e të gjithave në aspektin shkencor e veçmas etik janë nderimet e fundit të ndjerit, që duhet të jetë në heshtje. Tek shqiptarët ceremonia e varrimeve është e veçantë ku marrin pjesë gjithë familjarët dhe miqtë e të ndjerit, ndryshe nga kultura të tjera ku dërgohen ftesat, shkruan Kosovatimes. Por pavarësisht kësaj të veçantë, nuk ka ndonjë rend gjatë ceremonisë së varrimit ku disa rrinë ulur sipas zakoneve fetare, disa në këmbë, jo rrallë dëgjohen biseda nga pjesëmarrësit, cingërima të telefonave e kështu më radhë, gjë që ka detyruar njëfarë forme hoxhallarët të marrin aparate zërimi gjatë lutjeve që i bëhet të ndjerit pas varrimit.

Nga këndvështrimi shkencor qetësia apo heshtja gjatë varrimit të akëcilit të ndjerë, duhet të jetë primar. Sipas disa hulumtimeve truri i njeriut vazhdon të funksionojë pas vdekjes, që nënkupton që i ndjeri e di kur është i vdekur. Shkencëtarët kanë zbuluar se për disa sekonda pasi zemra ndalon, aktiviteti i trurit vazhdon të funksionojë. Kjo u konstatua nga vdekja klinike e disa personave të cilët treguan e ishin plotësisht të vetëdijshëm për atë që po ndodhte me ta, sepse vetëdija e tyre ishte ende duke punuar. Provat sugjerojnë se i ndjeri mund të dëgjonte edhe atë që po ndodhte rreth tyre.

Dr. Sam Parnia dhe ekipi i tij në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Stony Brook në Nju Jork studiuan vetëdijen pas vdekjes duke studiuar pacientët me arrest kardiak në Evropë dhe SHBA. Gjatë hulumtimit sipas dr. Parnia, pacientët përshkruanin vëzhgimin e mjekëve dhe infermierëve në punë, zhvillimin e gjithë bisedës. Zakonisht kur zemra ndalon dhe truri përfundon punën e tij pothuajse menjëherë. Megjithatë, Parnia argumenton se korteksi, i njohur gjithashtu si “pjesa e të menduarit” gjithashtu ngadalësohet dhe ndalon, por qelizat e trurit mund të jenë ende aktive edhe disa orë pasi zemra është ndalur.

Në Kosovë kanë ndodhur qindra raste të shënuara të vdekjes klinike. Sipas përvojave në zhvillim sugjerojnë se truri tregon shenja të rimëkëmbjes elektrike për një orë në ringjalljen e vazhdueshme kardiopulmonare (CPR), sqaron dr Hysen Hyseni, anesteziolog-intensivist. “Kjo kohë midis arrestit kardiak dhe zgjimit mund të jetë një periudhë përvojash të gjalla për pacientin që po vdes përpara se të kthehet në jetë – një fenomen i njohur si vdekja e kujtuar. Kjo duhet të jetë një shtysë për të rritur përdorimin e pajisjeve që matin cilësinë e CPR dhe për të gjetur trajtime të reja për të rifilluar zemrën ose për të parandaluar dëmtimin e trurit, këshilluan ekspertët”, tha ai.

Sipas tij, dy lloje të aktivitetit të trurit mund të ndodhin kur CPR funksionon. E para, e quajtur ndërgjegjja e shkaktuar nga CPR, është kur një individ rikuperon vetëdijen gjatë arrestit kardiak. Shenjat e vetëdijes përfshijnë luftimin, rënkimin dhe hapjen e syve, shpjegoi dr Hyseni. Lloji i dytë është një perceptim i kthjelltësisë me rikujtim të ngjarjeve, tha ai. Pacientët që e përjetojnë këtë mund të krijojnë kujtime që mund t’i kujtojnë. “Ne nuk jemi të sigurt nëse kjo ndodh gjatë CPR ose ndërsa pacienti zgjohet gjatë kujdesit intensiv, ose se si truri i krijon këto kujtime, ose nëse janë kujtime të vërteta ose rastësi, por është e qartë se truri i formon ato gjatë procesit të vdekjes dhe rimëkëmbjes”, tha ai.

Ai thotë se te thënat religjioze dhe heshtja gjate ritit te varrimit nuk janë te rastësishme si duke, sepse ky civilizim mëson edhe nga mësimet e trashëguara te civilizimeve te kaluara te cilat kane përcjellë shume te dhëna dhe besëtytni edhe ne përvojat e ndryshme te cilat aktualisht janë te papajtueshëm si pasoj ose realitetit faktik ne forme te përjetësie te ndryshme gjate aktit te ndërrimit te jetës dhe vazhdimit ne jete te përtejme.

Etika në ceremoninë e varrimit përfaqëson rregullat e sjelljes së njerëzve të pranishëm në varrim, të cilët shkojnë për t’i bërë nderimet e fundit të ndjerit. Nga këndi fetar ka disa rregulla gjatë ceremonisë së varrimit që jo rrallë nuk respektohen në tërësinë e tyre.

Hoxha Drilon Ibrahim Gashi thotë se ceremonitë e varrimeve në Islam janë të strukturuara me disa rregulla dhe praktika që ndihmojnë në nderimin e të ndjerit dhe në ofrimin e ngushëllimit për familjen. Ai thotë se ceremonitë e varrimeve janë një pjesë e rëndësishme e praktikave myslimane dhe përfshijnë disa rite të caktuara. Disa prej tyre përfshijnë hedhjen e dheut: “Është një praktikë e zakonshme në shumë vende myslimane që familjarët dhe miqtë të hedhin dhe mbi varr pas vendosjes së trupit në varr. Ky akt simbolizon kthimin e njeriut në tokë, nga ku është krijuar”.

“Sipas traditave islame, ceremonia e varrimit duhet të kryhet me seriozitet dhe respekt. Është e rekomanduar që gjatë procesit të varrimit, pjesëmarrësit të jenë të qetë dhe të përmbajtur. Zhurmat e tepërta dhe bisedat e papërshtatshme nuk janë të rekomanduara, pasi kjo kohë është për reflektim dhe lutje për të ndjerin”, tha ai.

Pastori dr. Femi Cakolli nga Kisha Protestante –Bashkësia Ungjillore e Mesisë thotë se në kontekstin e krishterë Bibla fare askund nuk flet se si duhet të bëhet një ceremoni varrimi apo si duhet që njerëzit të sillen kur varroset një njeri. “Nga ana tjetër tradita krishtere varësisht se a është lindore, a është perëndimore, a është protestante, a është e ndonjë civilizimi të caktuar mënyrat e funeralit janë shumë e ndryshme. Këto tradita krishtere, që nuk kanë asnjë bazë në Bibël, janë mbështetur kryesisht në tradita të kombeve ose kulturave nga vijnë kishat. Pra bëhet fjalë që paganizmi ndikon edhe sot në shumë mënyra se si varroset një person pavarësisht besimi, dhe nuk po themi se kjo është diçka e dëmshme, por vetëm për të dëshmuar se jeta njerëzore është shumë-shumë më e vjetër sesa krishterimi e islami. Doket e vjetra popullore çdoherë kanë qenë më të forta sesa bindjet fetare”, tha ai. Cakolli thekson se në Kosovë ka kryesisht dy lloj traditash varrimi pavarësisht feve. “Në rrafshin e Dukagjinit dhe pjesën tjetër të Kosovës funeralet janë të dallueshme. Mua personalisht më pëlqen më shumë tradita ose elementet dukagjinase sepse kanë më shumë tradita dardane e ilire”. Sipas tij, qytetarët fare nuk dinë protokollin dhe marrin pjesë në funeral ashtu siç ata e shohin të udhës duke u nisur nga veshja, me qëndrimi, nga veprimet, nga fjalët, nga koha e pjesëmarrjes etj.

“Kujdesi për të dashurit tanë që nuk janë më me ne dhe zakonet që lidhen me varrimin e të ndjerit janë të vjetra sa qytetërimi. Përgjatë historisë, të gjitha kulturat dhe qytetërimet kanë pasur kujdes për të vdekurit e tyre dhe kanë zhvilluar zakone dhe ceremoni të ndryshme në lidhje me varrimin e të ndjerit. Megjithatë, të gjithë kanë tre gjëra të përbashkëta kur bëhet fjalë për kujdesin përfundimtar të të ndjerit. Këto janë një ceremoni funerali, një ritual ose rit, një vend i shenjtë për varrim ose formë tjetër të ruajtjes së eshtrave të të ndjerit dhe ruajtjen e kujtimit të të ndjerit”, tha ai./I.K/ Kosovatimes

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

TAGGED: #Ceremonia, #Respektimi, #Varrimi
Kosova Times July 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dita 3, PDK me parullë të re: Martinin as byroja se heton

Kosova Times Kosova Times February 10, 2023
Civilët i ndihmojnë ushtrisë ukrainase në prapaskenë
Gërxhaliu: Vendimi i Trumpit për thëngjillin, perspektivë e re për sektorin energjetik të Kosovës
Policia konfiskon armë dhe fishekë në Pejë, arrestohen dy persona
Ministria e Jashtme njoftoi refuzimin e saj për të respektuar marrëveshjen me ShBA për mosshënjestrimin e raketave bërthamore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?