By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata refuzon kërkesën e minatorëve, reagon Sindikata
October 23, 2025
Osmani: Kosova në NATO dhe BE, jo vetëm aspiratë, interes strategjik
October 23, 2025
BKK nikoqire e takimit rajonal të bibliotekave kombëtare
October 23, 2025
Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohen 25% e tyre
October 23, 2025
Rruga “Marin Barleti” në Prizren rikthehet në pamjen historike
October 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli do të ndërtojë 5.000 shtëpi të reja për kolonët në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli do të ndërtojë 5.000 shtëpi të reja për kolonët në Bregun Perëndimor
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli do të ndërtojë 5.000 shtëpi të reja për kolonët në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/07/04 at 8:53 PM
Kosova Times Published July 4, 2024
Share
SHARE

Qeveria izraelite ka miratuar planet për ndërtimin e pothuajse 5.300 shtëpive të reja në vendbanimet në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha një grup monitorues më 4 korrik. Ky është vendimi i fundit në fushatën për përshpejtimin e zgjerimit të vendbanimeve, që synon të çimentojë kontrollin izraelit mbi këtë territor dhe të parandalojë krijimin e një shteti palestinez në të ardhmen.

Vendimi për vendbanimet kërcënon të rrisë edhe më shumë tensionet në Bregun Perëndimor, ku ka pasur rritje të dhunës që kur shpërtheu lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Grupi monitorues kundër vendbanimeve, Peace Now, tha se Këshilli për Planifikim të Lartë i Qeverisë izraelite ka miratuar apo avancuar planet për 5.295 shtëpi në dhjetëra vendbanime në Bregun Perëndimor.

Ky grup monitorues tha se Izraeli ka miratuar kapjen më të madhe të tokës në Bregun Perëndimor në më shumë se tri dekada. COGAT, trupi izraelit i mbrojtjes që mbikëqyr Këshillin e Planifikimit, nuk është përgjigjur për koment pas publikimit të këtyre informacioneve nga Peace Now.

Qeveria izraelite e Benjamin Netanyahut është e dominuar nga kolonët dhe mbështetësit e tyre. Ministri i financave, Bazalel Smotrich, është kolon dhe atij i është dhënë përgjegjësia për hartimin e politikave për vendbanimet. Ai ka thënë se zgjerimi i shpejt i vendbanimeve pjesërisht po bëhet për t’u siguruar që një shtet palestinez të mos mund të krijohet në të ardhmen.

Në muajt e fundit, dhuna është përshkallëzuar dhe janë regjistruar më shumë se 1.000 sulme të kolonëve ndaj palestinezëve, duke shkaktuar vdekje, dëmtim të pronave dhe në disa raste, duke detyruar palestinezët që të largohen nga fshatrat.

Palestinezët duan që Bregu Perëndimor, Jerusalemi Jugor – zona që u morën nën kontroll nga Izraeli gjatë luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967 – të jenë pjesë e shtetit të tyre të pavarur.

Vendimi për ndërtimin e shtëpive të reja për kolonët mund të zemërojë aleatin e Izraelit, Uashingtonin, që është shprehur kundër vendbanimeve, por ka bërë pak për t’i bërë presion Izraelit për këtë çështje.

Ndërkaq, çështja e shtetësisë palestineze është pjesë e një përpjekje për zgjidhje afatgjatë për Gazën. ShBA-ja e ka ngritur idenë që Autoriteti Palestinez, me bazë në Bregun Perëndimor, të qeverisë me Gazën pasi të përfundojë lufta dhe ka bërë thirrje që të ringjallet procesi i paqes, që do të çonte në krijimin e shtetit palestinez.

Këto ide i ka kundërshtuar fuqishëm kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

You Might Also Like

Biden, Obama dhe republikanët “së bashku” në Cafe Milano në Uashington

Trupat e mijëra ushtarëve të rënë janë kthyer në Ukrainë

Rafineritë më të mëdha të Indisë kanë vendosur të ulin blerjet e naftës nga Rusia në pothuajse zero për shkak të sanksioneve të Trump

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kritikon aleatët e Kievit

Në Poloni, një shtetas ukrainas u akuzua për spiunazh për Rusinë

TAGGED: #5.000 shtëpi, #Bregu Perëndimor, #Izrael, #Kolonët
Kosova Times July 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ministrja Gërvalla në komunat arbëreshe, merr pjesë në meshën e Pashkëve

Kosova Times Kosova Times April 1, 2024
Tahiri: Qeveria ka varrosur barazinë në mesin e qytetarëve
OVL-UÇK falënderon ambasadën turke për mbështetje
Sulmi seksual i 40 vjeçarit që tmerroi vajzën 7 vjeçe në Prishtinë
Dua Lipa vizitoi Reporting House, i përgëzon për punën në Muze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?