By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zjarr i tmerrshem ne Rusi: Shtatë persona humbën jetën, mes tyre katër fëmijë
November 5, 2025
DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE
November 5, 2025
KFOR: Gjeneralët diskutuan sigurinë në Kosovë
November 5, 2025
Vritet biznismeni nga i dashuri i ish bashkeshortes
November 5, 2025
Kush është kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut?
November 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut
Ballina 1Lajme

Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 9:00 PM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Ndonëse u emërua në postin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për më shumë se katër vjet vlerësohet se ka dështuar në misionin për të cilin është ngarkuar.

E as vazhdimi i mandatit të tij deri në fund të janarit të 2025-s, sipas njohësve të fushës, nuk pritet të sjellë rezultate në procesin e dialogut.

Sipas njohësit të politikës, Fidan Ukaj, Lajçak ka favorizuar Serbinë dhe se nuk ka ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Mendoj se është një vazhdim i humbjes së kohës në ndihmimin e këtij procesi, Lajçak nuk ka treguar rezultat. Shtoja kësaj edhe mosbesimin ndaj Lajçakut që e kishte pala kosovare”, tha ai.

Ukaj pret që tek pas emërimit të një ndërmjetësuesi të ri, të zhbllokohet procesi dialogues.

“Krijimi i këtij besimi ndaj palëve dhe palëve ndaj lehtësuesit është një prej indikatorëve kryesor për vazhdimin e procesit dialogues apo zhbllokimin e këtij procesi”, shtoi ai.

Të njëanshme qëndrimet e Lajçakut po i cilësojnë edhe njohës të tjerë të këtij procesi, sipas të cilëve, BE po tregon se nuk ka interesim për të imponuar palët për ndonjë zgjidhje.

“Kemi një trazicion të lidershipit të vjetër me atë të ri që do të emërohet shumë shpejt dhe ata do të jenë të gatshëm për falsimitim por jo edhe për të imponuar zgjidhje. Por meqenëse kjo zgjidhje nuk po imponohet dhe nuk ka një rol më të avancuar të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe në këtë dialog, gjasat janë për dështimin e radhës”, tha Arbnor Sadiku.

E për Melazim Kocin, diplomati sllovak thjeshtë po i shkon përshtati Serbisë. “Ka qëndrim shumë të njëanshëm, asimetrik dhe me këtë qasje ai është duke blerë kohë, që është synimi i fundit i Serbisë”, tha ai.

I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropianë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lajçak është emëruar në këtë pozitë nga Josep Borell, i cili  ka mbajtur deri tani pozitën e shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE.

You Might Also Like

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

KFOR: Gjeneralët diskutuan sigurinë në Kosovë

68 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Gruaja që ishte aksidentuar më 1 nëntor ka ndërruar jetë

Moti në Shqipëri parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta në relievet malore

TAGGED: #Dialogu Kosovë - Serbi, #Miroslav Lajçak
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Habeck: Evropa të përballet me konkurrencën nga Kina

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
SHBA nis tarifimin e mallrave nga Kosova |VIDEO
Në QKUK u krye një operacion i rrallë, zgjati mbi 13 orë
LDK është e gatshme për zgjedhjet kurdo që mbahen ato
A do te perfundoje Putin ne banken e te akuzuarve?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?