By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamasi heq dorë nga një kërkesë kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hamasi heq dorë nga një kërkesë kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Hamasi heq dorë nga një kërkesë kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/06 at 4:28 PM
Kosova Times Published July 6, 2024
Share
SHARE

Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e ka dhënë pëlqimin fillestar për një propozim amerikan për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi hoqi dorë nga njëra prej kërkesave kryesore, thanë një zyrtar egjiptian dhe një i Hamasit të shtunën.

Grupi radikal hoqi dorë nga kërkesa që Izraeli t’i japë fund plotësisht luftës.

Megjithatë, vendimi i Hamasit – i cili e kontrolloi Gazën para se ta nxiste luftën më 7 tetor duke e sulmuar Izraelin – mund të bëjë që të ketë pushim të luftimeve për herë të parë prej nëntorit të kaluar, si dhe ta hapë rrugën për bisedime të mëtutjeshme për t’i dhënë fund luftës tashmë nëntëmujore.

Por, të dyja palët paralajmëruan se nuk ka garanci ende për një marrëveshje të mundshme.

Dy zyrtarët, të cilët folën në kushte anonime, thanë se marrëveshja me faza, e përpiluar nga Uashingtoni, së pari përfshin një armëpushim “të plotë” gjashtëjavor, gjatë të cilit do të liroheshin një numër pengjesh, përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Gjatë këtyre 42 ditëve, forcat izraelite do të tërhiqeshin nga pjesët më të populluara të Gazës dhe do ta lejonin kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, thanë ata.

Ndërkohë, në këtë periudhë, Hamasi, Izraeli dhe ndërmjetësit do të bisedonin për kushtet e fazës së dytë, e cila do të mund të përfshinte lirimin e pengjeve të mbetura burra, civilë dhe ushtarë, thanë zyrtarët. Në këmbim, Izraeli do të lironte më shumë palestinezë të burgosur dhe arrestuar.

Faza e tretë do përfshinte kthimin e çdo pengu të mbetur, përfshirë trupat e pengjeve të vdekura, si dhe fillimin e projektit vjeçar për rindërtimin e Gazës.

Hamasi ende kërkon “garanci me shkrim” nga ndërmjetësit se Izraeli do t’i vazhdojë bisedimet për marrëveshje për armëpushim të përhershëm, pasi të ketë filluar faza e parë, thanë dy zyrtarët.

Përfaqësuesi i Hamasit i tha Associated Press se grupi radikal dha pëlqimin pasi mori “garanci dhe zotime verbale” nga ndërmjetësit se lufta nuk do të rifillojë dhe se bisedimet do të vazhdojnë derisa të arrihet marrëveshja për armëpushim të përhershëm.

“Ne tani i duam këto garanci edhe në letër”, tha ai.

Bisedimet për armëpushimin kanë ngecur kohë pas kohe për shkak të kërkesës së Hamasit që çdo marrëveshje të përfshijë përfundimin e luftës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka ofruar ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por ka thënë se lufta nuk do të mbarojë derisa Izraeli ta shfarosë Hamasin dhe t’i kthejë të gjitha pengjet që po mbahen nga grupi militant.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.

Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

You Might Also Like

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

TAGGED: #Armëpushim, #Heq dorë, #Izraeli, #Kërkesë kyçe, Hamasi
Kosova Times July 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Thellësisht i trishtuar!”, Begaj: Jemi pranë njerëzve të viktimave, lutjet tona janë me ata!

Kosova Times Kosova Times February 6, 2023
Trupi i Navalnyt i dorëzohet nënës së tij, njofton zëdhënësja e tij
Euro 2024, kompletohet faza e 1/16-shes
Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
Blinken do të diskutojë me Macronin për Ukrainën dhe Gazën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?